BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Kumbaro e paaftë të hartojë strategjinë për kulturën, kërkon mendimin e qytetarëve nëpërmjet një pyetësori skandaloz

Kumbaro e paaftë të hartojë strategjinë për

Që ministrja e Kulturës është e paaftë të hartojë një strategji për artin dhe kulturën, nuk themi gjë të re, pasi këtë shqetësim e kanë ngritur që vitin e saj të parë të punës me dhjetëra studiues, shkrimtarë, artistë e specialistë të kësaj fushe. Por që kjo ministre, në mungesë të aftësive të veta dhe aftësive të vartësve specialistë që e rrethojnë, kërkon ndihmën e qytetarëve për të realizuar këtë qëllim, kjo është për të vënë kujën. Çfarë është më e diskutueshme në këtë mes, ka të bëjë me faktin se si e kërkon ministrja këtë ndihmë. Bëhet fjalë për një pyetësor me rreth 40 pyetje, i cili duhet plotësuar nga qytetarët, me qëllim që Ministria e Kulturës të vjelë informacionin e përshtatshëm, që do të mund t’i hyjë në punë gjatë hartimit të strategjisë për artin dhe kulturën. Ministria e Kulturës, në faqen e saj zyrtare ka publikuar pyetësorin, pyetjet e të cilit në gati gjysmën e tyre nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me artin apo kulturën. “Sa të kënaqur jeni nga jeta këto kohët e fundit? Përgjatë 12 muajve të fundit sa shpesh jeni: Takuar me familjarët; Takuar me miqtë; Angazhuar në aktivitete sportive;

Angazhuar në punë vullnetare; Angazhuar në aktivitete fetare? gjatë 12 muajve të fundit a ju kanë penguar problemet shëndetësore për të kryer aktivitetet tuaja të përditshme? Gjatë 12 muajve të fundit, a ju kanë penguar problemet shëndetësore për të kryer aktivitetet tuaja të përditshme? A keni fëmijë nën 16 vjeç që jetojnë me ju? Përgjatë 12 muajve të fundit a keni pasur akses në internet, përfshirë rrjetet sociale, blogje, uebsajte?”, janë vetëm disa nga pyetjet skandaloze të hartuara nga Ministria e Kulturës për qytetarët artdashës apo artistët, që marrin mundimin ta plotësojnë pyetësorin e publikuar nga ky dikaster. Në pjesën ballore të pyetësorit, thuhet se Ministria e Kulturës po harton Strategjinë e Kulturës për vitet 2019-2025 për të cilën po vjel mendime nga grupe të ndryshme të interesit. Ministria kërkon kështu kontribut nga jashtë në këtë nismë me përgjigjen e pyetjeve. Ministria e Kulturës paralajmëron se plotësimi i pyetësorit kërkon 10 deri 20 minuta kohë. A do ta marrë njeri mundimin ta plotësojë këtë formular? Sipas gjasave, askush nuk do bëjë përpjekje t’i vijë në ndihmë ministres, e cila megjithëse po bën 5 vjet në krye të këtij institucioni, ende nuk ka mundur të realizojë një strategji të mirëfilltë për artin dhe kulturën.

Kumbaro ndryshoi 4 ligje, vetëm njëri u miratua

Nëse analizojmë ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, rezultati del skandaloz. Gjatë viteve të fundit, kjo ministre ka iniciuar ndryshimin e 4 ligjeve, përkatësisht të Ligjit për Artin dhe Kulturën, Ligjit për Librin, Ligjit për Pensionet e disa profesioneve të vështira të Artistëve, Ligjit për Trashëgiminë dhe Muzetë. Por sa nga këto ligje kanë arritur të diskutohen, pranohen, miratohen dhe implementohen? Vetëm njëri prej tyre, ai për Trashëgiminë dhe Muzetë. Ky është ligji i vetëm, të cilin Kumbaro ka arritur ta jetësojë, megjithëse me mjaft ankesa nga grupet e interesit dhe peripeci të shumta deri në kalimin në Parlament. Të tre ligjet e tjera figurojnë ende në faqen e Ministrisë së Kulturës si projektligje, që pritet të shndërrohen në ligje, por që nuk dihet se kur dhe se si. Lind pyetja pse nuk është bërë i mundur miratimi i këtyre tre projektligjeve të hartuara prej kohësh nga Ministria e Kulturës? Çfarë ka që nuk shkon me këto projekte? Përgjigja është e thjeshtë, grupet e interesit që i përkasin fushës së secilit prej këtyre projektligjeve, nuk i pranojnë. I kanë refuzuar me forcë dhe thonë se do të vazhdojnë ta bëjnë nëse nuk do të rishihen. Dhe pas gjithë polemikave mediatike nga grupet e interesit, mes tyre artistë, shkrimtarë, botues, studiues e specialistë, ministrja Kumbaro i ka kthyer këto pr/ligje për rishqyrtim.