BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Leipzig, autorët shqiptarë takim me publikun

Leipzig, autorët shqiptarë takim me publikun

Vazhdon në Leipzig Panairi i Librit, ku autorët shqiptarë kanë komunikuar me publikun. Hapja e Panairit të Librit në Leipzig, në stendën Traduki u bë me tre autorë të rinj të Europës Juglindore; Elona Çuliq për Shqipërinë, Shpëtim Selmani për Kosovën dhe Stefan Boskovic për Malin e Zi. Paneli i parë me temën “Vajza të mira, djem të këqinj?” Stefan Boskovic, Elona Çuliq, Shpëtim Selmani ku autorët diskutuan rreth të qenurit i ri në një vend të Europës Juglindore, të përballosh me sukses të shkuarën, pasiguritë ekonomike, si një proces kompleks dhe në një situatë të tillë disa vendosin të largohen dhe disa të qëndrojnë. Çfarë vendi zë në veprat e tyre trashëgimia sociale? Çfarë çmimi do të duhet të paguajnë nëse kundërshtojnë mendimin kolektiv? Pse Ballkani është ende një shtëpi e mirë? U lexuan pjesëza nga krijimtaria e të tre autorëve, si në gjuhen origjinale, ashtu edhe në atë gjermane. Tema e diskutimit të panelit ishte qasja e gjeneratës së re me problematikat e së kaluarës, përballja me ngërçet politike dhe sociale të së sotmes, dhe se a janë vërtet ata gjenerata që do i bëjnë gjërat më mirë, siç rëndom thotë gjenerata e vjetër? A është poezia një mënyrë për të përcjellë problematikat e kohës? Për autoren Elona Çuliq angazhimi i gjeneratës së re në çështjet më problematike të shoqërisë, aktivizimi i tyre dhe hovi për t'i ndryshuar gjërat që nuk shkojnë tani dhe këtu, është një shenje pozitive. Takimi u moderua nga drejtuesja e projektit të Tradukit Hana Stojic dhe përktheu për autorët shqiptare, përkthyesja Loreta Schillock. Takimi i stendës Traduki vazhdoi me autorët Ridvan Dibra për Shqipërinë dhe Cristian Teodorescu për Rumaninë. U lexuan pjesë të shkëputura nga romanet e tyre si në gjuhen origjinale ashtu edhe në atë gjermane. Autori Ridvan Dibra u prezantua me romanin e tij “Legjenda e vetmisë”. Tema e takimit ishte rreth legjendave si peizazhe të panjohura dhe historitë që mbartin ato. Pyetjes nëse shkruante për të ruajtur legjendat apo për të përcjellë një mesazh të ri, autori Ridvan Dibra iu përgjigj se "nuk interesohet aq shumë për ruajtjen e legjendave, por për përdorimin e tyre për të përcjellje synimet e tij estetike, artistike". Takimi u moderua nga kritikja Annemarie Turk dhe përktheu për gjuhen shqipe, përkthyesja Loreta Schillock.

 

Më të lexuarat