BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Kultura

Kuvendi “Trashëgimia kulturore arbëreshe. Vepra e Jeronim De Radës dhe Anselmo Lorecchio-s” në ditën e arbëreshëve

Kuvendi “Trashëgimia kulturore arbëreshe. Vepra e Jeronim De

Në ditën kushtuar arbëreshëve, sipari i aktiviteteve u çel me kuvendin “Trashëgimia kulturore arbëreshe. Vepra e Jeronim De Radës dhe Anselmo Lorecchio-s”, që u mbajt në Universitetin Politeknik. Ky kuvend më 6 qershor, ku ishin të pranishëm disa studiues të fushës u zhvillua nën moderimin e prof. Diana Kastratit, nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). Kuvendi u çel me fjalën përshëndetëse të zv. ministres së Kulturës znj. Meri Kumbe, e cila theksoi rëndësinë e kësaj ditë për vendin tonë. Sipas programit të Kuvendit “Trashëgimia kulturore arbëreshe. Vepra e Jeronim De Radës dhe Anselmo Lorecchio-s” fjalën i pari e mori prof. Matteo Mandalà, përgjegjës i departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos. prof. Mandala vuri në dukje projektet e realizuara nga departamenti ku theksoi rëndësinë e projektit “Besa”. Në vijim fjalën e mori prof. Francesco Altimari, përgjegjës i departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Kalabrisë, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së të shkuarës për hir të komuniteteve, por pa e ngrirë atë por duke ndërtuar të ardhmen, përmes konservimit të së shkuarës. Në kumtesën e tij prof. Shezai Rrokaj theksoi rolin e historisë, gjenetikës dhe traditës në konceptin shqiptarisë i cili shpërfaqet në gjuhë e kultura të vendeve të ndryshme. Ai u ndal në rolin e arbëresheve si simbol i shqiptarisë. Prof. Ymer Çiraku trajtoi rolin e De Radës në letërsinë shqipe dhe trajtesën që i ka bërë shkrimtari Ismail Kadare kësaj figure. Në vijim të kumtesave dr. Silvana Nini foli për kostumografinë arbëreshe si një pasqyrën më të denjë të kulturës arbëreshe. dr. Jolanda Lila trajtoi pikëtakimet mes Jeronim De Radës dhe Anselmo Lorekio-s. Ajo vuri në dukje, se Lorekio e konsideron De Radën mjeshtër të lëvizjes kombëtare shqiptare, ku dishepulli i tij më i denjë ishte vetë Lorekio. Ndër të tjera në fund të këtij kuvendi, prof. Kastrati theksoi rolin dhe kontributin e arbëreshëve në pavarësinë e Shqipërisë, të theksuar në një letër nga Ismail Qemali. Në përmbyllje ajo shprehu gjithë gatishmërinë e QSPA-së për bashkëpunime me të gjitha institucionet dhe organizatat aktive me fokus arbëreshët, që veprojnë në Itali dhe në Shqipëri.