BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Kultura

Lahuta në UNESCO, takim i grupit të ekspertëve të dosjes me lahutarët, bartësit e mjeshtërisë së punimit të saj dhe studiues

Lahuta në UNESCO, takim i grupit të ekspertëve të dosjes me

Lahuta është një prej veglave muzikore për të cilën duhet më shumë vëmendje. Studiuesit propozojnë miratimin e marrjes në mbrojtjes me një status të veçantë të lahutarëve dhe të mjeshtrave punues të lahutave. Fondacioni AADF dhe Ministria e Kulturës organizuan të shtunën në Shkodër takimin e grupit të ekspertëve me komunitetin e rapsodëve dhe të trashëguesve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita. Takimi u hap nga z. Ilir Parangoni, i cili bëri të njohur hapat që janë hedhur nga ky fondacion për mundësimin e përgatitjes së katër dosjeve të trashëgimive kombëtare për regjistrim në listat e UNESCO-s: Xhubleta, Transhumanca, Kcimi i Tropojës dhe Lahuta. E pranishme studiuesja australiane Susane Ogge-Milou, e cila ka mbështetur që nga fillimi punën e grupit të ekspertëve.  Në materialin e Akademisë së Shkencave thuhet se e gjithë veprimtaria u drejtua me përgjegjësi shkencore dhe profesionale nga studiuesi Rigels Halili, anëtar i grupit të punës. Në fjalën hyrëse akad. Vasil S. Tole theksoi rëndësinë e regjistrimit të lahutës dhe këngëve të lahutës në listën e pasurive të rrezikuara të UNESCO-s. “Puna e nisur 12 vjet më parë, me një nismë të qeverisë së Kosovës, nuk u mbyll me sukses jo për mangësi të punës përgatitore, por për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e UNESCO-s. Kjo vonesë na detyroi të ripërcaktojmë jo vetëm emrin, por edhe listën, kjo për shkaqe objektive, sepse trashëgimia për të cilën po diskutojmë është në rrudhje”, tha ai. Në vijim akad. Shaban Sinani paraqiti referatin e përbashkët, që u hap me një fakt domethënës për një të ardhme me sukses: në shkurt të këtij viti (2023) lahutari shqiptar Anton Çivlaku çeli në “Berlin Philarmonie” koncertin instrumental “Siparantum Choir”. Referati përqendrohej në dy pyetje kryesore: pse duhet të mbrohet lahuta dhe si duhet të mbrohet lahuta. Duke iu përgjigjur pyetjes pse lahuta është në rrezik, studiuesit theksuan se ka së paku dy shekuj që nuk është e qetë. Sharkia e çiftelia janë rrezikueset më të hershme të lahutës dhe të eposit. Në renditjen e faktorëve rrezikues, theksuan kumtuesit, do të lëmë mënjanë faktorët me karakter global: kufizimi i traditave të pashkruara në epokën e shoqërisë së informacionit dhe të virtualitetit; ndikimi i qytetërimit modern etj. Kufizimi fizik i numrit të rapsodëve, humbja e traditës së trashëgimit të mjeshtërisë është rreziku numër një. Një shkak themelor është prishja e kontekstit shoqëror-kulturor në të cilin është ruajtur lahuta. Nuk ekzistojnë më ose janë kthyer në rrallësi etnokulturore kulla, audienca tradicionale, oda e burrave, rendi fisnor, rregullimi kanunor, festat dhe ritet e vjetra.

Përgjegjësia e mirëqeverisjes

Përgjegjësia e mirëqeverisjes ishte çështja e fundme që u paraqit nga kumtuesit. Lahuta, eposi, konteksti kulturor i trashëgimisë që lidhet me to, në kushtet e globalizimit progresiv; të ndërprerjes së vazhdimësisë së brezave për shkak të zgjedhjeve të ndryshme të rezidentimit; të humbjes së interesit prej më të rinjve; nuk mund të trashëgohen më spontanisht, duke mbajtur vetveten. Vetorganizimi në shoqata, pa një mbështetje shtetërore me stimuj moralë, intelektualë e materialë, nuk e zgjidh dot problemin. Po ashtu sipas të pranishmëve në takim, studimet organologjike për lahutën dhe laurinë janë të kufizuara. Përfshirja e tyre në programet e studimeve në lëndën e muzikës në shkolla, në lëndë me zgjedhje në lice, në studimet e shkallës master e doktoratë në universitete, sidomos në UA, është e domosdoshme. “Në përfundim të debateve studiuesit propozuan miratimin e marrjes në mbrojtjes me një status të veçantë të lahutarëve dhe të mjeshtrave punues të lahutave, duke precizuar standardin e saj; nxitjen e formimit të rapsodëve të rinj në mjedisin ku jetojnë lahutarët e fundëm; marrjen e përgjegjësive nga pushteti vendor në rajonet ku mbijeton lahuta për mbështetje financiare ndaj tyre; plotësimin e një harte të arealit ku ruhet lahuta tradicionale dhe disa masa të tjera”, thuhet në materialin në faqen e ASH. Pjesa më e madhe e kohës që iu kushtua kësaj veprimtarie iu ruajt fjalës së lahutarëve, mendimeve dhe preokupimeve të tyre.