BREAKING NEWS

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën reagimin epik: Xhaja i vet dhe Erjoni im...

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën
x

Kultura

Krijuesit kritika institucioneve: Mungon transparenca, të dimë se ku shkojnë paratë që mblidhen nga e drejta autorit

Krijuesit kritika institucioneve: Mungon transparenca, të dimë se ku

Institucionet në vend duhet të jenë më transparente, se çfarë ndodh me të drejtën e autorit dhe mbledhjen e të ardhurave. Për autorët shqiptarë problemet vazhdojnë, por këtë herë ata pohojnë se duhet të ketë transparencë për të ardhurat që mblidhen. Kineastë dhe autorë të muzikës i drejtohen Ministrisë së Kulturës, sipas tyre është kryesorja që merret me kontrollin dhe në institucionet, që janë në varësi të saj.

Në reagimet e tyre autorë të ndryshëm pohojnë, se mes tyre dhe institucioneve ka pasur dhe përplasje për transparencën e munguar. Një problem që ka vijuar, por në muajin e parë të këtij viti ata pohojnë se përgjegjësia shkon te Ministria e Kulturës. Kineasti Esat Musliu shprehet se kanë kohë që kërkojnë për më tepër transparencë, gjë e cila i ka vënë dhe përballë përplasjes me Ministrinë e Kulturës.

“Ne kemi dy vjet, që e kërkojmë transparencën e fondeve të mbledhura nga institucionet, dhe kryesorja për çfarë po ndodh është Ministria e Kulturës, sepse ajo merret. Ne deri tani kemi hasur dhe një frymë armiqësore” pohon kineasti Musliu, anëtar i Forumit të Mbrojtjes së Autorëve të Audiovizualit (FMAA). Ndërsa për kompozitorin Endri Sina anëtar në shoqatën “Albautor” çdo mbledhje e të ardhurave duhet të bëhet publike nga institucionet. “Me sa di unë RTSH ende nuk paguan të drejtën e autorit, që është ndoshta dhe paguesi më i madh. Nuk e di se si i mbledhin tani të ardhurat për krijimtarinë, besoj në lokale, etj. Por gjithsesi duhet të jetë transparente në çdo mbledhje, që bëhet për të ardhurat. Për çdo vit duhet të thuhet, sa janë të ardhurat e mbledhura të këtij viti, etj. Transparenca është me domosdoshme për të gjitha institucionet dhe Ministria e Kulturës”, pohon kompozitori Endri Sina, i cili dhe më parë ka reaguar për problemet që janë me të drejtën e autorit.

 Buxheti që mblidhet

Kompozitori Miron Kotani pohon duke pasur transparencë me paratë e mbledhura nga përdorimi i krijimtarisë, kuptohet më qartë se çfarë ndodh me të drejtën e autorit në vend. “Nga Ministria e Kulturës duhet të ketë më tepër transparencë se çfarë ndodh me të drejtën e autorit në vend dhe të ardhurat që mblidhen. Duhet të dihet sa të ardhura mori “Albautor”, AKDIE, FMAA, pra të gjithë shoqatat, por kjo gjë nuk bëhet asnjëherë. Dhe një kockë e vogël fare shkon për autorët, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta e kësaj. Ne duhet të dimë të gjithë, se ku shkojnë paratë që mblidhen. Ky buxhet a shkon për artistët apo shkon në xhepa të gabuara? SUADA është sporteli unik dhe është arka e përbashkët. Të thuhet se sa para janë mbledhur për të drejtën e autorit për 2019, sa para shkojnë te shoqatat dhe të bëhet një transparencë e tillë që dhe njerëzit të bëjnë një përllogaritje të përafërt”, pohon kompozitorit Kotani, njëkohësisht dhe anëtar “Albautor”.

Së fundmi është bërë dhe një mbledhje në “Albautor”, ku kompozitori tregon se është bërë me dije se shuma e vitit, që lamë pas tek të ardhurat për të drejtën e autorit është më e lartë se një vit më parë. “Ajo që ne morëm vesh te një mbledhje që u bë ishte, që shuma e mbledhur e 2019 është 30 për qind më shumë se sa në 2018. Po ne sa dimë se sa ka qenë në 2018. Ministria e Kulturës duhet dijë, që të bëhet transparencë deri në fund. Se kuptoj pse duhet të jenë të fshehta, duhet të jenë të hapura të gjitha gjërat. Monitorime të sakta nuk janë, sepse na u tha që 3 muajt e fundit monitorohen vetëm radio dhe televizionet, por këto janë një pjesë e vogël e të ardhurave që duhet të grumbullohet për “Albautor”. Ne nuk vuajë për metodologji se ligji është i saktë, por të zbatohet”, pohon kompozitori. Krijues të ndryshëm janë përballur dhe më parë me rrëmujën, që është krijuar me të drejtën e autorit, ku edhe pse me ligjin e ri dukej se situata do të sillte një tjetër vëmendje, sërish problemet vazhdojnë.