BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Kosova në dokumentet e Arkivit të Shtetit”, ekspozitë e rrallë dokumentare dhe fotografike në kalanë e Tiranës

“Kosova në dokumentet e Arkivit të Shtetit”,

Dokumente që prej vitit 1912, dokumente me pjesëmarrës nga Kuvendi i Vlorës, të dhëna të personaliteteve të ndryshme shqiptare dhe të dhëna për Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës janë pjesë e ekspozitës “Kosova në dokumentet e Arkivit të Shtetit”. Në Tiranë 13- vjetori i Pavarësisë së Kosovës u shënua përmes një ekspozite të rrallë dokumentare dhe fotografike, që u çel në kalanë e Tiranës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, sipas njoftimit zgjodhën ta kujtojë në kalanë e Tiranës, këtë ditë historike për shtetin e dytë shqiptar në Evropë. Bedri Zyberaj, kryeshef i Arkivave të Kosovës theksoi rëndësinë e një tubimi të tillë, i cili një vit më parë u mbajt në Prishtinë. Në fjalën e tij kryeshefi i Arkivave të Kosovës mes të tjerave tha se arkivat janë kujdesur për të ruajtur edhe trashëgiminë. “Kjo është data më e rëndësishme e historisë së re të shqiptarëve. Arkivat janë institucionet që kujdesen dhe ruajnë kujtesën dhe trashëgiminë e çdo kombi. Dhe për fat të mirë edhe arkivat tona janë kujdesur dhe ruajnë përmes instrumenteve bashkëkohore, e përpiqen që përmes këtyre ekspozitave, t’i sjellin ato tek shqiptarët”, tha kryeshefi Bedri Zyberaj. I pranishëm në hapje të kësaj ekspozite me dokumente dhe fotografi të rralla, ambasadori i Kosovës në Tiranë, z. Nait Hasani tha dokumentet e kësaj ekspozite tregojnë rëndësinë dhe praninë e Kosovës prej vitit 1912 e më pas në Shqipëri. “Ndjehem mirë që ato ekspozohen në këtë 13- vjetor të pavarësisë”, u shpreh ambasadori Hasani.

Ekspozita të jetë shëtitëse

Dokumente arkivore të ndryshme dhe fotografi të rralla u ekspozuan në mjediset e kalasë së Tiranës, por Elsa Saka, drejtore e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit në DPA, tha se synimi është që kjo ekspozitë të jetë shëtitëse, dhe të vijojë dhe më tej duke u prezantuar me materialet e rralla. “Ne synojmë që kjo ekspozitë të jetë shëtitëse dhe çdo 17 shkurt të çelet në një qytet tjetër të Shqipërisë, pas Prishtinës dhe Tiranës”, pohoi Saka. E pranishme në hapje të ekspozitës, Klodiana Toptani, administratore e kalasë tha se Dita e Pavarësisë së Kosovës ka rëndësi të madhe ndaj edhe festohet në kala, ku valvitet edhe flamuri i shtetit të Kosovës. Materialet që janë paraqitur në ekspozitë janë nga periudha e vitit 1912, por ato janë vetëm një pjesë e vogël e mijëra dokumenteve, që ruhen në dy arkivat shqiptare, Shqipëri dhe Kosovë. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ekspozita në kalanë e Tiranës do të qëndrojë hapur deri ditën e shtunë. Ekspozita vjen në vijim dhe të aktiviteteve të tjera më parë, ku janë prezantuar materiale të rralla nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Ndërsa, që më 23 nëntor 2020, në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) në Prishtinë, u hap këndi arkivor i DPA-së dhe me këtë aktivitet arkivat edhe njëherë dëshmuan se asnjëherë nuk mungon përkrahja dhe bashkëpunimi.