BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Kultura

“Kundërbota e Branko Merxhanit”, në 40-vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit

“Kundërbota e Branko Merxhanit”, në 40-vjetorin e ndarjes

Në 40-vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit shqiptar Branko Merxhani, Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme çelën ekspozitën "Kundërbota e Branko Merxhanit". Ekspozita u hap me fjalën përshëndetëse të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha dhe të drejtoreshës së komunikimit në DPA Elsa Saka. Në ekspozitë shfaqet rrugëtimi i veprimtarisë së Merxhanit me materiale nga Biblioteka Kombëtare, që nga shkrimet e tij të para në gazetën “Demokratia” të botuar në Gjirokastër, duke filluar nga viti 1927 dhe materiale origjinale nga Arkivi Qendror Shtetëror. Disa nga materialet e ekspozuara janë studimi filozofiko-politik i Branko Merxhanit me titull “Biseda të një epoke-Një Bullgari e tërë”, një shkrim i tij që flet për veprën e Et’hem Haxhiademit “Diomedi”, njoftim i Komandës së Xhandarmërisë në lidhje me personat që dyshoheshin si komunistë, si dhe disa dorëshkrime mjaft interesante. Ekspozita që u hap të mërkurën do të qëndrojë deri më datë 3 nëntor në Bibliotekën Kombëtare. Aleksandër Merxhani i njohur me emrin Branko Merxhani (Nish, 1894 - Stamboll, 25 dhjetor 1981) ka qenë botues i të përkohshmes “Përpjekja shqiptare”, përkthyes, ndër publicistët më të njohur të para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe gazetar në Turqi. Në publicistikën e tij shquhet për lëvrimin e rrymës prestigjioze social-kulturore të quajtur neoshqiptarizma. Në dhjetor të 1928, Merxhani shkroi radhët e para mbi neoshqiptarizmën tek e përkohshmja “Demokratia”. Së bashku me Vangjel Koçën u përpoqën të krijonin një sistem të mendimit shqiptar synimi i të cilit ishte çrrënjosja e sistemit shoqëror lindor, dhe vendosja e sistemit perëndimor në Shqipëri. Merxhani mori për model të filozofisë së tij, pozitivizmin e filozofëve francezë Ogyst Kont dhe Emil Durkheim, krahas tyre u mbështet dhe në idetë e Dekartit, të Renanit, të Bergsonit dhe të Niçes, me përzierjen e të cilëve formoi neoshqiptarizmën.