BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Kultura

Kryesia e Akademisë së Shkencave: Pas një periudhe të gjatë, qeveria u bind për përparësinë e reformës dhe për nevojën e ristrukturimit të sistemit të kërkimit shkencor

Kryesia e Akademisë së Shkencave: Pas një periudhe të

Akademia e Shkencave dhe Akademia e Studimeve Albanologjike prej disa ditësh po vazhdojnë me deklaratat e tyre në lidhje me vendimin e qeverisë. Vendim që është përshëndetur nga ASH dhe kundërshtohet fort ASA. Por edhe studiues të huaj kanë reaguar gjatë këtyre ditëve për vendimin për Akademinë e Studimeve Albanologjike duke e kundërshtuar. Kryesia e Akademisë së Shkencave u shpreh dje se vendimi për bashkimin e instituteve të ASA-s është një kërkesë që është bërë nga asambleja. Kryesia e Akademisë së Shkencave  i drejtohet studiuesve dhe institucioneve të kërkimit shkencor të huaj që janë shprehur për VKM “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj” se kjo kërkesë u bë u bë në kuadër të ringritjes së sistemet shkencor në vendin tonë. “Drejtuar: Studiuesve dhe institucioneve të kërkimit shkencor të huaj, që janë shprehur për VKM Nr. 338, datë 31.05.2023 “Për  mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj”. Duke vlerësuar reagimin tuaj për këtë çështje si shprehje e interesimit të vazhdueshëm që ju keni treguar e tregoni për institucionet akademike në Shqipëri, duke vlerësuar edhe kontributet tuaja dhënë ndër vite, bashkëpunimin të cilin do të donim ta forconim më tej, me rastin e kalimit të instituteve albanologjike (gjuhësi-letërsi, arkeologji, histori, antropologji dhe studime për artin), pranë ASHSH-së, si institucione me autonomi shkencore dhe financiare, dëshirojmë t’u sigurojmë më së pari se, vendimi për bashkimin e tyre me ASHSH është një kërkesë e Asamblesë sonë, në kuadër të ringritjes dhe reformimit të sistemit shkencor në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e kryesisë së ASH.

 Reforma

 Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në deklaratën e saj të ditës së premte shprehet se VKM-ja e qeverisë është për t’u përshëndetur. Sipas kryesisë së ASH, qeveria u bind për përparësinë e reformës. “VKM Nr. 338, datë 31.05.2023 “Për  mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj” është për t’u përshëndetur, që pas një periudhe të gjatë, qeveria u bind për përparësinë e reformës së marrë nga ASHSH-ja dhe për nevojën e ristrukturimit të sistemit të kërkimit shkencor, duke forcuar institutet ekzistuese dhe duke ngritur institute të reja që i mungojnë shkencës shqiptare, në fushat si: nano-teknologji, bio-teknologji, gjeoshkencat dhe gjeoinxhinieritë, studimi i tokës, etj”, shprehet në qëndrimin e saj kryesia e ASH. Kryesia e ASH vijon më tej se strukturimi i ri do të mundësojë më mirë bashkëpunimin. “Primar mbetet forcimi i institucioneve albanologjike, rritja e statusit të tyre, duke i hequr nga ekzekutivi, e duke i kaluar si institucione të pavarura, pranë ASHSH-së. Ky strukturim i ri do të mundësojë akoma më mirë bashkëpunimin me ju dhe me institucionin që ju përfaqësoni”, thuhet nga kryesia. Më herët kryetari i ASH akademik Skënder Gjinushi, në konferencën me mediat tha se prej dy vjetësh, me vendim të asamblesë, Akademia e Shkencave ka kërkuar ribashkimin e instituteve albanologjike që iu ndanë me reformën e vitit 2007. Sipas tij, kjo reformë dëmtoi studimet albanologjike e për më tepër shkurtoi rreth 150 punonjës nga kërkimi shkencor.