BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Kultura

Kuvendi studimor “Gjendja aktuale e studimeve mbi Arbëreshët”, nis ditët në Tiranë

Kuvendi studimor “Gjendja aktuale e studimeve mbi

Kuvendi i studimeve arbëreshe me temë “Gjendja aktuale e studimeve mbi arbëreshët” zhvilloi ditën e parë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. I organizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në kuadër të njohjes dhe analizimit të rezultateve kërkimore-shkencore të deritanishme mbi arbëreshët bëri bashkë emrat më autoritarë të studimeve mbi këtë lëmi nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia. Fjalën e hapjes e mbajti drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, prof. DianaKastrati, e cila theksoi se kjo qendër erdhi si një erë e freskët në mjedisin akademik, duke sjellë mendësi të reja, duke “shprishur” disa komoditete të stanjizuara, por gjithmonë duke i qëndruar me objektivitet interpretues të kaluarës sonë, sepse pa rrënjë ne nuk jemi të lirë. “Kjo përbën edhe thelbin e ndryshimit të institucionit tonë me ato simotra studimore në Shqipëri”, tha Kastrati. Në fjalën e saj, drejtoresha e QSPA vijoi se rrugëtimi kronologjik i studimeve mbi arbëreshët në Shqipëri në bashkëpunim me arbëreshët e Italisë në veçanti, si çdo fenomen tjetër që varet nga faktorë politikë më së pari, por edhe strategjikë kulturorë, ka njohur periudha lulëzimi, nëse mund të shprehemi kështu, po aq sa edhe një kurbë në zbritje. “Nëse realisht ne duam ta bëjmë pjesë të qenësishme e të natyrshme tonën këtë trung shqiptar të mbetur jashtë kufijve, nëse vërtet jemi aq të ndërgjegjshëm sa të kuptojmë se fati na ka “përkëdhelur” duke na e sjellë akoma këtë “xhevahir” antropologjik të ruajtur fuqishëm pas thuajse gjashtë shekujsh, nëpërmjet e falë një “kryeneçësie” të paprecedentë të kësaj popullate për të qenë “Arbëreshë” në gjuhë, doke, zakone, veshje e kulinari, ose është ky momenti vendimtar i ndërveprimit, ose (pa bërë Kasandrën), vështirë se do të ketë një të dytë. Në këtë kuadër, futet edhe vizioni i punës së qendrës”, u shpreh Kastrati. Kuvendi nisi më 27 shtator për të vijuar deri më datë 29 në MHK.