BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Ledian Gjeçi: Situata e artistëve të pavarur e rëndë, ndjehemi të papërfaqësuar nga një ministre që në kohë krize merret vetëm me llaç e gurë

Ledian Gjeçi: Situata e artistëve të pavarur e rëndë,

Artistët e sektorit të pavarur shprehen se janë në një situatë të rëndë, ku ka munguar dhe vëmendja nga institucioneve deri tani. Herë pas here ata i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës për një plan në ndihmë të tyre, por duket se deri tani janë përcjellë vetëm me fjalë. Ndërsa ministrja e Kulturës pak ditë më parë shkruante se sfida e saj si ministre ishte projekti i bibliotekës së kombëtare, për artistët nuk duhet të mungojë vëmendja dhe te problemet e tyre. Regjisori Ledian Gjeçi shprehet se ndërsa po ndjek veprimtarinë e ministres së Kulturës konstaton se më tepër po i kushton rëndësi çështjeve për të cilat është dhe profesioni i saj, duke mos treguar interesin që duhet për jetën artistike në vend dhe problemet që kanë artistët. Në një reagim, regjisori Ledian Gjeçi shton më tej ministrja e Kulturës e di që është një situatë e rëndë për artistët e sektorit të pavarur në vendin tonë. “Siç dihet, situata e artistëve të pavarur është shumë e rëndë. Të gjithë e dinë këtë. Edhe vetë ministrja. Por siç duket askush s'e vret mendjen, as vet ministrja. Çudi e madhe!”, pohon regjisori Gjeçi. Me qëndrimin e tij regjisori Ledian Gjeçi i bashkohet dhe reagimeve të tjera që kanë bërë artistë të ndryshëm gjatë kësaj kohe për situatën e rënë, që ata janë. Sipas regjisorit deri tani nuk ka pasur vëmendje për artistët e sektorit të pavarur, që duket se në këtë situatë po përballen me indiferencën e turpshme shtetërore. Ledian Gjeçi shprehet se si një regjisor dhe dramaturg i ri, përpiqet ta ndjekë me interes veprimtarinë e ministres dhe me keqardhje konstaton se ajo i kushtohet vetëm çështjeve arkitekturore, riparimeve, e restaurimeve. “Nuk them se bën keq, por kultura nuk mbështetet vetëm mbi gurë. Me gjasë ky zell i ministres buron edhe nga profesioni i saj, por nga ana tjetër unë dhe kolegët e mi të artit skenik, etj, që nuk jemi as prej llaçi e as prej guri ndjehemi të papërfaqësuar nga një ministre që në krize merret veç me llaç e me gurë, dhe injoron me vetëdije bazat njerëzore të kulturës kombëtare, ku një pjesë e mirë e tyre gjenden me siguri te artistët e pavarur, të cilët aktualisht mund të jenë jo vetëm të fyer, por të shkundur, të shtrydhur e të ndrydhur, për shkak të indiferencës se turpshme shtetërore”, thotë regjisori Ledian Gjeçi, një nga artistët që është i njohur dhe i vlerësuar me aktivitetin e tij në fushën e teatrit.

Kohët e krizave, testojnë dinjitete

Artistët e sektorit të pavarur janë në pritje që shteti t’i mbështesë në këto kushte kritike, që po kalojnë këto kohë për shkak të pandemisë globale. Në reagimin e tij regjisori Ledian Gjeçi thotë mes të tjerave se artistët janë injoruar nga ministria dhe shprehet se kohët e krizave janë të arta për të testuar dinjitete. “Nuk e di pse ministrja na injoron. Nuk e di nëse indiferenca i buron nga vetja apo nga lart. Por shoh të arsyeshme t'i kujtoj znj. ministre, lideres së komunitetit tonë, që kohët e krizave janë kohë të arta për të testuar dinjitete, dhe kohë perfekte për të shkëlqyer si lider, e për t'u testuar në je lider apo lodër”, shprehet regjisori Ledian Gjeçi. Më herët artistë të sektorit të pavarur i janë drejtuar përmes një letre kreut të qeverisë, ku shpreheshin që paketat e ofruara të ndihmave ekonomike nuk marrin në konsideratë në këtë moment shumë të vështirë artistët e pavarur. Më pas u bë me dije se Ministria e Kulturës reagoi duke komunikuar me grupin e artistëve të pavarur dhe duke i njoftuar se po hartohet një plan i posaçëm ekonomik. Për të përshpejtuar procesin u mblodhën të dhënat mbi numrin e artistëve të pavarur aktivë në kushtet normale dhe më pas numri iu komunikua ministrisë. Në datën 30 prill Ministria e Kulturës mori listën me 117 emra të artistëve të pavarur, por sipas tyre ende asnjë gjë konkrete nuk ka në ndihmë të tyre. Vonesat për prezantimin e planit në ndihmë të tyre, sipas artistëve thellon krizën me të cilën po përballen ata.

Më të lexuarat