BREAKING NEWS

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan:
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin
x
BREAKING NEWS

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme pë gylenistet që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa
x
BREAKING NEWS

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do
x
BREAKING NEWS

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit
x
BREAKING NEWS

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime
x

Sport

Kukësi kërcënon Tiranën, fitorja me Egnatian e afron me 1 pikë me Tiranën

Kukësi kërcënon Tiranën, fitorja me Egnatian e afron me 1

Java e 10-të e Kategorisë Superiore u mbyll dje me dy takimet e fundit, ku ra në sy fitorja e pastër dhe e merituar e Kukësit 2-0 ndaj Egnatias dhe afrimi i verilindorëve me kreun, që mbahet nga ekipi i Tiranës, pra vetëm një pikë larg bardhebluve (21-20). Nga ana tjetër, Dinamo mundi minimalisht 1-0 Kastriotin dhe mori tri pikë të vyera në rrugëtimin sezonal. Kështu, Kukësi u tregua i papërmbajtur, tani kërcënon Tiranën në kryesim. Ashtu si ndaj bardhebluve një javë më parë, edhe këtë herë verilindorët ia dolën të shënojnë dy gola dhe autorët e tyre ishin sërish Milunovic e Basa. Trajneri Longo i besoi të njëjtin formacion që aktivizoi edhe ndaj Tiranës një javë më parë dhe pas një pjese të parë pa gola, Kukësi ia doli të shënojë dy herë në 45-minutëshin e dytë dhe të marrë tre pikët. Nga ana tjetër, Egnatia mbetet në kuotën e 11 pikëve dhe zbret në vendin e 8, pozicion që të çon në “play-off” për mbijetesën.

Dinamo nuk shkëlqen, por merr tri pikë me vlera për renditjen

Dinamos i mjaftoi goli i Agim Ibraimit për të thyer 1-0 Kastriotin në “Elbasan Arena” dhe për t’u rikthyer pas tre javësh te fitorja. Sfida e luajtur nën shiun e Elbasanit ishte tepër e fortë dhe e dyluftuar, por me pak raste në pjesën e parë. Demiri rrezikoi në fundin e fraksionit të parë, ndërsa Bakaj frenoi Grecën në aksionin pasardhës. 45 minutat e dyta ishin edhe më të bukura. Agim Ibraimi realizoi golin e avantazhit në minutën e 66-të, falë një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit. Festë për kapitenin, që heq bluzën dhe ndëshkohet me të verdhë. Mihana, Chinedu dhe Skuka “flirtuan” me golin e dytë, ndërsa minutat e fundit Kastrioti u ndal një nga super Edvan Bakaj. “Gardiani” i Dinamos po kalon një rini të dytë. Në fillim priti gjuajtjen fantastike me finte të Prodanit, ndërsa në shtesa realizoi dy pritje të tjera shumë të bukura. Maliqi la vendasit me një lojtar më pak në minutën e fundit. Kridens Meta akordoi penallti për Kastriotin, por ndryshoi vendim pasi pa pamjet në VAR. Në fund 1-0 për Dinamon, që i falet magjive të kapitenit dhe portierit. Dinamo renditet pas javës së dhjetë në vend të pestë me 13 pikë, po aq sa kanë edhe kampionët e Teutës, ndërsa skuadra krutane mbetet e fundit me vetëm 5 pikë.

Shkëmbi: Na shpëtoi sërish Bakaj

Tekniku i Dinamos, Bledi Shkëmbi, evidentoi performancën e portieri dinamovitë Edvan Bakajt, duke pranuar se ai e shpëtoi 2-3 herë skuadrën. Por Shkëmbi nuk e fshehu gëzimin e tij për tri pikët në këtë përballje. “Ishte një fitore minimale, por kishim shumë nevojë për këto tre pikë. bëmë një pjesë të parë jo të mirë, ndërsa në të dytën e nisëm mirë dhe arritëm të shënonim,. Mund të shënonim edhe golin e dytë, por më pas vuajtëm shumë dhe në 2-3 momente na shpëtoi portieri. Megjithatë në këto momente kishim nevojë për pikë dhe tashmë ka rëndësi që i morëm ato. Kur një lojtar është në formë, për trajnerin nuk ka vështirësi. Në futboll, nga minuta e parë luajnë lojtarët që bëjnë më mirë dhe nëse Bakaj vazhdon në këtë mënyrë, patjetër që do të jetë ai titullari. Duhet ta themi hapur që këto javë na ka dhënë shumë siguri dhe madje na ka shpëtuar”, theksoi ai.