BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Kultura

Ledian Gjeçi: Asnjë përgjigje deri tani nga Ministria e Kulturës për ngërçin ekonomik, pesha e krizës shtohet

Ledian Gjeçi: Asnjë përgjigje deri tani nga Ministria e

Artistët e sektorit të pavarur shprehen se nga Ministria e Kulturës deri tani ka pasur vetëm heshtje, në lidhje me planin ekonomik në ndihmë të tyre. Në këtë kohë të vështirë, ata kërkojnë që Ministria e Kulturës të ketë në vëmendje dhe sektorin e artistëve të pavarur, pasi deri tani asgjë nuk ka ndryshuar. Disa javë më parë artistë e pavarur përmes një letre me kërkesat e tyre iu drejtuan edhe kreut të qeverisë, më pas një email me një listë emrash të artistëve që kërkonin mbështetje arriti në Ministri të Kulturës, por situata vijon njëlloj. Regjisori Ledian Gjeçi artist i pavarur thotë se janë në javën e katërt të pritjes, por deri tani si duket Ministria e Kulturës ka vendosur të përgjigjet vetëm me heshtjen e saj. “Shkuan e u sosën tre javë, që nga koha kur artistët e pavarur kanë pasur komunikimin e parë dhe të fundit me Ministrinë e Kulturës në lidhje me ngërçin ekonomik. Ende asnjë përgjigje, dhe pesha e krizës shtohet për secilin nga ne. Tani jemi në javën e katërt të pritjes, e ndërkohë që çuditem me këtë vonesë, nuk mund të mendoj gjë tjetër veç konkluzionit që ministria ka vendosur të na përgjigjet me heshtje, duke na lënë të kuptojmë, që s'ka plan shpëtimi për ne”, thotë regjisori që dhe më parë ka reaguar për këtë situatë. Artistët shprehen se në një vend kur goditet e shkuara nuk është çudi, që dhe e ardhmja të vritet.  Regjisori Gjeçi shprehet se po përballen me dashakeqësi deri tani dhe asgjë nuk po zgjidhet. “Ministria hesht. Më e paketa që mund t'i thuash kësaj indiference është turp. Madje nuk do ishte e tepërt po ta quanim edhe dashakeqësi. Pasi në një vend ku vritet e shkuara, nuk është çudi të vritet edhe e ardhmja. Përfitoj nga rasti të përmend sërish se pjesa dërrmuese e të rinjve aktiv në artin shqiptar i përket artistëve të pavarur, dhe patjetër që pjesa dërrmuese e të ardhmes artistike shqiptare gjendet te këta individë.  Po për këtë çështje që ka një rëndësi strategjike kurrë s'është hartuar ndonjë politikë serioze edhe ende ministria vazhdon e ecën me logjikën 'të dali ku të dali'. Nëse nuk është kështu, ju lutem të shfaqet dikush, të na citojë politikën që ende nuk e dimë, e të na thotë se ku dreqin ka qenë efikase kjo politikë?”, vijon regjisori.

Për një zgjidhje të situatës

Regjisori Ledian Gjeçi thotë se nëse nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Kulturës për të gjetur një zgjidhje me këtë situatë, artistët nuk do të heqin dorë duke kërkuar të drejtat e tyre. “Unë sinqerisht do të dëshiroja zgjidhjen e kësaj situate, me dialog, me mirëkuptim, pa urrejtje dhe me ton korrekt nga të dyja palët, por nëse ministria nuk heq dorë nga indiferenca, sigurisht që as ne nuk kemi për të hequr dorë nga këmbëngulja jonë e drejtë. Kohë kemi boll, dhe do merremi pa u lodhur me gjërat që na përkasin”, thotë ai. Të gjendur në këto kushte artistët më herët iu drejtuan kryeministrit për krijimin e një fondi, si ndihmë për këtë sektor. Artistët shpreheshin se e konsideroni të udhës që qeveria të ngrejë një fond të posaçëm për artistët e pavarur, të destinuar për ruajtjen dhe vazhdimësinë e iniciativës së lirë krijuese, që komuniteti i tyre të vazhdojë funksionin si faktor i domosdoshëm për jetën sociale dhe kulturore gjatë dhe pas krizës së Covid-19, ka nevojë të përfillet në planet ekonomike sot. Artistët e sektorit të pavarur janë në pritje që shteti t’i mbështesë në këto kushte kritike, që po kalojnë këtë kohë për shkak të pandemisë globale ku janë ndërprerë dhe aktivitetet artistike dhe kulturore. Në datën 30 prill Ministria e Kulturës mori listën me 117 emra të artistëve të pavarur.