BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Kultura

Krijimtaria e kompozitorit Aleksandër Peçi bën bashkë artistët në një koncert

Krijimtaria e kompozitorit Aleksandër Peçi bën bashkë

Koncerti me krijimtarinë e kompozitorit të njohur Aleksandër Peçi bëri bashkë artistët në sallën “Tonin Harapi”, në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Një koncert për 70- vjetorin e kompozitorit të njohur ideuar nga miqtë e tij në Universitetin e Arteve, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, RTSH dhe Liceu Artistik “Jordan Misja”. Koncerti përmblodhi pjesë nga krijimtaria e pasur e kompozitorit, në kuadër të 70-vjetorit të lindjes. Në këtë koncert programi përmbante sonatën “Argjiro”, arpexhiatura për fizarmonikë e produksionit shqiptar “Kur xhirohej një film” apo vepra “Arbëreshe”. Në program ishte dhe “Vajzë e valëve”, si një nga modelet e para në shekullin 21 i shndërrimit të polifonisë shqiptare në pianizëm. Sonata nr. 10 “Voyage de l’ame” koha 1 dhe koha 5 përfaqëson udhëtimin e shpirtit të autorit. “Valsi i trëndafilave” u luajt për herë të parë në flaut dhe sjell poetikën e Shkodrës kaq të dashur për autorin, por në një dimension universal Europian. “Motivi i kecave” nga baleti “Kecat e ujku” erdhi me modalitetin, energjinë dhe skercozitetin e Përmetit të viteve të rinisë së autorit, i cili ishte 28 vjeç kur e ka shkruar këtë balet. Në këtë koncert në 70-vjetorin e kompozitorit të njohur ishte në program dhe “Baticë-zbaticë dallgësh polifonike” dhe “Valle brilante çame”. Kompozitori Aleksandër Peçi është autori më i ekzekutuar jashtë Shqipërisë në këto tre dekada, me çmime të ndryshme dhe themelues i festivalit “Pianodrom”. Si profesor në Universitetin e Arteve ka nxjerrë nga emrat më të rëndësishëm në brezin e ri të kompozitorëve. Muzikë filmash nga Peçi përmendnim “Dasma e Sakos”, “Kur xhirohej një film”, “Në shtëpinë tonë”, “Monumenti”, “Gjeneral Gramafoni”, “Në çdo stinë”, “Fillim i vështirë”, “Tokë e përgjakur”, etj. Në vitin 1989 iu dha titulli “Artist i Merituar” është vlerësuar dhe “Mjeshtër i Madh”.