Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kumbaro tërhiqet nga “Turbina” dhe pr/ligji për artin e kulturën, artistët te Teatri Kombëtar pa afat

Postuar: 14/02/2018 - 08:21

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në deklaratat e saj të fundit duket se është tërhequr nga zhvendosja e Teatrit Kombëtar te “Turbina”, por dhe për projektligjin e artit. Pas takimit të zhvilluar të martën në mbrëmje me përfaqësues të Skenës së Pavarur Kulturore u ra dakord që amendamenti për ligjin për artin të mos miratohet, por të pritet të realizohet strategjia për artin dhe kulturën për vitet e ardhshme, që duhet të pranohet nga grupet e interesit. Por përballë presionit që prej ditësh po i bëhet Ministrisë së Kulturës në lidhje me kërkesat për tyre për transparencë me projektin e Teatrit Kombëtar ministrja Kumbaro në deklarimet e saj më të fundit duket se është tërhequr. Sa i takon problemit me Teatrin Kombëtar ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është shprehur se teatri nuk lëviz deri në momentin që të ketë projekt të ri, ndërsa do t'i shtohen dy salla të reja te skena e re “Turbina”. “Teatri Kombëtar aty ku është sot do vazhdojë të qëndrojë funksional me të gjitha parametrat teknikë. Nuk do të preket salla, dhe do të vazhdojë të përdoret nga trupa e teatrit, të cilit në fakt do ti shtohen dy salla të reja tek qendra “Turbina” me kushte më të mira dhe teknike dhe teknologjike dhe administrative, do të zgjerohen le të themi hapësirat. Ai teatër ashtu siç është ka një amortizim të tillë fizik dhe konstruktiv që bëhet i parikuperueshëm, por deri në ditën që do të kemi një projekt të ri për një Teatër Kombëtar në të njëjtin truall ai do të jetë funksional për të gjitha fushat artistike”, u shpreh dje ministrja Kumbaro. Problemi kryesor i ngritur nga artistët dhe që u mbështet edhe nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenika në fillim të protestës ishte godina e Teatrit Kombëtar, ku u tha se ata nuk do pranojnë të zhvendosen te “Turbina”, pa u njohur me projektin e ri të TK.

SPK: Reformë në art dhe kulturë

Pas pesë vitesh në krye të Ministrisë së Kulturës ministrja Kumbaro për herë të parë priti përfaqësues të Skenës së Pavarur Kulturore. Takimi që u zhvillua deri vonë në orët e mbrëmjes së të hënës me përfaqësues të Skenës së Pavarur Kulturore ka sjellë në diskutim disa çështje, por dhe projektligjin. Përfaqësuesit e SPK-së prezent në takim ishin Andi Tepelena, Agron Domi, Ilda Mara, Iris Canaj, Esmeralda Stafa dhe koreografi Gjergj Prevazi. SPK propozoi që  të ndërmerret hartimi i një pakete ligjore me qëllim një reformë të plotë të artit dhe të kulturës i bazuar mbi strategjinë  kombëtare të kulturës. Përfshirja e ekspertëve të huaj dhe vendas në draftimin e ligjeve do të  ndihmojë me shumë duke e bëre ligjin më të qëndrueshëm dhe më afër standarteve evropiane. “Në takim u ra dakord që amendamenti për ligjin për artin të mos miratohet por të pritet të realizohet strategjia ( Road Map) për artin dhe kulturën për vitet e ardhshme. Pa një strategji të pranuar nga grupet e interesit është e nxituar të diskutohet për ligj. Për realizimin e strategjisë MK të hapë një portal on line, ku të gjithë ekspertët, grupet e interesit, sektorët e kulturës, artistët, etj, të japin opinionet e tyre”, thuhet në deklaratën e SPK. Në këtë takim Skena e Pavarur Kulturore insistoi në rikthimin e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës si një instrument që sipas tyre realizon decentralizim të artit. “Nevoja për një qendër të dedikuar arteve pamore, arteve skenike, muzikës, festivaleve dhe çështjeve ligjore si statusi i artistit etj, janë një domosdoshmëri e madhe”, vijojnë përfaqësuesit e  SPK. Por duket se kjo pikë është kundërshtuar nga ministrja Kumbaro. Ministrja ka shpjeguar arsyet e shfuqizimit të ligjit për QKAK-në, duke thënë se ajo ishte jo-funksionale. “Bordi i QKAK-se dublonte punën e Drejtorisë së Artit dhe kolegjiumit të ministrisë dhe ishte shpenzim i madh për ministrinë” është shprehur ministrja. Një pikë tjetër ishte çështja e transparencës së bordeve përzgjedhëse të projekteve artistike, bordeve artistike në institucionet e kulturës ( teatër, opera etj,). Gjatë takimit ministrja Kumbaro kërkoi nga SPK të sillnin një propozim të një modeli funksionimi. “Jam gati të pres një propozim të një modeli, që funksionon, që edhe të mos bëjmë eksperimente”, tha ministrja Kumbaro. SPK kërkon nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi  ( MM ) midis MK dhe SPK-së që do të parashikojë : analizë e thellë e paketës ligjore; konsultim për elementët strukturorë të dokumentit të strategjisë së kulturës; konsultë me ekspertët e huaj që janë përfshirë në procesin e hartimit të ligjit/ligjeve/strategjisë; nxitjen e investimit të biznesit në art si ligj më vete ose si një shtojcë  e ligjit “Për artin”; rishikimi i TVSH-së në fushën e artit dhe i tatimit në tërësi, parashikimi i një pakete lehtësuese fiskale për organizatat kulturore, krijimi i kushteve favorizuese për nxitjen e tregut të artit dhe përmirësimi i ligjit për sponsorizimet./Julia VRAPI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2018 - 07:59

Monodrama “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit erdhi për publikun me regji nga Milto Kutali me interpretim nga aktori Arben Derhemi në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër.

Postuar: 25/05/2018 - 07:57

Filmi “Vajzat” me skenar dhe regji nga Elkjana Gjipali pritet të vijë premierë për publikun.

Postuar: 25/05/2018 - 07:55

“Vetëvrasësi” nga Nikolai Erdman, bashkëproduksioni i parë mes Teatrit Kombëtar dhe Teatrit “Andon Zako Çajupi” Korçë në skenë për publikun në datat 24-2

Postuar: 25/05/2018 - 07:53

Problemet me të cilat përballet teatri sot janë pasojë e mungesë së vëmendjes prej vitesh, ku qeveritë edhe pse janë ndryshuar nuk kanë arritur dot të sigurojnë mirëmbajtjen e t

Postuar: 24/05/2018 - 15:37

Auron Tare, kryetar i këshillit shkencor në UNESCO shkruan se një muze për konfliktin italo-grek do të ishte një atraksion kulturor dhe historik.

Postuar: 24/05/2018 - 07:51

Teatri "Zihni Sako" në Gjirokastër këtë vit pritet të festojë 50 -vjetorin e krijimit të tij.

Postuar: 24/05/2018 - 07:49

Vëllimi i parë i serisë “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë”, një botim i cili i dedikohet mozaikëve në qytetin antik të Butrintit me autor Agron Islami dhe Marie-Pat