BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Kultura

Konservimi dhe restaurimi i objekteve të trashëgimisë parandalon degradimin

Konservimi dhe restaurimi i objekteve të trashëgimisë parandalon

Konservimi dhe restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore sipas Qendrës Muzeore Berat mbetet përherë një prioritet i specialistëve, që kryhet në vazhdimësi me përgjegjësi e profesionalizëm. Qendra Muzeore Berat shprehet se ato janë frut i një praktikë studimore që përfshinë një sërë analizash paraprake, të cilat krijojnë mundësinë e një panorame më të qartë të gjendjes fizike në të cilën vepra ndodhet përpara ndërhyrjes restauruese dhe për të parashikuar rezultatin, që synohet me qëllim parandalimin e degradimit të objekteve në fondin e muzeut të ikonografisë “Onufri” dhe rikthimin e gjallërisë dhe origjinalitetin e veprës në respekt të periudhës kohore që mbart. QMB në Facebook ka publikuar dhe foto të ikonës “Shën Johan Pagëzori”, restauruar në laboratorin e veprave të artit në muzeun “Onufri” dhe shprehet se veprat, që janë restauruar deri tani janë të realizuara nga autorë mjeshtra të njohur apo dhe anonimë. Sipas QMB këto vepra janë nga shekulli XVI deri në XX. “Koleksioni i ikonave dhe objekteve të shërbesave apo të përdorimit të restauruara tashmë është i konsiderueshëm dhe përfshin vepra të realizuara prej mjeshtërve më të rëndësishëm apo anonim në periudhën prej shek. XVI deri në shek. XX, disa prej tyre, proceset përgatitore dhe të ndërhyrjes restauruese do të jenë pjesë e publikimeve të ciklit "Thesare të sjella në jetë"”, vijon QMB. Qendra Muzeore Berat është institucion i specializuar dhe arkivor e cila administron muzeun ikonografik “Onufri” dhe muzeu Etnografik. Muzeu i ikonografisë “Onufri” dhe muzeu Etnografik mbledhin ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zhvilluar sidomos në shek XVII, një vend ku u grumbulluan, u prodhuan dhe u ruajtën vlera të rëndësishme të cilat janë thesare të vërteta të kulturës kombëtare. Muzeu i ikonografisë “Onufri” është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit.