BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Kultura

Konkursi “Novelat Grafike Shqiptare 2021”, në vitin e gjashtë të tij

Konkursi “Novelat Grafike Shqiptare 2021”, në vitin e

Ministria e Kulturës për të gjashtin vit hap konkursin kombëtar “Novelat Grafike Shqiptare 2021”. Konkursi u bë dje me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila shprehet mes të tjerave në një status të saj në Facebook, se ai është hapur për të nxitur krijimtarinë, qasjen me trashëgiminë tonë kulturore materiale e jo materiale, për të ushqyer ndjenjën e krenarisë kombëtare e pasuruar gjuhën shqipe. “Tematika është e lirë. Punët mund të bazohen në tematika shqiptare nga letërsia, sporti, politika, legjenda dhe përralla, tregime apo gojëdhënat, kinematografi, realitete të përditshme, etj. Rëndësi duhet t’i kushtohet teknikave të punimit, mënyrave të shprehjes së fabulës, përshkrimit të karaktereve, inkuadrimit të narracionit, përdorimit të elementeve simbolike si mjete të gjuhës apo të komunikimit etj”, bën me dije ministrja e Kulturës. Fazat e dytë e konkursit tetor 2020- shkurt 2021 ka të bëjë me realizimin e punëve sipas kërkesave të ministrisë, dhe dorëzimi i punimeve duhet të bëhet brenda datës 28 shkurt 2021. Në faqen zyrtare të MK thuhet se ky projekt synon mbrojtjen e zhvillimin e gjuhës shqipe. Për këtë arsye rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet përdorimit të onomatopeve në novelat grafike. Për sa i përket narracionit, ai mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave kombëtare. Konkursi është i hapur për çdokënd pa dallim moshe, gjinie, profesioni, arsimimi etj. Çdo pjesëmarrje në konkurs pranon automatikisht të gjitha kriteret e shpallura zyrtarisht nga Ministria e Kulturës. Qëllimi final i këtij aktiviteti kulturor është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike si dhe mbajtja gjallë e kulturës popullore. Sipas rregullores së ministrisë, autorët mund ta paraqesin novelën grafike në gjuhën shqipe standarde ose edhe në dialekt. Nëse autori i përket minoriteteve kombëtare, ai mund ta paraqesë novelën grafike në gjuhën e komunitetit dhe me përkthimin përkatës në gjuhën shqipe. Preferohen novela grafike, të cilat narracionin e zhvillojnë vetëm me anë të imazheve grafike dhe përdorimin e onomatopeve në gjuhën shqipe ose në gjuhët e minoriteteve. Në punimet e paraqitura, duhet të jetë në vëmendje të pjesëmarrësve ligji i të Drejtave të Autorit. Faza e tretë e konkursit në prill 2021 është me realizimin e botimit të katalogut me punët e përzgjedhura, përcaktimi i çmimeve fituese nga juria dhe hapja e ekspozitës me punimet e paraqitura.