Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Letërsia shqipe, në panairin e librit në Lajpcig

Postuar: 19/03/2019 - 07:34

Letërsia shqipe do të jetë e pranishme në panairin e librit në Lajpcig nga data 21 deri 24 mars. Një program edhe me takime të organizuara në stendën e Ministrisë së Kulturës, në stendën e rrjetit Traduki, si dhe në hapësira të tjera të panairit dhe jashtë tij. Ministria bën me dije se do jenë dy autorë të ftuar Lisandri Kola dhe Saimir Muzhaka; dy autore dhe përkthyese të ftuara nga rrjeti Traduki dhe rezidenca e përkthyesve në Berlin Lindita Arapi dhe Anrila Spahia (Ana Kove). “Është kthyer në traditë tashmë dhe paraqitja e katalogut në anglisht me veprat më të suksesshme të një viti më parë të cilin Ministria e Kulturës e propozon për shtëpitë e huaja botuese”, shkruan ministria në faqen e saj. Në katalog janë përfshirë veprat dhe autorët që kanë fituar çmimet më të rëndësishme të vitit 2018”, Henrik S.G. me “Sonatë për gruan e një tjetri” - Çmimi Kombëtar i Letërsisë, akorduar nga Ministria e Kulturës; Ardian Kyçyku me “Ati” - Çmimi i Autorit të Vitit nga Akademia “Kult”; Virgjil Muçi me “Piramida e shpirtrave” - Çmimi “Kadare”; Brajan Sukaj me “Ciklopi” - Çmimi për krijimtarinë më të mirë të vitit akorduar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë; Mitrush Kuteli (in memoriam) me “Përralla të moçme shqiptare” - Çmimi i Bibliofilisë, akorduar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Janë përfshirë gjithashtu në këtë katalog shkrimtarët më të suksesshëm për vitin 2018 me botimet e tyre jashtë vendit. Ridvan Dibra, i nominuar për çmimin Ballkanika me romanin “Legjenda e vetmisë”. Gjithashtu ky roman i përkthyer në frëngjisht nga përkthyesja Evelyne Noygues dhe i botuar nga shtëpia botuese “Le Ver a Soie” është përzgjedhur në 5 librat më të mirë për çmimin e përkthimit të vitit në Francë. Luljeta Lleshanaku, libri i së cilës “Negative space”, i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika, është botuar në Angli nga Bloodaxe Books dhe në Amerikë nga New Direction. Libri është ishte gjithashtu i përzgjedhur në 5 librat më të mirë për PEN Literary Award for Poetry in Translation. Për herë të parë në katalogun e autorëve janë përfshirë edhe dy përkthyeset më të suksesshme të vitit për përkthimet nga gjuha shqipe: Ani Gjika, përkthyesja e librit të Luljeta Lleshanakut “Negative space”, finaliste për PEN Literary Award for Poetry in Translation; Evelyne Noygues, gjithashtu finaliste për çmimin e përkthimit më të mirë në Francë. Takimi në stendën e Ministrisë së Kulturës do të jetë të premten më datë 22 mars, ora 16.30 me temë: “Përkthimi, thembra e Akilit e letërsisë shqipe”.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 07:54

Në Ditën Botërore të Librit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë pedagogët theksuan sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet libri në Shqipëri.

Postuar: 24/04/2019 - 07:52

 Filmi “Zgjimi i Enver Simakut” me skenar dhe regji nga Marco L

Postuar: 24/04/2019 - 07:49

Regjisorja Eliona Thomaraj shprehet se te “arTurbina” nuk do të pranojë kurrë të shko

Postuar: 23/04/2019 - 07:42

Olen Cesari rikthehet për publikun e Tiranës në një koncert të madh për dy mbrëmje me rradhë në s

Postuar: 23/04/2019 - 07:41

Në “Moscow International Film Festival” u shfaq premiera botërore e filmit artistik &

Postuar: 23/04/2019 - 07:39

Filmi “Internimi” i regjisorit Kast Hasa u shpall filmi më i mirë i huaj në “Ar

Postuar: 23/04/2019 - 07:38

Shkrimtarë dhe studiues sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit shprehen se ndihen të larguar nga Mi