BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Kryevepra e dramaturgjisë franceze "Shërbëtoret" e autorit Jean Genet, në Teatrin Kombëtar Eksperimental

Kryevepra e dramaturgjisë franceze "Shërbëtoret" e

Një tjetër kryevepër e dramaturgjisë franceze "Shërbëtoret" e autorit  Jean Genet vjen premierë në sallën “Gëte” të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.  Vepra e autorit Genet vjen në skenë për publikun me regji nga Kiço Londo, kostumografe Marina Prodani, skenografe Oligerta Mehmetaj. Ky produksion është bashkëpunim i TKEKS me Ambasadën Franceze në Tiranë në kuadër të projektit “Festivali i Teatrit francez” për rajonin Elbasan- Korçë. Rolet në skenë regjisori ia ka besuar aktoreve Laura Nezha, Dasara Xhangolli dhe Ilirda Bejleri. Premiera vjen në skenën në mbrëmjet e të shtunës dhe të dielës për publikun në Tiranë dhe regjisori Londo bën me dije se kjo kryevepër e dramaturgjisë franceze do të udhëtojë dhe në disa skena të qyteteve të tjera, për tu prezantuar për publikun. “Kryevepra e dramaturgjisë franceze "Shërbëtoret" e autorit Jean Genet është në skenë si pjesë e projektit teatri i rajoneve. Shfaqja i përket rajonit Elbasan-Korçë, dhe premiera do të jetë në skenën e teatrit Eksperimental të shtunën dhe të dielën, si dhe do të vijojë dhe për dhjetë shfaqje të tjera po në këtë skenë. Pas kësaj do të udhëtojë në qytetet Elbasan, Korçë, Pogradec, Librazhd, Përrenjas dhe Peqin. Pra në të gjitha sallat e rajonit Elbasan- Korçë”, shprehet regjisori Kiço Londo. Dy shërbëtore, urrejnë e dashurojnë së bashku, zonjën e tyre. Ato kanë denoncuar të dashurin e kësaj të fundit përmes disa letrave anonime. Pasi marrin vesh se zotëria në fjalë do të lihet i lirë për mungesë provash e në këtë mënyrë tradhtia e tyre do të dalë sheshit, fillimisht përpiqen ta vrasin zonjën. Dështojnë. Dhe pas kësaj përpiqen të vrasin njëra-tjetrën. Hedhja e tyre e dëshpëruar hyn në orbitën e mijëra të rinjve të cilët enden pa të ardhme dhe shpresë, me rebelimet e heshtura të përditshme dhe me trazirat sociale të kohës sonë. Sipas regjisorit Kiço Londo këtë herë në skenën  teatrit vjen një shfaqje që është mjaft provokative dhe mund ta ndjekë vetëm një publik mbi moshën 16 vjeç. “Drama është mjaft provokative sepse midis raporteve të dashurisë, të urrejtjes, që kanë ato për të dashurin e zonjës dhe për njëra- tjetrën shfaqja ka një theks që ka të bëjë dhe me shtrembërimin e seksualietit. Fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk lejohet që ta shikojnë këtë shfaqje”, tregon regjisori Londo. Kryevepra franceze e Jean Genet “Shërbëtoret” në teatrin Eksperimental do të jetë në sallën “Gëte” paralelisht me një tjetër shfaqje në një sallë tjetër, që është ajo me titull “Boeing Boeing”.

 Drama franceze në skenë

Solanz dhe Kleri janë dy vajza që jetojnë si shërbëtore të brendshme në një shtëpi bashkëkohore të shtresës së lartë. E përditshmja shtrënguese dhe imponuese, bindja, ndjesia e vazhdueshme e të qënit të mbyllur, marrëdhënia dashurore që zhvillohet ndërmjet tyre gjatë këtyre viteve dhe urrejtja e tyre ndaj pronarëve, krijon një përbërje shpërthyese të çoroditjes seksuale, tërbimit shkatërrues, instiktet vrastare dhe dëshira për rebelim dhe çlirim. Hedhja e tyre e dëshpëruar drejt qiellit, hyn në të njëjtën orbitë me atë të mijëra të rinjve të cilët enden nëpër Metropolet moderne, pa të ardhme dhe shpresë,me rebelimet e heshtura të përditshme dhe trazirat sociale të kohës tonë. Sulmi i Jean Genet kundër çdo gjëje të detyruar takon eksperimentin social, rezistencat molekulare, mendimin dhe veprimin shkatërrues të kohës tonë. “Ndërsa gjithnjë dhe më shumë njerëz në të gjithë botën rebelohen kundër moralit dominues  të mërzisë, të bindjes dhe durimit, kundër shfrytëzimit dhe shantazhit që të bëjnë në punë, kundër burgut të përditshëm dhe imponimin e një jeta që nuk e zgjodhëm dhe nuk na përket, zgjedhja e veprës së Jeane Genet për të shprehur frymën e një kohe që është gati të shpërthej, ishte direkte”, thuhet në njoftimin e teatrit./Julia VRAPI