
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Linda Kazani: Shfaqja “Zani i Shtojzovalleve” me një program të pasur, por dhe për të sensibilizuar publikun

Shkruar nga Julia Vrapi 24 Nëntor 2022

Artiste të njohura janë bërë bashkë për shfaqjen “Zani i Shtojzovalleve”, që vjen në skenë këtë mbrëmje me rastin e ditës ndërkombëtare “Stop dhunës ndaj gruas”. Një program i pasur artistik, por dhe mesazhe për të sensibilizuar publikun vjen në “Zani i Shtojzovalleve”, që do të jetë në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Sopranoja Linda Kazani tregon se me këtë shfaqje janë prekur shumë tema. Ajo shprehet se këtë mbrëmje artistike ia dedikojnë ditës ndërkombëtare “Stop dhunës ndaj gruas”. “Në program ne kemi prekur shumë tema dhe gjëra konkrete siç është dhuna një fenomen, që prek shumë gra në mbarë botën dhe njerëzit që kanë fatin e mirë të mos jenë prekur nga dhuna i shohin këto gra si viktima, ndërkohë këto nuk janë vetëm viktima të dhunës, por dhe viktima të Sindromës së Stokholmit. Ne jemi ndalur dhe në faktin psikologjik, çfarë i bën Sindroma e Stokholmit, ky fenomen psikologjik, ku viktima simpatizon persekutuesin. Në shumicën e rasteve këto gra dhunohen nga njerëzit e afërt, kanë një raport emocional me persekutuesin e tyre”, tregon Kazani. Sopranoja Linda Kazani shprehet se kanë analizuar sindromën nëpërmjet pjesëve muzikore, që vijnë në këtë shfaqje. “Përshembull Mozart me muzikën e tij dhe Gëte me tekstin e tij kanë sjellë në art që në fundshekullin e 18-të dhe kanë analizuar këtë fenomen, që përpara se të studiohej psikoanaliza. Në pjesën “Vjollca”, që unë e kam përkthyer në shqip do t’ia tregojmë dhe publikut në shfaqje për të vërejtur se si Mozarti e nënvizon analogjinë e Gëtes me ndryshimin e tonalitetit”, tregon sopranoja e njohur.
Një program i pasur
Gratë mund t’ia dalin për të ndryshuar fatin e tyre shprehet sopranoja Linda Kazani, që sipas saj kjo do të vijë e treguar dhe në momente të tjera artistike të kësaj shfaqje. Sopranoja Linda Kazani tregon se dhe në aktrimin e aktores Rozi Kostani do të ketë pjesë të recituara, që prekin këtë temë dhe analiza të ndryshme. “Një program dinamik dhe me gjëra interesante që i përshtaten kësaj teme dhe jo thjesht për të bërë koncert muzikor, por dhe për të sensibilizuar publikun. Titulli “Zani i Shtojzovalleve”, pra këto shtojzovalle, këto luftarake të ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Shtojzovallet janë dhe figura mitologjie të lashta greke, por jo vetëm greke, por dhe të Shqipërisë ku krijohet kjo analogjia jonë që duhet të krijojmë forcën nga ne vijmë. Pra këto shtojzovalle, këto luftarake të ngrenë zërin për të drejtat e tyre. Në këtë shfaqje i gjithë stafi është gra që do të performojnë”, tregon sopranoja Linda Kazani për këtë shfaqje. Aktore dhe regjisore në shfaqje është Rozi Kostani, pianiste Ina Petrollari, balerinë Luisa Dinellari, Sara Koçi, Xhoni Spahi, Sedmir Memia, si dhe kori i vajzave “Nënë Tereza” nën drejtimin e dirigjentes Suzana Turku. Mbrëmja artistike ka dhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Sopranoja Linda Kazani që interpreton në këtë shfaqje është një emër i njohur për publikun, pasi herë pas here është prezantuar në aktivitete të ndryshme muzikore. Linda Kazani është aktualisht pedagoge e kantos në shkollën e saj në Klagenfurt, Austri. Jep mësim profesional në të gjitha gjinitë e kantos lirike.
Më të lexuarat


Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art

Një mbrëmje përkujtimore në TKOB për viktimat e Holokaustit
