BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Kuratori Ermir Hoxha: I gjithë cikli me piktura ‘Dhe yjet rrinë e vështrojnë’ nga Gazmend Leka është një paralelizëm i kthjellët i asaj që po jetojmë

Kuratori Ermir Hoxha: I gjithë cikli me piktura ‘Dhe yjet rrinë

“Dhe yjet rrinë e vështrojnë” është cikli më i fundit me piktura nga piktori Gazmend Leka, që do të ekspozohet në galerinë FAB. Lypësit, endacakët a të braktisurit janë në ciklin e fundit të piktorit, në këtë ekspozitë personale që do të hapet më 16 nëntor. Kuratori Ermir Hoxha shprehet se në biseda prej kohësh i kish rezervuar një cikël piktorik, thënë e rithënë, se si duhet të ishin, në sfonde të paqta, skenike dhe një dritë hyjnore mbi krye. “Mendonte ti nxirrte nga skajet e turmës, ashtu siç ishin të pisët për ti dhënë të paktën njëherë qendrën e “skenës”. Duke bërë këtë ndoshta po zhbënte një padrejtësi të madhe, që zë fill që nga gjeneza e kohës deri në kronikat e së përditshmes”, shprehet ai. Që në tablotë e para, vijon kuratori në tekstin e tij, personazhet nisën të zinin vend si gjithnjë në qendër të tablosë. “Gati monumental, me pece të trishta e gjithnjë të përhimta, ato zgjatonin nga mjetet e punës, një shkop a një trastë, ndërsa më të angazhuarit një thes tejmbushur me gjithçka hedhim ne më fatlumët. Me supet e mbledhura, sytë e përhumbura dhe kurrizet e thyera, aty pak elementë i liheshin imagjinatës”, shprehet Ermir Hoxha. Pothuaj gjithnjë vetëm, shokët e tyre të skajeve më të errëta mund të ishin vetëm disa pëllumba, vijon kuratori. Si dëshmitar që ata ende janë pjesë e librit të jetës, vijon Hoxha, në optikën e piktorit ata u trasformuan edhe më në shenjtërinë e së përditshmes. “Por prej trishtimit të skenës ato e humbin atë tisin e tyre të bardhë klasik, për një petk të përhimtë, herë më të qartë e herë më të errët, herë “bisedues” e herë më të heshtur, si gjithnjë pranë heronjve të poemës së mjerimit. Pëllumbat ishin shoqëruesit e parë “natyral” të tyre. Elementi i dytë që u shtua ishin aureolat. Të vendosura mbi kryet e figurave, fillimisht të mjegullta e më pas gjithnjë e më të kthjella, ato u propozuan si materializmi i një gjëegjëze të re universale, ku shenjtorët e traditës humbin arsyen e misionin në zgëqet më të fëlliqta. Etiketuar si Pavli, Pjetri, Magdalena, Llazari, a nënë Maria, ato sillen mes nesh, në atë vetminë e shurdhët gati të dorëzuar”, thotë Ermir Hoxha në tekstin e tij. Sipas kuratorit, për artistin ato janë dëshmia që fryma e shenjtë mund të strehohet paqësisht në cilindo prej nesh, pavarësisht petkut, aq sa dhe një lloj alibie pse ata meritonin të ishin protagonistë të kësaj ekspozite.

Një nga koleksionet më të rëndësishme  

“Dhe yjet rrinë e vështrojnë” është cikli më i fundëm i piktorit Gazmend Leka dhe i përpiktë si çdo vjeshtë në galerinë FAB, kuratori Ermir Hoxha shprehet se tashmë prej shtatë vitesh, ai është kthyer në një nga manifestimet më të fuqishme të pikturës vendase. “I gjithë cikli është një paralelizëm i kthjellët i asaj që po jetojmë. Aty “Vëllai i dashur” i pashpallur qendërzon i vetëm në trishtimin e vet si simbol i pandemisë së pafund, pasigurisë dhe kërcënimit të një lufte të re. Ata janë të gjithë ne. Janë dëshmia që ne dështuam dhe pse kemi tik tok, jetojmë në epokën dixhitale dhe tashmë mund të shihemi edhe me satelit”, shprehet Hoxha. Sipas tij, tek ky cikël i fundit piktori “gjeti” subjektin e duhur për të vazhduar natyrshëm edhe kërkimin e tij stilistik, atë plastikën ekspresive e cila mbi sipërfaqen e kanavacës kap frekuenca të një pikture me vlerë mirfilltazi muzeale. “E përveç vlerës estetike a njerëzore, ai po ndërton një nga koleksionet më të rëndësishme të pikturës bashkëkohore”, shprehet Ermir Hoxha. Piktor dhe profesor i arteve, vepra të Gazmend Lekës janë sot dhe pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, gjithashtu të tjera janë shpërndare në koleksione private në Shqipëri, Amerikë, Francë, Zvicër, Itali, Gjermani, Holandë, Spanjë, etj.