BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x
BREAKING NEWS

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me
x

Kultura

“Legjenda e vendit t'shenjtë” shfaqet për herë të parë në Tiranë, historia dhe trashëgimia në film

“Legjenda e vendit t'shenjtë” shfaqet për herë

Trashëgimia dhe historia janë në filmin “Legjenda e vendit t'shenjtë”. Një film për një legjendë shqiptare, i cili për herë të parë u shfaq në Tiranë. Filmi u shfaq te “Reja”, në kuadër të festivalit “DoArt”, ku këto net vere po zhvillohen dhe të tjera aktivitete. Regjisorja Eliona Thomaraj thotë se me këtë film edhe ajo iu bashkua aktiviteteve, që po zhvillohen këto net vere. “Filmi është historik dhe përfshin gjithë familjen. Është kënaqësi të përhapësh historinë nëpërmjet filmit. “Legjenda e vendit t’shenjtë” shfaqet për herë të parë në Tiranë. Mendova, që ti bashkohem edhe unë festivalit “DoArt”, që po zhvillohet tek “Reja”, për një jetë sa më të pasur artistike”, tregon regjisorja. Drejtor animator e skenograf në film është Bledar Gërcaliu, kompozitor Mark Luli, skulptor 3d Simone Farigu. Skenariste dhe regjisore Thomaraj tregon se më parë është prezantuar edhe në kishën e Laçit. “Filmi është kryer nga pasioni dhe dëshira për të bërë legjendat tona realitet të animuar. I jam mirënjohëse grafistit Anti Palla, i cili bëri të mundur mbylljen e filmit. Filmi është prezantuar për herë të parë në kishën e Shna Ndojt, Laç”, tregon Thomaraj. Një projekt kinematografik realizuar me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, por për filmin e saj Thomaraj tregon se sjell ngjarjen e vërtetë të vrasjes së Shën Vlashit në Sebaste, me urdhër të Agrikolas,pagan ku nuk po i pëlqente popullariteti i Vlashit, mjek i ardhur në Sebaste ku meditonte e jetonte në një shpellë, përballë me kalanë e Sebastes (shpella e Shën Vlashit sot). Nëntë shekuj më vonë Urdhri Françeskan, që ndodhej në Sebaste donte të ndërtonte një kishë, por veglat natën fluturonin dhe shkonin mbi shpellën e Shën Vlashit (kisha e Shna’Ndojt, sot). Pas kësaj mrekullie njerëzit vendosën ta ndërtonin kishën atje, ku ndodhen veglat pas fluturimit nga Sebaste. Regjisorja Thomaraj thotë se edhe sot e kësaj dite, pelegrinët e shumtë, besojnë se aty ndodhet vendi i shenjtë

Kinemaja në netët e verës

 Filmi në Tiranë u shfaq te “Reja” dhe sipas regjisores Thomaraj kur shfaqet në një kinema të hapur i përshtatet më së miri dhe netëve të verës. “Vera dhe kinemaja e hapur shkojnë”, thotë ajo. Më herët kur filmi pritej të shfaqej premierë, Thomaraj ka treguar se ky projekt lindi si nevojë e ruajtjes se trashëgimisë popullore kulturore, siç janë legjendat shqiptare, të cilat duhen përcjellë tek brezat e rinj në mënyrë artistike. ““Legjenda e vendit t’shenjtë” hyn në kategorinë e filmit familjar, pasi temat e legjendave duan patjetër edhe shpjegimin përkatës alegorik. Subjektet e legjendave nuk janë përralla naive, por janë të bazuara në një pjezës të realitetit, pastaj hiperbolizohen figurat apo bëmat e tyre”, ka pohuar ajo për filmin që u shfaq së fundmi në “DoArt”. Filmi që ka financimin e QKK ka qenë  në disa festivale filmi, jo vetëm në Shqipëri por ka marrë pjesë edhe jashtë vendit, si në “Price Festival” Londër. Pas këtij filmi regjisorja do të ketë një tjetër projekt kinematografik po me financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.