BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Kuratorët: “Tirana Patience” do të hapet kur GKA të rinisë aktivitetin e rregullt

Kuratorët: “Tirana Patience” do të hapet kur GKA të

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një deklarate shprehen se në kushtet tragjike dhe tronditëse nga tërmeti, që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, në solidaritet me familjet e viktimave, u vendos që ekspozita të ishte në një datë tjetër në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Ekspozita do të hapet në momentin që Galeria Kombëtare e Arteve do të rinis aktivitetin e saj të rregullt si dhe nuk do të ketë ceremoni speciale, që shënon hapjen e ekspozitës. Derisa të hapet, vetëm puna e Ibrahim Mahamas “Palace of Dreams” mund të shihet, pasi mbulon të gjithë perimetrin e fasadës së ndërtesës”, shprehen kuratorët. Një simpozium që do të adresojë ekspozitën dhe rrethanat e saj është programuar të zhvillohet në pranverën e 2020, data do të lajmërohet në një komunikim të dytë. Sipas kuratorëve, “Tirana Patience”, ndryshe nga të tjerat, sjell si lëvizje të saj origjinale tërheqjen e përkohshme dhe jo shfaqjen e punimeve që kanë qenë të ekspozuara, duke ndryshuar konfigurimin, gjatë gjithë dekadës së fundit. “Këto janë pjesë e koleksionit të gjerë, që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve (në ekzistencë që nga viti 1954) e artit realist socialist të prodhuar në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës nga viti 1946 deri në vitin 1985, dhe duke vazhduar edhe në fillim të viteve 1990”, pohojnë ata. “Tirana Patience” u mundëson vizitorëve të ekspozitës krijimin e një lidhjeje më të ngushtë me disa vepra që janë trajtuar veçanërisht nga një numër pjesëmarrësish shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ky është hapi i dytë i projektit, artistë, kuratorë dhe studiues, të cilët i prezantojnë vetë punimet e tyre artistike ose shkëmbejnë njohuri dhe perceptime, duke adresuar vepra të veçanta arti brenda koleksionit të përhershëm dhe duke ia paraqitur ato vizitorëve, në mënyrë diskursive dhe performative. Kuratorët, shpresojnë që kjo ekspozitë të jetë lëvizja drejt një debati produktiv dhe të hapur që të mund të përfshijë sa më shumë pjesëmarrës për një periudhë më të gjatë kohe. “Ne si kuratorë besojmë në rëndësinë e kohës dhe në hedhjen e një hapi pas, në mënyrë që të jemi në gjendje t'i shohim gjërat rishtazi si një parakusht për ndryshim”, shprehen Natasa Ilic dhe Adam Szymczyk. “Tirana Patience” përfshin punë të koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve nga artistë si Abdulla Cangonji, Abdurrahim Buza, Alush Shima, Andon Lakuriqi, Arben Basha, etj. Ekspozita prezanton komisionime të reja, vepra dhe ndërhyrje performative nga Anri Sala. Anna Daucikova, Artur Zmijewski, etj. Arkitektura e ekspozitës është konceptuar nga Joanna Meyer-Grohbrugge