BREAKING NEWS

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për gjithë shqiptarët: Sot firmosëm marrëveshjen për...(VIDEO)

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për
x

Kultura

Konkursi “Libri i karantinës”, më 17 korrik shpallen fituesit

Konkursi “Libri i karantinës”, më 17 korrik shpallen

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit të premten do të shpallë fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”. QKLL shprehet se ky konkurs lindi si pasojë e pandemisë dhe ka qëllim nxitjen e krijimtarisë gjatë kësaj kohe të vështirë. “Më datë 17 korrik, ora 12:00, në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit do të organizohet ceremonia e shpalljes së fituesve të konkursit “Libri i Karantinës”, një nismë e QKLL-së që lindi si pasojë e pandemisë së krijuar nga covid-19, me qëllim nxitjen e krijimtarisë në kohë karantine”, bën me dije Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Konkursi u shpall më datë 1 prill dhe përfundoi më datë 30 qershor 2020. Në këtë konkurs morën pjesë 82 dorëshkrime. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bën me dije se do të mbështesë botimin e tre dorëshkrimeve më të mira, që do të përzgjidhen nga juria e këtij konkursi, e përbërë nga znj. Fatmira Aliaj, z. Ylli Demneri, znj. Rita Petro, z. Durim Abdullahu dhe z. Loer Kume. M ëherët kur ky konkurs u shpall në muajin prill, QKLL bënte me dije se ditët e karantinës mund të jenë ditë frymëzuese për shkrimtarët, që tashmë kanë më shumë kohë për t’iu përkushtuar shkrimit. “Historia e letërsisë botërore tregon për autorë që i shfrytëzuan kohët e izolimit për të shkruar kryevepra letrare. Nga Shekspiri, Çehovi, Bokacco, Pushkini, Tomas Manni etj, kanë shkruar vepra të rëndësishme të krijimtarisë së tyre gjatë këtyre ditëve të vështira. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë publike konkursin “Libri i karantinës”, i cili fton për të marrë pjesë gjithë autorët shqiptarë kudo që ndodhen. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit fton gjithë autorët shqiptarë pavarësisht gjeografisë ku ndodhen, t’i shohin këto kohë jo të lehta si kohë të lidhura me shkrimin, duke u bërë pjesë e Konkursit “Libri i Karantinës”. Pranohen të gjitha dorëshkrimet në prozë (tregime, novela, romane)”, shprehej QKLL. Dy çmimet e para që do të shpallen nga ky fitues do të botohen nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Misioni i QKLL-së është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror.