BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

“La Rrém”, një shfaqje për artistin shumëdimensional Muharrem Qena

“La Rrém”, një shfaqje për artistin

Shfaqja “La Rre?m” shënon premierën më 10 maj në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Teatri shprehet se “La Rre?m” është shfaqje requiem për artistin shumëdimensional, aktorin, regjisorin, këngëtarin dhe dramaturgun Muharrem Qena. “La Rre?m është artisti antikonformist, jokonvencional, bohemi e dashnori i veçantë. “La Rre?m” është dashuria dhe pasioni për artin, për të bukurën. E?shtë kënga, që buron nga shpirti, nga vuajtja e nga gëzimi. La Rre?mi ynë është universal. Ai i flet kohës edhe botës sonë. Kudo dhe kurdo. La Rre?m është njeriu revoltues, kryengritës dhe mosnënshtrues. Shfaqja “La Rre?m” është më shumë se sa dramë muzikore. E?shtë pasioni, emocioni, talenti i rrallë i artistit të madh. Drama e tij është edhe drama jonë”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës për premierën e datës 10 maj, që do të jetë në orën 19:30 të mbrëmjes. Kjo shfaqje do të vijojë dhe në datat 11, 12 dhe 14 maj në TKK. “La Rre?m” është me skenar nga Arian Krasniqi dhe regjisor Kushtrim Koliqi. Aktorë janë Ernest Malazogu, Ylber Bardhoshi, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, Flaka Latifi, Bujar Ahmeti, Tristan Halilaj. Muzikantë Leonard Canhasi, Teoman Uçka, Edmond Gjinolli, Ermal Sadiku, kompozitor Trimor Dhomi. Kostumografe Yllka Brada, skenograf Mentor Berisha. Video animacionet Florian Çanga, asistent regjisore Kreshnike Osmani. Inspicient Bajram Mehmetaj, piktura “Artisti” nga Rron Qena. Muharrem Qena, lindi në 25 qershor të vitit 1934 në Mitrovicë dhe vdiq më 25 shtator të vitit 2006 në Prishtinë, ishte shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar. Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje, që kontribuoi shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale. Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharrem Qena ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi brezave.