BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Kultura

Leximi artistik i veprës “Prefekti” në Teatrin Kombëtar, regjisori Spiro Duni: Kjo vepër të shohë dritën e skenës

Leximi artistik i veprës “Prefekti” në Teatrin

Leximi artistik i vepër “Prefekti” shkruar nga Besim Levonja u bë me aktorët e Teatrit Kombëtar, nën regjinë e Spiro Dunit. Livestream në Facebook më datë 28 nëntor, dhe më herët Teatri Kombëtar shprehej se nuk duhej humbur. “Leximi artistik i kryeveprës së Besim Levonjës me të njëjtin titull vjen si një përshtatje me këndvështrimin e sotëm nga regjisori Spiro Duni. Mos e humbisni”, shkruante Teatri Kombëtar. Teatri bën me dije se transmetimi i leximit artistik i veprës "Prefekti" nga Besim Levonja ishte me rastin e festave të nëntorit dhe 48-vjetorit të premierës së shfaqjes me të njëjtin titull. Teksti i veprës u lexua nga aktorët Arben Derhemi, Flaura Kureta, Dori Çaushi, Erin Kujofsa, Laert Vasili, Margent Çaushi, Sokol Angjeli, Lulzim Zeqja, Niada Saliasi, Besmir Bitraku, Denardo Neziri, Donald Shehu, Genti Deçka, Myzafer Zifla dhe Vesa Bezhani. Para leximit artistik të veprës “Prefekti” që u soll për publikun, përmes një video në faqen e Teatrit Kombëtar regjisori Spiro Duni shprehej mes të tjerave se është një sprovë, ku artistët sfidonin veten. “Sot bëjmë një lexim artistik të vepër së mirënjohur “Prefekti” të Besim Levonjës, është një sprovë që e kemi marrë përsipër për të nënvizuar idenë e një profeti që paralajmëron se çfarë e zeze do ta gjejë Shqipërinë për shumë vite më pas. Këtu ne nuk kemi shfaqje, është një sprovë ku ne sfidojmë veten fillimisht dhe do të nxjerrim konkluzionet edhe me dashamirësinë e kolegëve tanë, që kjo vepër të shohë dritën e skenës sa më shpejt. Uroj që të zbaviteni”, shprehej regjisori i njohur Spiro Duni, i cili ka një aktivitet të vlerësuar në fushën e teatrit.

Aktiviteti i autorit

Besim Levonja (Elbasan, 16 mars 1922 - 21 qershor 1968) ka qenë aktor dhe shkrimtar shqiptar. Veprimtarinë e tij artistike Besim Levonja e filloi që gjatë Luftës së Dytë Botërore, me poezi në radhët e revistës “Kultura Islame”. Me krijimin e Teatrit Popullor në vitin 1945 Besim Levonja është ndër të parët artistë, që formuan grupin artistik të këtij teatri. Pjesa e parë që shfaqi Teatri Popullor nga dramaturgjia jonë është pjesa "Coni, Ishja, Roma", në vitin 1945. Por suksesin më të madh si krijues, Besim Levonja e arriti me komedinë "Prefekti" (dhjetor të vitit 1948), e cila për kohën qe një komedi e suksesshme. Rolet e tij në teatër janë të shumtë. Ndër kryerolet e tij në Teatrin Popullor përmendim Gjeloshin të shfaqja "Votra e huaj", plakun e urtë të shfaqja "Trimi i mirë me shokë shumë", Sokoli te "Halili dhe Hajria", Tetarefi te "Mikroborgjezët", varrmihësi "Hamleti", Dobçinski te "Revizori", etj. Besim Levonja ka interpretuar edhe në filmat artistikë ku përmendim "Toka jonë" dhe "Debatik". Vdiq më 21 qershor të vitit 1968. Mes vlerësime është dhe me titullin "Artist i merituar" për aktivitetin e tij.