BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Lepenica 2019”, projekt kërkimor shkencor për “Shpellën e Shkruar”

“Lepenica 2019”, projekt kërkimor shkencor për

Piktura parahistorike në strehën shkëmbore të fshatit Lepenicë e njohur ndryshe dhe si “Shpella e Shkruar”, është një nga sitet më të rëndësishëm të artit shkëmbor në vendin tonë dhe njëkohësisht një ndër sitet arkeologjike më të dëmtuara nga aktet vandale ndër vite. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, shprehet se për të eksploruar mundësinë e konservimit shkencor të sitit dhe rikuperimin e atyre pjesëve të dëmtuara, në mënyrë që të rritet shikueshmëria e figurave të pikturës, Instituti i Arkeologjisë së Tiranës, Escola Superior de Conservacion e Restauracion de BBCC de Galicia dhe DRKK, po bashkëpunojnë në projektin kërkimor shkencor “Lepenica, 2019", dokumentimi dhe vëzhgimi arkeologjik në një strehë me art shkëmbor parahistorik (Shpella e Shkruar, Lepenica), miratuar nga KKA me vendim nr. 63, datë 18. 3. 2019. Për DRKK Vlorë, me shumë rëndësi do të jetë shpalla e këtij siti monument kulture. “Projekti synon gjithashtu ri-dokumentimin sipas metodave bashkëkohore si dhe vëzhgimin arkeologjik në territorin përreth. Produkt i rëndësishëm i këtij projekti do të jetë edhe hartimi i dosjes për ta shpallur këtë sit të rëndësishëm monument kulture”, bën me dije Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë. “Shpella e Shkruar” e Lepenicës ndodhet në rrjedhën e mesme të Lumit të Vlorës, 800 metra mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit të Lepenicës. Ajo u bë e njohur për studiuesit dhe vizitorët pas viteve 1970. Në vitin 1930 është vizituar nga Shtjefën Gjeçovi i shoqëruar nga patrioti vlonjat Tol Arapi. Në faqet e brendshme të shkëmbit tavanor gjenden të vizatuara 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike. Vizatimet janë realizuar me bojë minerali ngjyrë kafe dhe datohen në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit. Ato flasin për një nivel të lartë të artit neolitik në vendin tonë. Për “Shpellën e Lepenicës” kanë shkruar e bërë studime profesor Muzafer Korkuti, profesor Dhimitër Shuteriqi, dr. Shpend Bengu, etj. Kjo shpellë vizitohet nga studiues të ndryshëm, por edhe nga turist të huaj, që kërkojnë të njihen me natyrën dhe historinë.

Më të lexuarat