BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Kumbaro: Po përgatitemi për një destinacion të ri kulturor në hartën e Beratit

Kumbaro: Po përgatitemi për një destinacion të ri kulturor

Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës po ndjekin kantieret e restaurimit të 19 objekteve të kultit të besimeve të ndryshme fetare, nga Jugu në Veri. Kjo pohohet nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila zhvilloi së fundmi një vizitë në qytetin e Beratit. “E bukura e restaurimit në pasuritë kulturore janë të papriturat që dalin nga shtresëzimet e monumentit, nën tokë apo nën suva, në themele apo në çati”, shprehet ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në faqen e saj në Facebook ministrja Kumbaro shkruan se Berati është një nga këto sëndukë me thesare që sfidon duke befasuar. Në themelet e Teqesë Helvetive dhe të Xhamisë Mbret, të dyja në restaurim të plotë, (krahas Xhamisë së Beqarëve), kanë dalë në dritë struktura të hershme, të panjohura deri tani. “Këto zbulime po studiohen nga specialistët e DRKK Berat dhe të Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, në vijim të vendimit të fundit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për të shtrirë gërmimin arkeologjik në të gjithë sipërfaqen, përtej vijës së themelit të Xhamisë Mbret dhe, në konsultim edhe me mbështetësin e pazëvendësueshëm të Trashëgimisë Kulturore, profesor Aleksandër Meksin dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, do t’u paraqiten publikut dhe profesionistëve rezultate më të sakta të këtij zbulimi” vijon më tej ministrja Mirela Kumbaro, ku fotot e kësaj vizite janë publikuar dhe në faqen e Ministrisë së Kulturës. Në reagimin e saj ministrja Mirela Kumbaro shton se, deri atëherë gjithçka thuhet e lexohet lart e poshtë, mbetet vetëm hamendësim dashamirës e padurim i justifikuar i të apasionuarve për gjërat e bukura. “Por as unë, e askush, nuk e fshehim emocionin që ngjall bukuria e mozaikut që shfaqet nën dhe, të cilit nuk do të ngutesha t’i vija asnjë epitet, por pa dyshim po përgatitemi për një destinacion të ri kulturor në hartën e Beratit. Kjo është pak, por e sigurt”, përfundon ajo.  Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit është një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit e shpallur monument kulture. Ajo është pjesë e kompleksit të Qendrës Islamike dhe është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti II në fund të shekullit të XV. Përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minareja.