Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Leonardo-Opera Omnia” në Muzeun Kombëtar, me riprodhime të 17 vepra pikture të Da Vinçit

Postuar: 23/07/2019 - 07:32

Ekspozita “Leonardo-Opera Omnia”, me riprodhime të 17 vepra pikture të Leonardo Da Vinçit të një cilësie të lartë dhe me përmasat origjinale u çel në Muzeun Historik Kombëtar. E kuruar nga historiani i artit prof. Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom, ekspozita e cila ka udhëtuar nëpër botë është pjesë e një programi promovues ndërkombëtar për artin dhe edukimin e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe mbledh riprodhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo-s të ruajtura në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë. Ekspozita po prezantohet në shumë vende të botës si pjesë e aktiviteteve për 500 vjetorin e ndarjes nga jeta të Leonardo Da Vinçit. Publiku në këtë ekspozitë që u çel mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar do të mund të gjejë riprodhime të veprave si “Darka së fundit” , “Mona Lisa”, “Gruaja me fëmijë”, “Virgjëresha e shkëmbinjve” dhe të tjera. Ekspozita mbi veprën e Leonardo-s, së bashku me atë të krijuar vitin e kaluar mbi Caravaggio-n dhe aktivitetin e planifikuar për vitin e ardhshëm mbi Raffaello-n, rrjedh nga një reflektim mbi temën e përdorimit të kryeveprave të mjeshtërve të mëdhenj, organizimi i ekspozitave monografike në fakt është teknikisht i vështirë, pasi veprat janë të shpërndara në muze, kisha dhe koleksione private në mbarë botën. Përdorimi i riprodhimeve të të njëjtës madhësi si origjinali lejon mundësinë për të shijuar pikturën e një autori të madh në një hapësirë të vetme ekspozuese, duke e bërë atë të arritshme për një audiencë më të gjerë. Në të gjitha veprat e tij, Leonardo sjell një mesazh të madh njerëzimi, duke na provokuar që edhe sot të mos mbetemi në sipërfaqe, por të hetojmë thellësitë e botës, të njeriut, të jetës, për t’u rritur nga pikëpamja e njerëzimin dhe të jemi të hapur ndaj të ardhmes. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.

Trashëgimia kulturore italiane

Projekti “Opera Omnia” është projektuar me qëllim të rikrijimit të përvojës për të ardhur në kontakt me trashëgiminë kulturore italiane përmes shfaqjes së jashtëzakonshme, me riprodhime me definicion të lartë dhe të vërtetë në shkallë të kryeveprat e gjetura në muzetë në të gjithë botën. Itinerari i ekspozitës paraqet 17 riprodhime të 17 veprave të Leonardos, të zgjedhura midis më të rëndësishmeve. Falë përdorimit të teknikave dixhitale të sofistikuara dhe përdorimit të mençur të dritave, vizitori vendoset virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar përvojën emocionale, që përjetimi i kryeveprave të mëdha shkakton. Të fituara me kontributin e shumë fotografëve profesionistë dhe më pas të vendosura nën kontroll dhe në restyling, riprodhimet përputhen me origjinalet dhe janë të një rezolucioni shumë të lartë. Ato gjithashtu janë të pajisura me një sistem të sofistikuar backlighting, që duke lejuar rregullimin e intensitetit të dritës dhe temperaturën e ngjyrave, garanton një rendiment optimal në mjedise të ndryshme. Ekspozita “Leonardo-Opera Omnia” organizohet nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Instituti Italian i Kulturës dhe do të qëndrojë deri më 10 gusht për publikun.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 07:37

Ditën e djeshme në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” u hap ekspozita me titull “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, ku ishin mjaft foto të rralla dhe dëshmi nga kalvari i vuajtjeve në plot 14 qend

Postuar: 22/08/2019 - 07:34

Kinemaja verore prej një muajsh ka pushtuar qytetin bregdetar të Durrësit, i cili është i mbushur

Postuar: 21/08/2019 - 17:05

Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një i apasionuar pas zbulimeve ka

Postuar: 21/08/2019 - 08:52

Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e

Postuar: 21/08/2019 - 08:50

Rezistenca e artistëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar vijon të jetë

Postuar: 20/08/2019 - 07:37

Në Gjirokastër zbriti eventi i radhës i “Open Cinema”.

Postuar: 20/08/2019 - 07:34

Beteja për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar duket se do të jetë e gjatë.