BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Lajpcig, Kumbaro: Nuk mund të kishte urë më të mirë lidhëse se letërsia

Lajpcig, Kumbaro: Nuk mund të kishte urë më të mirë

Në Panairin e Librit në Lajpcig ministrja e Kulturës Mirela Kumabro pohoi se letërsia është e vetmja hapësirë ku njerëzit e kulturave dhe kombë- sive të ndryshme i bashkon bashkë thelbi njerëzor, thelbi që na bën të lirë, është vendi i lirisë së brendshme të secilit prej nesh, pavarësisht vendit ku jemi rritur. “Pikërisht se letërsia nuk bazohet në numra, në shifra, në fakte reale, po tek e bukura në ndjenja, në përjetime dhe në mendimet e individit, i jep vlerë të veçantës, unikes, së papërsëritshmes. Ndaj nuk mund të kishte urë më të mirë lidhëse, mes nesh se letërsia”, tha ministrja e Kulturës. Me praninë e Michael Roth, Ministër Shteti për Europën, shkrimtarit Christoph Ransmayr, si dhe ministrave të kulturës të disa vendeve të Ballkanit dhe përfaqësuesve më të rëndësishëm të rrjetit “Traduki”, ministrja Kumabro tha se ky rrjet ia ka dalë ta krijojë këtë hapësirë lirie mes vendeve, këtë hapësirë vlerash njerëzore ku secili respektohet në veçantinë e tij, në thelbin e individualitetit që është gjuha. ““Tradukistani”, kjo tokë e përkthimit, ka arritur të vendosë rregull në kullën e Babelit, duke u dhënë rëndësinë e duhur përkthimit dhe përkthyesve. “Traduki” ka arritur të krijojë në këto dhjetë vite një familje ku fliten dhjetë gjuhë të ndryshme e ndjehet vlerësimi për secilën prej tyre, ku bëjnë pjesë katërmbëdhjetë vende po ku asnjëra nuk mban kreun e tjetra bishtin, ku tavolinat e diskutimit janë të rrumbullakëta dhe të gjithë kanë të drejtën e fjalës. “Traduki” ka qenë dhe mbetet për ne paradhoma e Bashkimit Europian, një model interimi ku shtete që tashmë janë në Bashkimin Europian, madje dhe në krye të strategjisë dhe politikës së këtij organizmi, si Gjermania, gjejnë gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit edhe me shtete aspirantë për në BE, si Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia, Serbia apo Shqipëria”, vijoi ministrja Mirela Kumbaro. Gjatë fjalës së saj Kumbaro tha se në filozofinë e bashkëpunimit për “Traduki”-n, nuk mund të ketë një komunitet me të panjohur, me të panjohurin nuk ka të shkuar, nuk ka të ardhme, ka vetëm shkëmbim interesash në të tashmen. “Për të pasur komunitet jetëgjatë duhet të njohim të shkuarën e gjithsecilit me qëllim që të planifikojmë bashkë të ardhmen, dhe vetëm përmes shkëmbimit kulturor, përmes letërsisë mund të arrihet kjo njohje. Një njohje që nuk nënkupton lartësimin e vlerave unike në historinë e gjithsecilit, lëvdimin e rrënjëve të lashta e të pastra, nuk nënkupton ngritjen e idhujve dhe shpikjen e heronjve mbrojtës të qytetërimit të gjithsecilit, por nënkupton zbulimin e atyre vlerave që kemi të përbashkëta në thelbin tonë njerëzor, nënkupton gjetjen e pikëtakimeve të historive tona në shekuj”, cilësoi më tej ministrja e Kulturës.

Më të lexuarat