BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x

Kultura

Kulla e Sahatit në Krujë objekt i trashëgimisë, ndërhyrje përforcuese pas dëmtimeve

Kulla e Sahatit në Krujë objekt i trashëgimisë,

Kulla e Sahatit në kalanë e Krujës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit në vitin 2019. Objekt i trashëgimisë, që më pas iu nënshtrua një ndërhyrje. Ministrja e Kulturës Elva Margariti në këtë muaj të trashëgimisë kulturore shprehet se ndërhyrja në këtë objekt ishte e vështirë. “Përforcuam strukturën e Kullës së Sahatit në Krujë, një nga objektet e trashëgimisë më të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Një ndërhyrje e vështirë që u mundësua falë ndihmës financiare të qeverisë suedeze dhe do të restaurohet falë Fondit të Trashëgimisë të ambasadorit amerikan”, shprehet Margariti në rrjete sociale. Ndërhyrjet përforcuese siç shprehej më parë ministrja e Kulturës do të ndaheshin në tre hapa: përforcimi paraprak i kullës, me fasha poliestri dhe binarë druri; përforcimi i plotë i kullës me elemente çeliku; instalimi i sistemit të monitorimit. Më parë ministrja gjithashtu ka inspektuar dhe punimet që janë bërë në këtë objekt në Krujë. Kalaja në shekullin XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryefortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët. Hamami i kalasë ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë bektashi së Dollmës. Ky objekt përbëhet nga katër ambiente. Ambienti i djathtë komunikon me dritare me sterën e ujit. Stera furnizohet me ujë me anën e një dritareje të vogël në qoshen pranë pusit të sheshit. Në mes të sterës është vendi i kazanit të ujit, ndërsa në njërin skaj një kapërderdhës veçon ujin e ftohtë. Përballe muzeut historik kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndodhen rrënojat e një ish-kishe që gjatë pushtimit osman u kthye në xhami. Emri e xhamisë është xhamia e Fatih Sulltan Mehmetit.