Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kumbaro plan për rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar, ja ndërhyrjet e pritshme në monumentet e kulturës gjatë 2019-2021

Postuar: 10/08/2018 - 07:46

 Ministria e Kulturës ka planifikuar që në 3 vitet ardhshme, të bëjë një sërë rikonstruksionesh në institucionet e artit dhe kulturës, si dhe në monumentet e kulturës. Në strategjinë 3 vjeçare 2019-2021, Ministria e Kulturës thotë se një ndër prioritetet e saj për këtë periudhë kohore do të jetë restaurimi dhe mirëmbajtja e trashëgimisë arkitektonike dhe peizazhit, duke përfshirë restaurimin e disa linjave muzeale, përfshirë edhe në Muzeun Kombëtar të Tiranës, si edhe përshtatjen me standarde bashkëkohore. Po ashtu, kjo ministri synon rritjen e aksesit të publikut në muze, monumentet e kulturës, ansambleve arkitektonike, qyteteve muze, qendra historike, zonave dhe parqeve arkeologjike në funksion të turizmit kulturor, rritjen e numrit të bartësve të trashëgimisë jomateriale dhe spektatorëve me 10% në vit, nga pothuaj 700,000 vizitorë më 2017-n (përmirësimi i standardeve dhe përvojës së vizitorëve në muze dhe objektet e trashëgimisë kulturore). Edukimi përmes kulturës është një tjetër prioritet i këtij dikasteri për 3 vitet e ardhshme, gjatë të cilave parashikohen aktivitete periodike të fushës së trashëgimisë kulturore të zhvilluara nga Qendra Kombëtare e Veprave Folklorike, si nismat “Miku i monumentit” dhe “Edukimi përmes trashëgimisë kulturore”; nga 22 në vit më 2018-n në 40 më 2019-n dhe 50–55 më 2020–2021 përkatësisht; Mbështetja e aktiviteteve të fushës së trashëgimisë kulturore organizuar nga organizata jopublike (projekte me thirrje) dhe vijimi i mbështetjes financiare për projektet në fushën e artizanatit, kulinarisë dhe dukurive të tjera të trashëgimisë jomateriale, veçanërisht për gratë artizane.

Arti dhe kultura

Programi “Arti dhe kultura” synon rritjen e aksesit në kulturë, e cila parashikon një rritje të vazhdueshme të numrit dhe cilësisë së aktiviteteve në të gjitha zhanret. “Rrjet aktivitetesh që synojnë në konsolidimin e vlerave artistike, promovimin e artit shqiptar në arenën ndërkombëtare, mbështetja e aktiviteteve kulturore në mbarë vendin nëpërmjet thirrjeve për aplikime në fushën e artit dhe kulturës së librit dhe përkthimit”, thuhet në strategjinë, sipas së cilës, prioritet do të jetë integrimi, angazhimi dhe promovimi i të rinjve më të evidentuar të kësaj fushe. Mbështetja e skenës së pavarur për të mundësuar edukimin përmes kulturës, si dhe përfaqësimin e produktit artistik në arenën elitare ndërkombëtare është një tjetër anë e kësaj strategjie.

Investimet publike

Investimet publike në sektorin e kulturës për vitet 2019–2021 do të jenë: Rikonstruksioni i TKOB, i cili parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2019; Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore “Skena e Re”; - Linja muzeore në Muzeun Historik Kombëtar; Vijimi i restaurimit të 7 kishave, përfshirë restaurimin e pikturave murale në disa prej tyre (p.sh., Labovë etj.); Përshtatja për përdorim muzeal të manastirit në parkun arkeologjik të Apolonisë dhe rehabilitimi i parkut arkeologjik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 07:27

Instituti i Arkeologjisë zhvilloi konferencën shkencore “Viti Arkeologjik 2018”, ku u prezantuan raportet e gërmimeve të zhvilluara në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë vitit që lamë pas.

Postuar: 19/02/2019 - 07:25

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit sjell për publikun filmin “Oriz i hidhur” një kryev

Postuar: 19/02/2019 - 07:24

Problemet me aktivitetin artistik i përballin me vështirësi krijuesit në art.

Postuar: 17/02/2019 - 07:50

Festivali “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” po zhvillon netët në skenën e Teatrit Metro

Postuar: 17/02/2019 - 07:49

Komedia “8 Femra” shkruar nga Robert Thomas vjen për publikun në skenën e qytetit të

Postuar: 17/02/2019 - 07:47

Kompozitori Agim Krajka shprehet se për artin dhe kulturën nuk bëhet sa duhet nga institucionet q

Postuar: 16/02/2019 - 07:34

Komedia "Testamenti i ri" vepër shkruar nga Sacha Guitri me regji nga Gëzim Kame u mirë