BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Kultura

Kulla e sahatit në qytetin e Elbasanit dhe mekanizmi i orës

Kulla e sahatit në qytetin e Elbasanit dhe mekanizmi i orës

Kulla e sahatit në Elbasan ndodhet në qendër të qytetit. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë ka publikuar një material, ku mes të tjerave thuhet se kjo kullë daton në vitin 1899, por nga burimet e shkruara rezulton se qyteti i Elbasanit ka pasur një kullë të tillë që prej shekullit të XVII. “Me përshkrimin e hollësishëm që i bëjnë sheshit pranë kalasë Han (1854) dhe Hekardi (1865) nuk evidentojnë praninë e ndonjë kulle. Në vitin 1869 përmendet një kullë sahati nga Tozeri, por pa përmendur ndonjë veçori të saj. Për ndërtimin e kullës ka disa mendime. Gjerak Karaiskaj është i mendimit se në vendin ku është e ndërtuar kulla më parë, aty ngrihej një kullë me konstruksion druri. Ndërsa ndërtimi në të njëjtin vend i tre kullave radhazi është një tjetër mendim. Kulla e parë, e përmendur nga E. Çelebiu është rrëzuar para vitit 1854, kulla e dytë prej druri e ngritur gjatë viteve 1865-1869, pasi u dëmtua, u ndërtua kulla e tretë në vitin 1899”, vijon materiali. Nga mbishkrimi i portës hyrëse të saj thuhet se ajo u ndërtua nga vetë populli elbasanas. Gjithashtu thuhet se sahati tregon saktë orën dhe minutat në të katër anët dhe se ndërtuesit e konceptuan, që në fillim me fusha. Në materialin e DRTK vijon se kulla është e tipit me tre kate. “Ka një planimetri katrore me përmasa 4.3 x 4.3 m. Deri në lartësinë prej 3 m është e ndërtuar me dru. Më pas janë përdorur tulla duke ruajtur të gurta qoshet. Dy katet e tjera janë vazhdim i të parit dhe ndahen nga njëri-tjetri me soletë (sot e rindërtuar me beton). Kurorëzohet nga një kube. Për sa i takon teknikës së ndërtimit dhe materialeve të përdorura janë përdorur hekur për brezat e murit dhe tirandet, druri për shkallë dhe dysheme, tullë e pjekur mirë në kupolë dhe mure, suvatim dhe trajtim kolorik. Të gjitha këto tregojnë për vazhdimësi të traditave vendase dhe përvetësim të teknikave”, sqaron materiali i publikuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, që mbulon dhe Elbasanin. Fillimisht ndërtimet arkitektonike të mekanizmit të orës janë shfaqur në Europë në shekullin XIV. Në Shqipëri ndërtimin e mekanizmit të orës e sollën tregtarët, duke qenë se kishin kontakte me qytetet Europiane. Ndërtimi i tyre bëhej në sheshet e pazareve apo në vende pranë tyre të zgjedhura, që kulla të bëhej elementi mbizotërues i siluetës së qytetit.