BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Kultura

 Ledia Sulaj: Udha me baletin është e gjatë dhe plot sakrifica, të qëndrosh në treg duhet të punosh vazhdimisht në rrënjët e së shkuarës duke kërkuar të renë

 Ledia Sulaj: Udha me baletin është e gjatë dhe plot

“Zhizel”, “Arrëthyesi”, “La Sylphide”, “Monger” dhe në të tjera vepra baleti primabalerina Ledia Sulaj ka spikatur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Primabalerina thotë se sezoni artistik që u mbyll ishte i baletit. Ledia Sulaj ka një aktivitet artistik të suksesshëm. Me role në shfaqje të ndryshme të baletit sot është një nga emrat e dashur për publikun. Por udha e gjatë me baletin siç tregon dhe vetë nuk ka qenë e lehtë. Në intervistën për gazetën “SOT” primabalerina Ledia Sulaj vjen në një rrëfim për jetën artistike, pasionin dhe dashurinë për baletin dhe rolet në skenë. Ajo tregon se të veçojë rolet është e vështirë dhe secila pjesë sipas saj ka të veçantën e vet, si në koreografi, teknikë apo interpretim. Sot primabalerina e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ledia Sulaj shprehet se ka pasur fatin të punojë me disa emra të mëdhenj kombëtar dhe ndërkombëtar të baletit.

-Sezoni artistik solli në skenë shfaqje të ndryshme. Për ju si i mbyll ky sezon, çfarë spikati?

Fatmirësisht ky sezon ka qenë i mbushur plot me vepra të bukura klasike dhe moderne. Ka nisur pas një periudhe të vështirë si post covid me një inaugurim të madh të skenës sonë. Kënaqësi e veçantë, që u ndodhëm të gjithë së bashku me divën Ermonela Jaho dhe Placido Domingo. Më pas vijoi me premierën absolute të Angelin Preljocajt “Anossasion” e me radhë. Me balete repertori si “Arrëthyesi”, “Zhizel”, “La Sylphide”, “Monger”, “Humus”, etj. Duke mos përmendur veprat operistike, ku merr pjesë dhe baleti. Apo duke ju kujtuar se këtë sezon janë vlerësuar 3 kolosë të baletit shqiptar nga presidenti i Shqipërisë me titullin “Nder i Kombit”. Ndaj mund të them me plot gojën, që ky sezon qe i baletit.

 -Keni qenë në skenë me shfaqje të ndryshme, kë veçoni nga rolet tuaja?

Të veçoj rolet është shumë e vështirë i kam të gjithë afër zemrës, secila pjesë ka të veçantën e vet si në koreografi, teknikë apo interpretim. Për më tepër kur kthehem pas dhe mendoj që të gjitha biletat kanë qenë të shitura dhe kërkesa të shumta. Gjithsesi për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj pak fare më shumë mbresa dhe emocion tek unë për këtë sezon ka lenë baleti “Zhizel”. Historia naive, e fortë shumë emocionale e dashurisë së një vajze 15 vjeçare, që shndërrohet në tragjedi. Një përjetim rrënqethës në trupin tim dhe një teknikë të fortë dhe njëkohësisht e brishtë. Një vepër që ka magjinë e saj siç ndodh dhe në aktin e dytë në botën e përtejme. “Zhizel” nuk vdes kurrë.

 -Jeni shprehur më parë se në jetën artistike keni synuar gjithmonë veprat e ndryshme të larmishme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe se keni pasur dëshirën të vini ndryshe nga vepra në vepër. Si ka ndikuar kjo në prezantimin me aktivitetin tuaj artistik para publikut?

Është shumë e vërtetë, që jam munduar të vij ndryshe në çdo vepër. Të futem nën petkun e rolit, si dhe të futem në mënyra të tjera dhe të reja të shprehisë së trupit në çdo vepër. Është shumë e vështirë të them të drejtën. Për shkak se kur ke 15 vite rresht në punë pa bërë pjesë këtu pjesëmarrjeve që në shkollën e baletit vjen një moment, që thua si do ia dal të jem ndryshe dhe që ecim me kohën dhe shijet e publikut. Arti ndryshon evoluon, stilistika, koncepti ndryshon dhe për këtë shkak unë personalisht nuk kam lënë workshop dhe masterclass pa zhvilluar vetëm për të përfituar gjithnjë gjëra të reja dhe novatore. Ndaj mendoj, që të qëndrosh gjatë në një treg të tillë duhet të punosh shumë vazhdimisht në rrënjët e së shkuarës, duke kërkuar të renë.

-Ju keni pasur nderin të punoni me maestro kombëtar dhe ndërkombëtar të baletit. Çfarë keni parë në punën e tyre?

Me shumë krenari e pranoj, që kam pasur një fat të tillë të punoj me disa emra të mëdhenj kombëtar dhe ndërkombëtar të baletit. Të gjithë në mënyra të ndryshme më kanë mësuar të njëjtën gjë në thelb. Të jem me këmbë në tokë, të punoj dhe kur nuk na sheh domosdoshmërisht dikush, dhe të zhvillohemi më tej në mendësinë tonë si artistë. Do veçoja si të them mentorin tim ai që besoi tek unë më shumë maestro Ilir Kerni, që më thoshte: “Mos e mendo për suksesin, ai do të vijë vetë nëse ti bën atë që di të bësh më mirë”, ndaj jam shumë mirënjohëse. Dhe dua të shkoj më tej që dijet e mia t’ia kaloj brezave më të vegjël, që të kemi një brez të ri me artistë me vlerë në të ardhmen.

 -Jeta e një balerine nuk është veç ajo vezëllitësja në skenë, por ka edhe vështirësi. Sot jeni primabalerina, me çfarë jeni përballur nëse flasim për vështirësitë?

 Vështirësitë në këtë “zanat” fillojnë që herët. Që në moshë të vogël 5 vjeçare të duhet të stërvitesh fort, të ushqehesh pak dhe shëndetshëm, të mos luash shumë me shoqet dhe të punosh çdo ditë pa bërë shumë plazh. Unë personalisht kështu kam bërë. Mendoj se njeriu mbjell atë ç’ka korr. Jeta na e ka mësuar këtë gjë. Më pas vjen shkolla profesionale e baletit me orë shumë të zgjatura mësimi, me prova të shumta në sallën e baletit, me shfaqje brenda dhe jashtë vendit që nuk ishim mësuar fare në kohën që unë isha e vogël kishim ende vizat për të dalë jashtë dhe të rrije pa prindërit për 1 muaj ishte shumë. Apo vështirësi fizike kur ndrydhje këmbën dhe mendoje se u përmbys e gjithë ëndrra për të cilën kisha punuar. Vështirësitë janë të mëdha, por mendoj që më kanë bërë më të fortë dhe në fund arritja e objektivit tim më ka shijuar shumë më shumë pas vështirësive të kaluara. Ndihesh më shumë krenare kur kthen kokën pas dhe sheh nga u nise dhe ku ke arritur deri tani. Por kemi akoma përpara.

 -Jeni primabalerina, si ka qenë kjo udhë e gjatë me baletin dhe fillimet tuaja?

 Nisi si lojë, si qejf në moshë fare të vogël dhe u shndërrua në magjinë e një profesioni për tërë jetën. Udha është e gjatë e vështirë plot sakrifica siç e përmenda pak më lart. Por ama duhet të veçoja diçka shumë të rëndësishme, që pas një artisti ndodhet gjithmonë një i afërm shumë i përkushtuar si mamaja ime. Pa shtysën, mbështetjen, disiplinën, kritikat dhe mendimet e saj unë nuk do të isha askund. Është një udhëtim shumë i vështirë i lodhshëm si fizikisht dhe mendërisht, që nuk e bën dot vetëm sidomos kur është i tillë si zanat, që fillon në moshë të vogël. Pra unë karrierën time ja dedikoj mami Lindës. Por pa harruar në asnjë moment dhe motrën time të mrekullueshme Senadën. 3 femra të forta, që ia kanë dalë gjithmonë.

-Dëshira juaj artistike siç jeni shprehur dhe më parë është që baleti “Don Kishoti” të jetë në skenë. Pse kjo vepër?

“Don Kishoti” është një vepër, që e duan të gjithë në fakt. Që nga libreti, i cili është i vlefshëm në çdo kohë, sikurse dhe nga teknika e kërcimit që është një stil unik karakteri. Muzika perlë alegro dhe ritmike, nga interpretimi i personazheve të ndryshme ku me njëri - tjetrin i ndërthuren shumë bukur karakteret, si dhe një kostumografi dhe skenografi shumë të bukur. Është një vepër, që do shumë baletin, sepse edhe balet me 4 akte. Por unë e kam shumë dëshirë, sepse mendoj se më përshtatet në tekniken e lëvizjeve, në interpretim, dhe në karakterin tim si balerinë. Por mbi të gjitha mendoj se publiku do ta pëlqejë akoma më shumë, sepse ka nota humori sikurse të bën të reflektosh.

-Rëndësia e TKOB për ju në jetën artistike të vendit, si institucion kombëtar?

Rëndësia e TKOB besoj se është e qartë dhe nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ne e kemi treguar me vepra, që jemi ambasadorët më të mirë kudo në botë për Shqipërinë. Ku kultura, tradita dhe shpirti unë si shqiptar reflekton artin e këtij populli përtej kufijve. Sikurse dhe brenda vendit shpërfaqim vlera në rritjen e mirë të rinjve të sotëm. Ku të edukohesh me art është shumë më mirë se të rrish në kafe. Apo të mendosh se jeta e thjeshtë është më e bukur. Me vjen shumë mirë që në Tiranë njerëzit kanë shumë spektakle dhe teatro të ndryshëm. Do të doja që këtë larmishmëri artin ta shpërndanim akoma më shumë dhe në rrethet e ndryshme të Shqipërisë. Në fund të ditës arti të bën të reflektosh, pse jo të ndryshosh dhe të jesh një njeri më i mirë.

 -Nëse nuk do të ishit me baletin në skenë, profesioni tjetër ku e shikon veten?

Me këtë pyetje më ke lënë pa fjalë. Nuk e di balerinë përjetë mendoj unë. Por se kam menduar fare asnjëherë, sepse e kam pasur shumë të qartë brenda vetes çfarë dija të bëhesha. Tani që po e mendoj një mësuese shumë e mirë për fëmijët mund të isha bërë. Apo një gazetare në fushën e artit si ty Julia, apo menaxhere në një kompani udhëtimesh meqë më pëlqen shumë udhëtimi ose një patinatore në akull, sepse më pëlqen shumë ose një sportiste, sepse nuk rri dot shumë ulur në një vend në zyrë përshembull. Nuk e di, po di që rruga ime ishte e vendosur drejt baletit.

 -Me sezonin e ri, ku do të jetë Ledia Sulaj, në çfarë veprash në skenë?

Sezoni i ri patjetër, që do jetë i mbushur. Me sa di unë vjen sërish me një vepër të re. Koreografi i mirënjohur ndërkombëtar si Angjelin Preljocaj. Do të ketë vepra repertori dhe premiera absolute. Me tej nuk mund t’ju tregoj më. Unë do të jem aty në studio, duke punuar fort si gjithmonë për të qenë gati për çdo shfaqje të bukur për publikun tonë të dashur.

-Pas një aktiviteti të vlerësuar në sezonin artistik, ku do i kaloni pushimet verore?

Pushimet verore patjetër, që trupi ka nevojë shumë pas një sezoni intensiv, por dhe mendja ka nevojë për çlodhje. Nuk mund të rri 30 ditë pa punuar në fakt, por do ta alternoj midis fundjavave në plazh dhe ditët e javës në stërvitje. Dhe më pas vetëm 1 javë totalisht pushimin jashtë vendit me familjen. Ju uroj të gjithëve ju stafit dhe lexuesve tuaj pushime sa më të mbara. Dhe rimerrni energji sa më shumë që të kemi një sezon pune sa më frytdhënëse për të gjithë ne. Shihemi së shpejti.