BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Kultura

Librat për bibliotekat e shkollave, Shoqata e Botuesve Shqiptarë me kritika: Lista për qarë hallin, jo anësi dhe preferenca të dëmshme

Librat për bibliotekat e shkollave, Shoqata e Botuesve Shqiptarë me

Shoqata e Botuesve Shqiptarë sërish ka reaguar në lidhje me Ministrinë e Arsimit, duke shprehur se cili duhet të jetë qëllimi i vërtetë i pasurimit të bibliotekave shkollore në vendin tonë. Shoqata në këtë reagim për bibliotekat shkollore shprehet se duhet jo anësi dhe jo preferenca të dëmshme. “Mashtrime dhe preferenca me bibliotekat shkollore. Cili është, ose më mirë: cili duhet të jetë, qëllimi i vërtetë i pasurimit të bibliotekave shkollore? Plotësimi i orekseve apo kërkesave të shtëpive botuese, që të shesin sa më shumë apo zgjedhja e librave më të mirë, në radhë të parë të letërsisë artistike?! Sigurisht që kjo e dyta. A është e vështirë kjo punë? Jo fort e vështirë sepse ka shumë e shumë për të zgjedhur e për të propozuar. Duhet njohje, informacion dhe profesionalizëm. Edhe pak bashkëpunim, dhe shumë ndershmëri. Por jo anësi, jo preferenca të dëmshme”, shprehet në reagimin e saj SHBSH. Botuesit pjesë e shoqatës sjellin në vëmendje dhe punën që është bërë me bordin, që do të zgjidhte titujt. SHBSH shtron pyetjen çfarë ndodhi me Ministrinë e Arsimit? Sipas SHBSH, fillimisht u tha që bordi (apo bordet) do të zgjidhnin nga titujt, që shtëpitë botuese do të propozonin. “Në punë e sipër, kjo u ndërrua me një porosi tjetër: nga çdo shtëpi botuese jo më shumë se 5 tituj! Ja, që këtu nuk dalin në plan të parë interesat e nxënësve. Për nxënësin ka rëndësi që në bibliotekën e shkollës të gjejë sa më shumë libra të mirë, jo se të cilës shtëpi botuese janë. Pas shumë diskutimesh e konfliktesh dhe dorëheqjesh, puna vazhdoi me unanimitet të plotë e me kompetencë me porositë e dhëna (thonë se nga znj. ministre). Me këtë mënyrë edhe u bënin hatrin e qejfin disa shtëpive botuese e autorëve të preferuar, edhe hiqnin qafe ata që nuk i donin. E kanë në dorë këtë, nuk ke ç'u bën!”, vijon SHBSH.

 Më pak se gjysma letërsi artistike

Botuesit shqiptarë në reagimin e tyre që e kanë bërë publike dhe të faqja e shoqatës shprehen se në listë perlat e vërteta janë titujt. Botuesit shprehen për atlasin gjeotermal, botime për studime gjeologjike në vend, etj. “Nga lista prej 660 titujsh, më pak se gjysma janë letërsi artistike. Pjesa tjetër janë lloj-lloj. Perlat e vërteta janë tituj të tillë (që për një publik tjetër mund të jenë vërtet perla): Atlasi gjeotermal i Shqipërisë...; Histori e prodhimit kimik në Shqipëri: nga lashtësia në ditët tona; Historiku i kërkimeve dhe studimeve gjeologjike të Shqipërisë; Fjalor i emrave të bimëve dhe kafshëve: anglisht-shqip-latinisht etj si këto”, vijojnë botuesit në një reagim të tyre ditët e fundit. Sipas Shoqatës së Botuesve janë lista për të qarë hallin. “Marrim vesh që nxënësit po regjistrohen në lista pritjeje për t'i lexuar këta libra në bibliotekat shkollore. Po kështu kërkesa të shumta thonë që ka pasur për librat e një autori të shquar (ka plot 14 tituj të temave të larmishme) të gjitha të botuara nga një shtëpi botuese që mban emrin e një rilindasi. Edhe për këta libra ka shumë kërkesa. Prandaj shpresojmë që Ministria të nxisë DAR-et kudo që janë, të marrin këta libra në radhë të parë. Ta themi me dy fjalë: lista për të qarë hallin”, vijojnë botuesit. Në reagimin e shoqatës thuhet se ajo që nuk i ka shpëtuar kujdesit të çmuar të Ministrisë së Arsimit, ka qenë vëmendja për botuesit shkollorë. “Dikujt mund t'i shkojë mendja se mos këmbejnë favore, por jo, kjo nuk ndodh. A tha ministria nga 5 tituj? Pooo. Çfarë ndodh: shtëpitë botuese të librit shkollor kanë për shembull një titull libri për fëmijë, por që është seri dhe që ka 32 tituj, një seri tjetër ka 16 tituj, një tjetër 4, një seri tjetër me 10 tituj apo me 5 apo 6 tituj. Dhe kështu një botues i teksteve shkollore ka 55 tituj, tjetri 37 tituj e kështu me radhë. Dhe këto janë në listat e reja të tetorit 2021. Dhe kjo, të jeni të sigurt, nuk bëhet në përputhje me interesat e nxënësve. Gjejeni ju, kujt i intereson kjo punë e mbrapshtë”, thuhet në reagim. Edhe më datë 13 janar Shoqata e Botuesve Shqiptarë reagoi për pasurimin e bibliotekave shkollore.