BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Liceistët e vitit 1976, në ekspozitën e artit pamor “Përsëri bashkë” në Muzeun Kombëtar

Liceistët e vitit 1976, në ekspozitën e artit pamor

 “Përsëri bashkë” titullohet ekspozita e artit pamor e liceistëve të vitit 1976, në Muzeun Historik Kombëtar. Pas 43 viteve, që kanë lënë bankat e shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”, punët e piktorëve dhe skulptorëve janë prezantuar në këtë ekspozitë. Në ekspozitë janë punët e artistëve Adnand Bushati, Artjon Baboçi, Artur Dauti, Besim Dadaj, Bujar Veseli, Dhimitra Misrasi, Fatmir Boshnjaku, Fatos Kola, Hektor Beluli, Jordan Findiku, Leonard Dori, Musa Musai, Njazi Hyseni, Pashuk Shtjefni, Rajmonda Mato, Ramazan Memishaj, Shaban Bilali dhe Shaqir Veseli, ku i ftuar është dhe Skënder Strica me punët e tij. Në ekspozitë është prezantuar dhe puna Skënder (Gjergji) Lakos, pedagog në lice. Pjesëmarrës në këtë ekspozitë, që u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar, artisti Fatmir Boshnjaku tregon se janë prezantuar punë në gjini të ndryshme të artit. Duke folur për ekspozitën, piktori Boshnjaku shprehet se malli i atyre viteve në liceun “Jordan Misja” i bëri bashkë në këtë ekspozitë. “Ne jemi një grup artistësh, si piktorë, skulptorë, ka që merren me filmin, etj. U bëmë bashkë për mallin, nostalgjinë, kujtesa, respekti për njëri-tjetrin dhe kjo është më njerëzore për ne. Në këtë ekspozitë ne si artistë jemi prezantuar me punime të ndryshme. Ka piktura, grafika, instalacione, fotografi, skulpturë, etj”, pohon Fatmir Boshnjaku, piktor dhe kurator i ekspozitës. Në këtë ekspozitë, që vjen me titullin “Përsëri bashkë” prezantohen punime të reja për publikun, por një pjesë e tyre janë prezantuar dhe më parë. Piktori Fatmir Boshnjaku shton më tej se ekspozita ka shumë rëndësi për ata si pjesëmarrës, sepse për herë të parë pas 43 vitesh bëhen bashkë. “Janë 108 punime, që janë prezantuar nga ne, si dhe janë dhe punët e një pedagogu tonë që nuk jeton më, Skënder Lako. Ka peisazhe, kompozime, etj. Janë punë, që janë bërë vetëm për këtë ekspozitë, por ka dhe të tjera që nuk janë prezantuar më parë për publikun. Kjo është ekspozita e parë, që ne mbledh bashkë pas kaq vitesh në Muzeun Historik Kombëtar”, tregon mes të tjerave piktori Fatmir Boshnjaku.

Dashuria për artin

Ekspozita me mbi 100 punime është çelur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar, por sipas piktorit Fatmir Boshnjaku një pjesë e këtij grupi artistësh sot jetojnë jashtë Shqipërie. “Kur ne studionim në liceun artistik “Jordan Misja” ishin vitet 1972-1976. Ka qenë një miqësi shumë e bukur, ne kemi dhe nostalgjinë për atë kohë që kemi jetuar me njëri -tjetrin ato vite. Sot një pjesë prej nesh jeton jashtë Shqipërisë, si në SHBA, Greqi, Itali, Francë, etj. Të gjithë ne vazhdojmë punën dhe aktivitetin tonë me artin. Edhe nëse janë shkëputur dhe nuk janë shumë aktiv, vazhdojnë të prekin penelin për pikturë”, tregon më tej piktori Boshnjaku për artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë me punët e tyre. Këtë herë të gjithë bashkë në Muzeun Historik Kombëtar, por piktori Fatmir Boshnjaku shton më tej se ndër vite si artistë ata kanë marrë pjesë në ekspozita të ndryshme me punët e tyre. “Ne nuk na mbledh asgjë tjetër, por na mbledh vetëm dashuria për artin. Ne gjatë këtyre viteve kemi marrë pjesë më parë edhe në ekspozita të tjera ndër vite, qoftë dhe me grup piktorësh. Por këtë herë ne jemi bërë bashkë, ne që kemi qenë në vitet 1972-‘76 në lice”, shton më tej piktori Fatmir Boshnjaku. Ekspozita do të qëndrojë për publikun në MHK deri më 18 nëntor. Liceu artistik "Jordan Misja" në Tiranë u themelua në vitin 1946, dhe emërtimi u bë në nder të piktorit dëshmor Jordan Misja. Që në fillim të veprimtarisë së tij, me punën dhe angazhimin tregoi se është një qendër e rëndësishme edukative dhe arsimore për përgatitjen e artistëve të rinj në gjini të ndryshme të artit. Liceu artistik "Jordan Misja" për disa dekada ishte e vetmja shkollë e mesme artistike në Shqipëri. 

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat