Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kumbaro premton projektin e ndërhyrjes për kalanë e Gjirokastrës

Postuar: 18/02/2018 - 10:32

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nga Gjirokastra u shpreh se së shpejti do të ketë një ndërhyrje përforcuese në kala. Kumbaro inspektoi situatën së bashku me arkitektin Agron Doraci një prej ekspertëve që ka ndërhyrë në kala vite më parë. Gjatë inspektimet u pohua se çarjet në muret juglindore janë thellim i atyre të shfaqura vite më parë, dhe nuk e rrezikojnë kalanë e Argjirosë në Gjirokastër për momentin. Por për të shmangur çdo rrezik, sipas ministres do të ketë ndërhyrje. Për specialistët që shoqëronin ministren, çarjet në muret e anës juglindore të kalasë së Gjirokastrës janë të vjetra, por lëvizjet tektonike dhe reshjet e shiut të muajve të fundit kanë ndikuar që ato të thellohen. Ministrja Kumbaro, pas këtij inspektimi u shpreh se situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm. “Inxhinierët janë duke punuar për të bërë projektin qoftë gjeologët, qoftë restauratorët, për të parë sesi do të ndërhyhet për fortifikimin dhe të parandalohet çdo avancim i mundshëm i këtyre krisjeve që nuk janë të reja e theksoj. Janë çarje të vjetra të viteve ’60”, tha ministrja Mirela Kumbaro. Në krah të ministres ishte edhe arkitekti Agron Doraci. Ai thotë se sistemimi i ujërave sipërfaqësore është problemi më emergjent që kërkon zgjidhje. “Nuk është problemi se nuk ka rrezikshmëri, por nuk ka ndonjë avancim të jashtëzakonshëm. Edhe kjo 1 cm që thonë këtu, mua më duket pak e ekzagjeruar”, tha Doraci. Por ditë më parë për specialistë të tjerë të trashëgimisë çarja e mureve të kalasë është një alarm për rrezikun që i kanoset. Studio italiane Torresi që realizoi në vitin 2006 Studimin e Riskut Sizmik për Gjirokastrën e prezanton situatën të vështirë dhe zonën rreth kështjellës si një territor me risk sizmik. Raporti rekomandon masa për reduktimin e riskut, por sipas specialistëve asnjë ndërhyrje nuk ka ndodhur. UNESCO i rikthehet problemit në vitin 2014 ku në raportin me titull: “Menaxhimi i riskut të shkatërrimit në sitet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri” e përmend rastin e Gjirokastrës si kritik. “Gjirokastra është në rrezik, ku bën pjesë edhe kalaja. Është e domosdoshme dhe shumë urgjente një konsultë në Gjirokastër me profesionistë sizmologë, konstruktorë, gjeologë, arkitektë, restauratorë. Këto foto me muret e kalasë, rrëshqitjen e dherave, etj, tregojnë për faktin se këmbanat po bien fort”, pohuan ditë më parë disa nga specialistët e trashëgimisë

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 07:53

Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestigjioz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, sëbashku me disa artistë të tjerë shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë  në Muzeun Shtetëror Casa del Man

Postuar: 23/06/2018 - 07:51

Filmi “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha ës

Postuar: 23/06/2018 - 07:46

Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Konstancës, në Rumani, së bashku me Shoqatën Lidhj

Postuar: 23/06/2018 - 07:44

Gjirokastra qytet në UNESCO larg vëmendjes së institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturor

Postuar: 22/06/2018 - 20:41

Artistë të shumtë dhe qytetarë edhe sot kanë vijuar qëndresën e tyre kundër shembjes së teatrit

Postuar: 22/06/2018 - 07:55

Filmi “Ngjarje në Cirk" me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji u shfaq premierë për publ

Postuar: 22/06/2018 - 07:53

Kalendari kulturor Shqipëri- Kosovë mes dy ministrave të Kulturës u nënshkrua për herë të pestë.