BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

Kuvendin Diturak nga QSPA nuk zhvillohet këtë vit, shkak pandemia

Kuvendin Diturak nga QSPA nuk zhvillohet këtë vit, shkak pandemia

 Kuvendin Diturak “Mbi gjendjen aktuale të studimeve arbëreshe”, që ishte bërë me dije të zhvillohej në datat 25 dhe 26 nëntor, për shkak të situatës me pandeminë këtë vit nuk do të zhvillte në vendin tonë. Vendimi u bë me dije dje nga mbledhja e radhës e Këshillit Koordinues të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. Në praninë e shumicës së anëtarëve përbërës të tij, u diskutuan dhe u kaluan për miratim të gjitha pikat e parashikuara në rend të ditës. Kështu, Këshilli vendosi mbi miratimin e veprës studimore të prof. Klara Kodrës, monografisë “Santori poet dhe dramaturg”. U miratua rregullorja e revistës "Continuum" të QSPA-së dhe organet drejtuese të kësaj reviste dhe struktura e saj. Gjatë kësaj mbledhjeje gjithashtu u diskutua dhe u miratuan e funksione të ekspertëve/bashkëpunëtorëve me kontratë të përkohshme për botimet e Qendrës së Studimeve dhe Publikeve për Arbëreshët (QSPA). Në vijim të kësaj mbledhje, që u zhvillua online, Këshilli Koordinator vendosi edhe në lidhje me Kuvendin Diturak “Mbi gjendjen aktuale të studimeve arbëreshe”, i cili ishte vendosur të mbahej më 16-17 shtator e më tej u shty për 25-26 nëntor 2020, për shkak të situatës së pandemisë do të shtyhet sërish për t’u mbajtur vitin e ardhshëm. Disa muaj më parë, në njoftimin zyrtar nga QSPA thuhej se ky tubim mëton të nxjerrë në pah arritjet e deritanishme në lëmijtë e ndryshëm të studimeve mbi universin arbëresh si në studimet gjuhësore, studimet letrare, etnografike, antropologjike kulturore, të çështjeve juridike që lidhen me statusin aktual të arbërishtes si dhe, të përpunojë një strategji pune të përbashkët me të gjitha forcat studiuese në të gjitha trevat shqipfolëse, por po aq edhe të gjithë albanologëve të huaj që kanë pasur e kanë në vëmendjen e tyre çështjen e Arbërisë. Po sipas QSPA, Kuvendi mëton njëkohësisht, të dalë me një Rezolutë mbi perspektivat e ardhshme të zhvillimit të të gjithë këtyre problematikave. Misioni i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) është kryerja e studimeve të specializuara për historinë, letërsinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit mes studiuesve të fushës vendas dhe në diasporë e më gjerë, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e strukturës së studimeve mbi komunitetin arbëresh.