
Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron arrestime të politikanëve: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

“Kur ikën macja” në Durrës në datat 28 dhe 29 maj, humor i bukur, interpretime brilante dhe të qeshura pa fund

Shkruar nga Julia Vrapi 24 Maj 2022

Komedia brilante “Kur ikën macja” ka në role një kast fantastik aktorësh. Një humor i bukur dhe interpretime brilante në shfaqjen teatrore me regji nga Kiço Londo, që për dy net do të jetë në skenën e Durrësit. Teatri Shëtitës “Çajupi” do të jetë me këtë komedi brilante për publikun në teatrin “Aleksandër Moisiu” në mbrëmjet e datave 28 dhe 29 maj. Nën regjinë e Kiço Londos komedia super suksesshme e autorëve britanikë Johnnie Mortimer dhe Brian Cooke po mirëpritet nga publiku në çdo skenë. "Kur ikën macja" u shfaq premierë në 1977 në The Pier Theatre në Bournemouth- Angli, dhe ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në gjithë botën. Dy motra vendosin të shkojnë me pushime në Paris, ndërkohë që dy baxhanakët ftojnë në shtëpi dy kotele simpatike seksi. Pikërisht atëherë gjërat fillojnë të ndërlikohen. "Kur macja është zhdukur ..." shanset janë që ajo të shfaqet kur nuk e prisni! Dhe pastaj rrjedha e ngjarjeve komike në këtë komedi të shkëlqyer situative britanike mund të marrë një ritëm marramendës dhe argëtimi i audiencës mund të dalë plotësisht jashtë kontrollit. Muaj mjalti në Saint Tropez? Po! Por në 20 vjetorin e martesës? Si do të përballen me ngacmimet e njëri-tjetrit dy çifte gazmore angleze me 20 vite përvojë? Si të zgjoni një pasion të egër tek burri juaj që është i keq? Si po përpiqet të vazhdojë me kunatin e tij të varur nga seksi? Si t'i bëni përshtypje një motre të pasur të edukuar dhe të mos e vrisni me salmon të tymosur? Dhe a mund të ndihmojë një furçë tualeti me imazhin e një çifti mbretëror në vetëvrasjen e një 20-vjeçareje të bukur? Përgjigjet mund të jenë abstrakte befasuese! E vetmja e parashikueshme në mbrëmje do të jetë 2 orë humor marramendës.
Aktorët në role
Në role janë Vin Bejleri, Andia Xhunga, Romir Zalla, Albana Koçaj, Ina Kollçaku dhe Rexhina Ibro. Vin Bejleri interpreton Xhorxhin nursëz, një bashkëshort nën diktatin e gruas. Krejt padashje ai përzihet në një situatë, me dy kotele seksi, nga e cila nuk shqitet dot. Kjo sjell ilaritet. Një mbyllje befasuese vjen pas spërdredhjeve e kthesave të shumta të kësaj shfaqje të shfrenuar, komike, energjike, që pritet të krijojë mbrëmje zbavitëse. Andia Xhunga vjen në rolin e gruas, që ka vuajtur një kohë të gjatë dhe përgjërohet për pak ëmbëlsi nga i shoqi. Ajo dominon skenën dhe për ta mbajtur të shoqin në tutelë, ka një poçe, ku ai është i detyruar të hedhë para për dënim sa herë flet në mënyrë të pahijshme. Në rolin e burrit të varur nga seksi interpreton aktori elegant Romir Zalla, personazhit të të cilit i duhet të kalojë një sfidë duke rënë në kurthin e gjallë të provokimit me motrën e gruas, por duke mos harruar as sekretaren seksi. Albana Koçaj ka marrë përsipër në rol gruan pasanike të burrit të varur nga seksi. Në rolin e sekretares kotele, super seksi, të pirë dhe histerike është zgjedhur aktorja Rexhina Ibro. Në rol vjen dhe Ina Kollçaku kotelja që do të luajë, por dhe të vrasë veten. Ina Kollçaku që është përfshirë në këtë grup me mirësjellje, optimizëm dhe një dozë pozitiviteti të habitshëm, ka marrë përsipër me guxim një nga kotelet e lojës së maçokut kur ikën macja. Vepra është përkthyer nga Artur Lena, skenografia Klea Mani, kostumografe Ersa Kana, as.regjisor Kristi Serani.
Më të lexuarat


Instituti i Arkeologjisë prezanton projektin “Storie Nostrum në Shqipëri”, i sjell publikut antikitetin me imagjinatën e një gjuhë të re

Kisha e Shën Marisë në Niçë, një ndërhyrje për ta shpëtuar

Projekti i inventarizimit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, një regjistër i plotë kombëtar deri në fund të 2025

Viti 2021, 512 shfaqje dhe premiera në institucione ndjekur nga 38.091 spektatorë

“Legjenda e vendit t'shenjtë” shfaqet për herë të parë në Tiranë, historia dhe trashëgimia në film

Agim Janina: Vlerësimi i artistëve nuk bëhet me postime të ministres së Kulturës në rrjetet sociale, vepra të shumta dergjen shtëpive apo magazinave në rrezik zhdukjeje

Pavijoni i Lashtësisë, nga më të pasurit në MHK

Teatri Kombëtar mbyll sezonin artistik shtator 2021- qershor 2022, katër vepra të huaja dhe asnjë shqiptare në skenën teatrore

Korriku, muaji i kinematografisë me rastin e 70-vjetorit të ish- Kinostudios

Inva Mula sjell festivalin muzikor “MIK”, koncertet me artistë shqiptarë dhe të huaj
