Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë shkarkimesh: Ja kush do largohet nga detyra

Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë
x

Kultura

“La Traviata” më 1956, TOB: Një tregues i rëndësishëm për teatrin

“La Traviata” më 1956, TOB: Një tregues i

 Opera "La Traviata" e Verdit u mbajt premierë në skenën shqiptarë më 3 dhjetor të 1956. Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se kjo vepër e kompozitorit Giusepe Verdi, me libret nga Francesco Maria Piave u drejtua nga dirigjenti Mustafa Krantja, regjisor N.S. Dombrovsky, piktor Hysen Devolli. Me mjeshtër kori Kostandin Trako dhe koreograf Skënder Selimu, TOB shprehet se kjo vepër tregoi që institucioni mund të vinte në skenë vepra të tilla ato vite.

“Vënia në skenë e “La Traviata”-s është një tregues i rëndësishëm që teatri filloi të vërë në skenë opera të këtyre përmasave”, pohon TOB. Në skenë Violeta u luajt nga Marie Kraja, Flora nga Shpresa Nishani, Alfredo Germont erdhi në skenë nga Maliq Herri. Për të vijuar dhe me Giorgio Germont- Kristaq Antoniu, Gastone- Kristaq Paspali, baron- Koço Timko, Marchese- Gaqo Zdruli, doktori Grenvil- Haxhi Tafaj, Annina- Andromaqi Haderi. “La Traviata” është një opera me tre akte nga Verdi. Jeta mondane e Parisit të fundshekullit të 19-të, sallonet aristokrate ku luhet jeta, dashuria, mllefet dhe intrigat në historinë e Violetës dhe Alfredos, janë në operën “ La Traviata” të Verdit.

Në një nga darkat mondane në sallonin e saj parizien kurtizanja e bukur, Violeta Valery, takon fisnikun Alfredo Germont, dhe për hir të dashurisë për të braktis jetën e saj prej kurtizane. Babai i Alfredos ndërhyn në bashkëjetesën idelike që të dashurit kanë nisur në një shtëpi fshati në periferi të Parisit. Edhe pse ai beson në sinqeritetin e ndjenjave të Violetës për të birin, ai këmbëngul që ajo të heqë dorë nga Alfredo. Violeta më në fund thyhet dhe largohet duke lënë vetëm një letër për Alfredon. Ajo shfaqet në një mbrëmje në shtëpinë e Florës në krah të të dashurit të saj të vjetër Baronit Douphol. Alfredo nevrikoset dhe bashkë me Baronin takohen në tavolinën e kumarit ku Alfredo fiton një shumë të madhe parash prej Baronit. Pasi nuk arrin të bindë Violetën që të kthehet me të, ai e ofendon dhe thërritet nga Baroni në duel. Violeta sëmuret dhe të gjithë miqtë e braktisin. Alfredo më në fund kthehet. Babai i ka rrëfyer atij për sakrificën e Violetës dhe i thotë, që ti kërkojë falje. E lumtur kur e shikon, Violeta përpiqet të çohet. Por është shumë vonë, ajo vdes në krahët e Alfredos.