BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Kumbaro ndryshon sërish ligjin për Artin dhe Kulturën, ja cilat kërkesa të artistëve ka pranuar dhe cilat ka refuzuar ministrja

Kumbaro ndryshon sërish ligjin për Artin dhe Kulturën, ja cilat

 Drafti përfundimtar i projektligjit të artit dhe kulturës duket se do të sjellë të tjera përplasje mes Ministrisë së Kulturës dhe komunitetit të artistëve. Kërkesat që janë bërë nga artistët më parë nuk janë marrë të gjitha parasysh nga Ministria e Kulturës. Në draftin përfundimtar për ligjin e artit dhe kulturës duket se ministria është tërhequr te statusi i Cirkut Kombëtar, por kërkesa e artistëve për rikthim të Qendrës Kombëtare të Arteve nuk është marrë parasysh. Pikë tjetër që u kundërshtua në draftin e parë dhe vijon në projektligjin e artit janë dhe kolegjiumet. Një pikë kyçe e projektligjit institucionet publike dhe private financohen njësoj nga shteti u kundërshtua artistët, dhe duket se kjo pikë nuk ka ndryshuar për ministrinë. Prioritetet e ministrisë përgjegjëse për artin dhe kulturën në neni 4/2, pika 1-germa ç thotë: mbështet nismat kulturore dhe projektet krijuese nëpërmjet financimit të plotë ose të pjesshëm për institucionet publike qendrore, vendore ose të pavarura si dhe subjekteve private të artit dhe kulturës. Por dhe kolegjiumet janë në projektligj, edhe pse u panë si struktura paralele me bordet. Neni 27/2, parashikon realizimin e veprimtarive artistiko-kulturore në institucionet publike qendrore të artit dhe kulturës. “2. Kolegjiumi ka në përbërje jo më pak se 3 nëpunës ose punonjës të përcaktuar me urdhër të titullarit. Anëtarët e kolegjiumit janë punonjës të institucionit ose personalitete të fushës. 3. Kompetencat dhe mënyrat e funksionimit të kolegjiumit për institucionet qendrore të artit dhe kulturës miratohen nga titullari i institucionit” thuhet në draftin përfundimtar.  

Kërkesat në muajin shkurt

Në shkurt të këtij viti artistët iu drejtuan ministres së Kulturës me disa kërkesa. Një pikë ishte dhe asambleja e institucioneve të miratojë statusin, të zgjedhë drejtorin dhe bordin. “Të saktësohet në çdo rast se subjektet private përfituese të financimeve publike duhet të kenë statusin e organizatës jofitimprurëse. Të rikthehet kapitulli për Qendrën Kombëtare të Artit, bordet e QKA të zgjidhen nga asambleja e përgjithshme e OJF, që kanë realizuar një projekt në 5 vitet e fundit. QKA të organizojë dhe certifikojë procesin. Bordet të jenë të specializuara për tetarin dramatik dhe teatrin muzikor. 3- Të rikthehet në formë të institucionalizuar Festivali i Regjisorëve të Rinj. 4-Të hiqen nenet për kolegjiumet e institucioneve. 5- Në institucionet publike, asambleja e përgjithshme e stafeve artistike, teknike dhe administrative të miratojë statutin, si edhe të zgjedhë drejtorin dhe bordin sipas rregullave të përcaktuara në statut”, ishin disa nga kërkesat drejtuar ministres Kumbaro. Por në draftin përfundimtar QKA nuk ekziston. Neni 11 i projektligjit që ndryshon nenin 29 të ligjit, në germën c) togfjalëshi “..Qendrën Kombëtare të Artit dhe Kulturës” zëvendësohet me “Ministrinë përgjegjëse për artin dhe kulturën”. Drafti bën edhe ndryshime të tjera, Galeria e Arteve ndryshon emër në Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura. “Galeria Kombëtare, në kuadër të një rikonceptimi të plotë në përmbajtje, por edhe infrastrukturore, për sa kohë disponon fond kombëtar të rëndësisë së veçantë, do të kryejë dy funksione, atë të muzeut, që do të thotë fondet do të jenë të ekspozuara për publikun në linja të caktuara dhe njëkohësisht funksionin e zhvillimit të ekspozitave të përkohshme të autorëve të traditës dhe atyre bashkëkohorë. Ky ndryshim i emërtesës ka hyrë në fuqi me miratimin e ligjit të ri për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” thuhet në shpjegimin e ministrisë për draftin. Artistët që nuk janë pjesë e institucioneve të artit dhe kulturës me kontrata të përhershme do të kenë mundësi që për angazhime të përkohshme të negociojnë të vetëm pagesën e tyre. Neni 34 thotë se ky grup do të kenë mundësi që të negociojë me institucionin me të cilin ka marrëveshjen për pagesën që kërkon. “Marrëdhëniet financiare për kontributin e angazhimit të përkohshëm në projektet artistike me artistin jashtë sistemit të institucioneve publike të artit dhe kulturës rregullohen me kontratën e lidhur mes artistit dhe institucionit publik financues nëpërmjet negocimit” thuhet në projektligj./Julia Vrapi