Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kumbaro në Shkodër, takim për monumentet dhe edukimin përmes kulturës

Postuar: 10/12/2017 - 09:56

Në një takim të ministres Mirela Kumbaro dhe zëvendës ministres Shujaku me stafin e Muzeut “Marubi” dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër u diskutua mbi rëndësinë e programit të edukimit përmes kulturës, si një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit drejtuar cikleve të ndryshëm të edukimit si një paketë, që secili muze duhet të ofrojë rregullisht për vizitorët e tij. Gjatë takimit u fol edhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së objekteve monument kulture përmes projekteve aktuale dhe atyre të reja, në fushën e restaurimit dhe konservimit duke përfshirë këtu edhe ndërgjegjësimin ndaj rëndësisë së kësaj pasurie kulturore.  Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe projektligjit të ri për trashëgiminë kulturore dhe risive që ai do të sjellë në fushën e menaxhimit dhe promovimit të institucione të kulturës. Në qendër të Muzeut Kombëtar “Marubi” qëndron “Foto-Studio Marubi”, e cila u themelua në Shqipëri në vitin 1856 nga Pietro Marubbi, një piktor dhe fotograf italian që kishte ardhur dhe ishte vendosur në Shkodër. Kjo ndodhi vetëm 19 vjet pas shpikjes së fotografisë. Më tej “Foto-Studio Marubi” do të drejtohej dhe pasurohej nga tre breza fotografësh deri në vitin 1946, kur Gegë Marubi vendosi edhe mbylljen e saj për të mbërritur te Fototeka “Marubi”, që u krijua si një sektor i Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës në vitin 1970 me një arkivë prej rreth 500.000 negativësh në xham të përmasave dhe teknikave të ndryshme. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” u mundësua nga një iniciativë e përbashkët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Ministrisë së Kulturës me financimin e Qeverisë Shqiptare, Bashkimit Europian, Fondacionit Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit dhe Qeverisë Zviceriane gjatë periudhës 2013-2016. Ideja e ngritjes së një Muzeu Kombëtar të Fotografisë Shqiptare erdhi si një domosdoshmëri e njohjes së publikut me një nga visaret më të vyera të trashëgimisë kombëtare shqiptare dhe botërore, arkivin fotografik të dinastisë “Marubi”, të pasuruar edhe me punimet e nëntë fotografëve të tjerë bashkudhëtarë në historinë e fotografisë në Shqipëri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 19:15

Ditën e sotme qeveria ka miratuar në postin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve Erzen Shkololli.

Postuar: 17/01/2018 - 13:37

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe biblioteka lëvizëse ndaluan tek “Kampionët e leximit”, nxënësit e shkollës, "Pjetër Zarishi", Blinisht, Lezhë.

Postuar: 17/01/2018 - 08:08

Një tjetër kryevepër e dramaturgjisë franceze "Shërbëtoret" e autorit  Jean Genet vjen premierë në sallën “Gëte” të Teatrit Kombëtar Eksperimental &ld

Postuar: 17/01/2018 - 08:03

Gjirokastra, Kishat e Voskopojës e Vithkuqit janw përfshirë mes 12 kandidaturave për t'u përzgjedhur nga organizata “Europa Nostra” në programin 7 vendndodhjet e

Postuar: 16/01/2018 - 08:40

Artistë dhe drejtues shoqatash të ndryshme kanë pohuar jo pak probleme për shkak të buxheteve të pakta për projektet, dhe duket se kjo situatë vijon duke i përballur me jo pak v

Postuar: 16/01/2018 - 08:38

Regjisori Adonis Filipi këtë vit e nis me projektin teatror “Lule dielli”.

Postuar: 16/01/2018 - 08:36

Në hapje të programit Viti i Trashëgimisë Kulturore Europiane, “Europa Nostra”, organizatë lider për trashëgiminë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane për Inve