BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Kultura

“Kontrata” premierë në teatër , regjisori Ledian Gjeçi: Vepra ka një mesazh të fortë, i cili paralajmëron pasojat që sjell egoizmi ekstrem

“Kontrata” premierë në teatër , regjisori Ledian

“Kontrata” e autorit  Slawomir Mrozek është një dramë psikologjike, që vjen në skenën teatrore me regji nga Ledian Gjeçi. Vepra shënon premierën këtë mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe në rola ka aktorët Ledion Zoi dhe Kevin Rrapaj. Regjisori Ledian Gjeçi sjell këtë mbrëmje premierë këtë vepër në teatër, që do të jetë edhe nesër për publikun në skenë, por ai thotë se vepra përcjell një mesazh të fortë. ““Kontrata” më ka lënë mbresa të veçanta, që herën e parë kur e kam ndeshur, sepse është një vepër me një dramë të fortë ku trajtohet vetmia e individit. Gjithashtu vepra ka edhe një mesazh të fortë i cili paralajmëron pasojat ekstreme që sjell egozmi ekstrem”, thotë regjisori. Si regjisor, ai thotë se e sjell këtë vepër tani në skenë për ta mbyllur më së miri sezonin artistik. “Për ne teatri është dashuri në çdo kohë, dhe premierën vendosëm ta kemi në fund të këtij sezoni, për ta mbyllur me sa më shumë dashuri këtë sezon artistik”, thotë Gjeçi. Nga këndvështrimi regjisorial i Ledian Gjeçi shfaqja teatrore “Kontrata” vjen te publiku shumë komunikuese, sipas tij në të gjitha dimensionet skenike. “Si mjeshtria e aktorit, mizanskena, kostumet, skenografia dhe muzika. Pa dashur të zbuloj detaje para premiere, mund të them me siguri se është një shfaqje që flet qartë nga ana morale edhe bukur nga pikëpamja artistike. Çdo element që i përket imazhit nuk ka thjesht funksion teknik, por edhe artistik”, thotë Ledian Gjeçi, që ka spikatur me aktivitetin e tij artistik në skenat tona teatrore.

Rolet në vepër

Në vepër janë dy role meshkujsh, që janë Magnus, një shkrimtar 67 vjeç dhe Moris, një djalosh emigrant rreth 25 vjeç. Regjisori Ledian Gjeçi thotë se Magnus interpretohet me mjeshtëri nga aktori Ledion Zoi, për të cilin ky personazh i moshuar është një sfidë e kapërcyer me shumë sukses nga ai. Dhe Morisi sipas tij interpretohet bukur nga Kevin Rrapaj, i cili është një aktor i ri, i talentuar, i sapodiplomuar, dhe me sfidën e rolit të tij të parë pas shkolle. “Kontrata” e autorit Slawomir Mrozek është një dramë psikologjike e cila bën fjalë për një shkrimtar europian të moshuar, të vetmuar, të varfër, e të dëshpëruar, pa familje, pa miq, pa shtëpi, e me bindjen që s'ka më asnjë arsye të jetojë. Nën presionin e një dëshpërimi total, ai vendos të vdesë. Por nuk ka guxim për vetëvrasje. Dhe me paratë e fundit që i kanë mbetur, punëson si vrasës me pagesë, një djalosh ballkanik, me kusht që vrasja të jetë e beftë, e shpejtë, e pa dhimbje. Djaloshi e pranon ofertën, edhe të dy bien dakord, që kjo "kontratë bashkëpunimi" të realizohet me saktësi brenda shtatë ditësh. Kohën dhe vendin e vrasjes, duhet ta zgjedhë djaloshi. Skenograf në vepër Beqo Nanaj dhe kostumografe Bukuroshe Sinanaj.