BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Libri “Kuptimi i jetës” nga autori Irvin D. Yalon, një botim i ri nga shtëpia botuese “Morava”

Libri “Kuptimi i jetës” nga autori Irvin D. Yalon, një

Shtëpia botuese “Morava” spikat me stendën e librave të saj në Panairin e 25-të të Librit "Tirana 2022", që është aktiviteti më i rëndësishëm kulturor i vitit dhe zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Autorë të njohur janë pjesë e botimeve “Morava”, ku lexuesit mund të gjejnë tituj të ndryshëm në stendën e panairit. Një nga botimet e reja që vjen në shqip për lexuesit është dhe libri “Kuptimi i jetës”, me autor Irvin D. Yalom dhe përkthyer nga Griselda Zaimi. Disa njerëz i tremben kaq shumë borxhit të vdekjes, saqë e refuzojnë huan e jetës. “Unë mendoj se të gjitha këndvështrimet për kuptimin e jetës shtrihen përtej vetes sonë. Ato lidhen me brezat e tjerë të njerëzve rreth nesh, me fëmijët tanë dhe me familjet tona. Ne transmetojmë diçka nga vetja te të tjerët. Mendoj se është pikërisht kjo, ajo që e mbush jetën tonë plot me kuptim”, shprehet Irvin D. Yalom. Në gjashtë histori magjepsëse, të nxjerra nga përvoja e tij klinike, Irvin Yalom-ie dëshmon edhe një herë veten si një eksplorues i guximshëm i psikikës njerëzore, ndërsa i drejton pacientët dhe veten drejt transformimit. Me detaje elokuente dhe vëzhgim me sy të mprehtë, Yalom-i na prezanton me një kast personazhesh të paharrueshme: nga Paula, “kurtizania e vdekjes”, te Mërna, përgjimi i së cilës i jep kuptim të ri konfidencialitetit të pacientit e më pas te Magnolia, në prehrin e bollshëm të së cilës Yalom-i dëshiron të derdhë brengat e veta, edhe pse ai përpiqet të lehtësojë të sajat. Irvin D. Yalom ka lindur në Wasington D.C. në vitin 1921. Është profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Standfordit. Është autor i shumë tregimeve dhe novelave që lidhen me psikoterapinë si Kura e Shopenhaurit dhe shumë të tjera. Me librin “Kur qau Niçja” ka fituar medaljen e artë për novelën më të mirë të vitit 1993 nga Commonwealth California.

Pjesë nga libri

-Pyetje: Si e mbajmë mendjen në vend ne mjekët?

-Përgjigjja: Mësojmë të ushqejmë hipokrizinë. E kështu, unë punoja sa më dilte shpirti. Në fillim mësova ta zbusja shqetësimin tim - pishtari që më pati drejtuar rrugën në këtë mision. Pastaj u bëra mjeshtër i kanuneve të mbijetesës profesionale: mos u përfshi - mos lejo që pacientët të kenë shumë rëndësi për ty. Mos harro që nesër nuk do të jenë më. Mos u shqetëso për planet që ata kanë pasi të dalin nga spitali. Mos harro që gjërat e vogla janë të bukura - vendos qëllime të vogla - mos krijo terren për dështim. Nëse pacientët e grupit thjesht mësojnë që të folurit i ndihmon, që prania e njerëzve të tjerë i bën të ndihen mirë, që mund të jenë të dobishëm për të tjerët - kjo mjafton. “Ne kemi nevojë për artin”, thoshte Niçja, “që të mos vdesim nga e vërteta”. Prandaj unë kam ndjekur shtegun e artë. Gjithë jetën time, të gjitha përvojat, gjithë përfytyrimet, jam përpjekur t’i kthej në një lloj plehu të brendshëm, që digjet ngadalë dhe prej tij i sjell botës, herë pas here, diçka të re dhe të bukur.