BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Kultura

Kumbaro tërhiqet nga pr/ligji për artin dhe kulturën, ligji i ri do të hartohet në bashkëpunim me artistët

Kumbaro tërhiqet nga pr/ligji për artin dhe kulturën, ligji i ri

Ministrja Mirela Kumbaro tërhiqet nga projektligji për artin dhe kulturën. Përballë presionit prej disa ditësh që artistët kanë bërë në drejtim të ministrisë, duke mos pranuar projektligjin për artin dhe kulturën, në takimin e fundit është rënë dakord që në një fazë të dytë bisedimesh të nisë puna në diskutime me artistët për ligjin e ri. Në takimin që u zhvillua dje në Ministrinë e Kulturës me dyert të mbyllura u mor ky vendim edhe me presionin që ushtroi Skena e Pavarur Kulturore. SPK zhvilloi dje takimin me ministren Mirela Kumbaro dhe ekipin e saj në Ministrinë e Kulturës për të diskutuar mbi draft ligjin mbi artin dhe kulturën, si dhe memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe SPK-së. Përfaqësues i SPK Andi Tepelena u shpreh se në projektligjin e artit do të kalojnë vetëm çështjet e financimit të varësisë. “Ato që kanë të bëjnë me centralizimin e vendimmarrjes do të stopohet dhe do të ndalohet dhe ajo që ka të bëjë me bordet artistike për të cilat ishte një pikë e rëndësishme për ne, pra do stopohet. Do kalojnë vetëm çështjet e financimeve të varë- sisë. Ministria e Kulturës u tërhoq dhe në një fazë të dytë do të nisë puna për ligjin e ri, ne ramë dakord që të bëhet një memorandum mirëkuptimi mes Ministrisë së Kulturës dhe Skenës së Pavarur Kulturore. Pra pas këtij do të fillojnë puna për një ligj të ri për artin, jo amendime siç janë tani dhe që ishin pa konsultime”, u shpreh Tepelena pas takimit. Sipas tij kjo është dhe një fitore e komunitetit artistik. “Me këtë vendim arrin një fitore edhe komuniteti teatror, i cili që në krye të herës ka kërkuar: të mos zhvendoset tek Turbina dhe të pezullohet projektligji i artit. Nga ana tjetër Ministria e Kulturës nuk pranon të diskutojë rikthimin e Qendrës Kombëtare për Artin dhe Kulturën”, vijoi më tej Tepelena në reagimin e tij. Përfaqësues i SASE, regjisori Kastriot Çipi tha se edhe pse i kishin drejtuar kërkesa ministrisë ende nuk kishin marrë përgjigje. “Kemi dërguar një shkresë zyrtare ku kemi propozuar ndryshime konkrete në pr/ligj sa i përket teatrit. Deri më sot ka kaluar mbi një muaj dhe nuk ka asnjë përgjigje. Unë këtë e shoh si një mungesë dëshirë për të diskutuar me komunitetin teatror në ndryshimet e ligjit për artin dhe kulturën”, ka pohuar regjisori.

Rikthimi i QKA

Përfaqësuesit e Skenës së Pavarur Kulturore kërkojnë që të nisë puna për një ligj të ri, i cili do duhet të hartohet paralel me strategjinë kulturore. Ilda Mara, drejtoreshë e shoqatës “Argjiro” u shpreh se në këtë takim Ministria e Kulturës pretendoi që po hapte Qendrën Kombëtare të Librit, por u theksua shumë prej SPK dhe Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës. “Ministria pati pretendimin që ne po hapim qendrën kombëtare të librit dhe leximit dhe nëse kjo dot ë jetë një sukses në bazë të kësaj do vazhdojmë me një qendër tjetër. Ne insistuam qe QKAK dhe modeli i saj të vazhdojë. Do të sjellim propozimet tona me modelet europiane të ngjashme me vendin tonë”, pohon Mara. Skena e Pavarur Kulturore ka qenë kritike gjatë qëndrimeve të saj publike, lidhur me drejtimin e kulturës nga ana e Ministres Kumbaro. SPK më herët i ka propozuar ministres hartimin e një pakete ligjore me qëllim një reformë të plotë të artit dhe të kulturës i bazuar mbi strategjinë kombëtare të kulturës si dhe përfshirjen e ekspertëve të huaj dhe vendas në draftimin e ligjeve do të ndihmojë me shumë duke e bëre ligjin më të qëndrueshëm dhe më afër standarteve evropiane. Memorandumi që pritet të nënshkruhet parashikon: analizë e thellë e paketës ligjore, konsultim për elementët strukturorë të dokumentit të strategjisë se kulturës, konsulte me ekspertët e huaj që janë përfshirë në procesin e hartimit të ligjit/ligjeve/strategjisë, nxitjen e investimit të biznesit në art si ligj më vete ose si një shtojcë e ligjit “Për artin”, përfshirja e mediave duke nxitur shikueshmërinë dhe heqja e pagesës për reklama për organizatat e artit, rishikimi i TVSH-së në fushën e artit dhe i tatimit në tërësi, parashikimi i një pakete lehtësuese fiskale për organizatat kulturore, krijimi i kushteve favorizuese për nxitjen e tregut të artit, përmirësimi i ligjit për sponsorizimet./Julia VRAPI