Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Krijimtaria dhe jeta e kompozitorit Feim Ibrahimi në “Pianodrom”

Postuar: 18/11/2017 - 07:50

Në Universitetin e Arteve krijimtaria e kompozitorit  Feim Ibrahimi erdhi në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Pianodrom”.  Një videoprojeksion-leksion, mbi veprat e luajtura në “Pianodrom” dhe jeta e kompozitorit nga bija e tij pianistja Etrita Ibrahimi njëkohësisht dhe si interpretuese e këtyre veprave. Festivali muzikor “Pianodrom” po zhvillon edicionin e tij të pestë për publikun në Tiranë. Një festival, i cili çdo vit sjell krijimtarinë e autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë edhe këtë edicion të pestë vijon një program i pasur muzikor ku vëmendje e veçantë i është kushtuar krijimtarisë së kompozitorit të njohur. Feim Ibrahimi (1935-1997), lindur më 20 tetor 1935 në Gjirokastër, në jug të Shqipërisë, është nga kompozitorët më të njohur të Shqipërisë. Praktikisht autodidakt në fillimet e veta, ai qe i pari kompozitor shqiptar me peshë që studioi në mënyrë ekskluzive brenda vendit, duke u regjistruar më 1962 në Konservatorin e sapokrijuar të Tiranës, ku studioi nën drejtimin e Tish Daisë deri më 1966. Pas kësaj ai dha mësim në degën e kompozicionit, kontrapunkt dhe harmoni, në Konservator (1966-73), e më pas mbajti postin e nëndrejtorit të Institutit të Lartë të Arteve, organizmi mëmë i Konservatorit (1973-1977). Posti i tij më i lartë qe ai i sekretarit për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1977-1991); më vonë qe edhe drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë (1991-92). Prej 1992 deri sa vdiq, dha mësime teorie dhe kompozicioni në Konservatorin e Tiranës. Më 1991 ai u bë presidenti i parë i Këshillit Kombëtar të Muzikës (anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës në UNESCO). Më 1992, themeloi festivalin Mbrëmje të Muzikës së Re Shqiptare. Disa nga veprat e tij janë botuar në Angli prej Emerson Edition. Për meritat artistike, më 1989, shteti shqiptar i akordoi titullin Artist i Popullit, titulli më i lartë artistik i Shqipërisë. Ndërsa më 2000, Bashkia e Tiranës i akordoi titullin Nderi i Tiranës, për kontributin e tij në kulturën shqiptare, dhe veçanërisht për kulturën e kryeqytetit. Më 2001, Bashkia e Durrësit (qyteti ku kish kaluar fëmijërinë dhe rininë e vet) i dha titullin Qytetar Nderi. Muzika e Ibrahimit shtrihet thuajse në të gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale. Dialog për violonçel dhe piano, si dhe romanca E la tua veste e bianca (sipas një poeme të S. Kuazimodoso) për soprano, violonçel dhe piano, (të dyja të kompozuara në qershor të 1997-s) janë punët e fundit të kompozitorit që vdiq në 2 gusht 1997 në Torino, Itali.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 45

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 07:32

"Zoti i Masakrës" komedia brilante e Yasmina Reza në Shkodër mbrëmjen e së martës dhe të mërkurës. Një vepër e cila përmban konfliktin që në fillim.

Postuar: 13/11/2018 - 07:30

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të zhvillojë dy koncerte në Gjermani.

Postuar: 13/11/2018 - 07:29

Piktorët në aktivitetin e tyre vazhdojnë krijimtarinë, duke u përballur me probleme të cilat prej

Postuar: 12/11/2018 - 22:49

Mungesa e sistemit të ngrohjes dhe ajrimit të sallës kryesore në Teatrin “Zihni Sako”

Postuar: 11/11/2018 - 08:09

Drama “Ditari i Ana Frank" në regjinë e Armela Demaj vjen premierë në skenën e Teatrit

Postuar: 11/11/2018 - 08:06

Aktori i njohur Luftar Paja shprehet se në teatrin shqiptar problem mbetet mungesa e regjisorëve.

Postuar: 10/11/2018 - 07:34

 Shfaqja teatrore “At Sergi”, mbështetur në novelën me të njëjtin titull të Tols