BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x
BREAKING NEWS

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe
x

Kultura

Linda Kazani: “Tingulli frymëzues i femrave” me pjesë muzikore për herë të parë në skenën shqiptare për të përçuar elegancën, lirikën, poezinë dhe ndjeshmërinë femërore

Linda Kazani: “Tingulli frymëzues i femrave” me pjesë

Sopranoja Linda Kazani është një prej artisteve, që karrierën e vet e ka ndërtuar jashtë Shqipërisë dhe prej vitesh jeton në Austri. Linda Kazani ka qenë soprano me angazhim në Teatrin e Operës së Klagenfurtit në Austri, prej vitit 1999-2012. Më pas ka bërë karrierën e solistes së lirë nëpër teatro të ndryshme europiane. Sopranoja e njohur në intervistën për gazetën “SOT” thotë se rruga e artit duhet të cilësohet jo vetëm si e vështirë, por edhe e bukur. Mbi të gjitha arti shprehet ajo është mentalitet jete, si për artistin edhe për publikun.  Sopranoja ndodhet këto ditë në Tiranë dhe tregon se në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas për publikun do të zhvillohet koncerti “Tingulli frymëzues i femrave” te qendra kulturore kompleksi i Katedrales Ortodokse Tiranë. Ajo shprehet se është përzgjedhur një program me pjesë, që do të sillen për herë të parë në skenën shqiptare. Sopranoja thotë se ideja për të bashkëpunuar me mike dhe kolege të brezit të saj, që nga vitet e shkollës, u prit me shumë entuziazëm. Linda Kazani është aktualisht pedagoge e kantos në Klagenfurt, Austri. Jep mësim profesional në të gjitha gjinitë e kantos lirike.

-Në vijim të aktivitetit tuaj me qendrën “Eventus”, ju sillni këtë koncert të veçantë. Kur menduat ta realizoni, çfarë patët synim të përcillni përmes tij?

Ideja e këtij koncerti na lindi pas koncertit “Zani i shtojzovalleve”, që zhvilluam në nëntor 2022. Nëse ju kujtohet, tema e atij aktiviteti ishte sensibilizimi i publikut ndaj kauzës humane “Stop dhunën ndaj gruas”. Nëpërmjet repertorit të zgjedhur ne e përqendruam fokusin e programit në ndërgjegjësimin e gruas, në mënyrë që ajo të dalë nga roli i viktimës, dhe të zërë vendin e saj dinjitoz në shoqëri, familje, profesion dhe në çdo fushë të jetës. Ndërsa ne koncertin e organizuar me rastin e 8 -Marsit, menduam që të përqendrohemi në figurën e gruas artiste, pra gruas krijuese dhe interpretuese. Figurat e kompozitorëve Clara Schumann, Alma Mahler, Anna Amalia von Sachsen, Florence Price si edhe kompozitorja jonë e parë: Lola Gjoka, me historinë e tyre, na bëjnë të kujtojmë se kjo liri që ne gëzojmë sot, nuk është e vetëkuptueshme, përkundrazi, gratë e brezave para nesh kanë sakrifikuar shumë për të fituar lirinë krijuese. Siç e dimë nga historia e artit, shumë gra artiste përdornin pseudonime emra burrash, që ti publikoheshin dhe ti njiheshin veprat e tyre. Në fundshekullin XIX dhe fillimi i shekullit XX vajzave iu bë e mundur të diplomoheshin njësoj si burrat. Duke i sjellë nën interpretimin e grave interpretuese në skenë, synojmë të sensibilizojmë vajzat dhe brezin e ri në përgjithësi, për vlerat intelektuale dhe artistike që përcjell ky kontribut dinjitoz i gruas krijuese në botë dhe në Shqipëri.

-Një program muzikor i veçantë dhe premiera...

Siç e kam theksuar edhe në aktivitetet e shkuara, tematika e aktivitetit i imponohet artistit në përzgjedhjen e programit. Në përzgjodhëm me shumë kujdes një program me pjesë të panjohura për publikun dhe po i sjellim për herë të parë në skenën shqiptare, me shumë mirënjohje për këto gra artiste, që na e përgatitën rrugën e suksesit me shumë mund dhe dinjitet. Ky koncert titullohet në anglisht, edhe si një mesazh ndërkombëtar, pasi 8 Marsi është festë ndërkombëtare, “Women`s inspiring sound”- Tingulli frymëzues i femrave. Në formatin e muzikës së dhomës, sjellim pjesë vokale dhe instrumentale të interpretuara me kujdes të veçantë, për të përçuar elegancën, lirikën, poezinë dhe ndjeshmërinë femërore.

-Bëheni bashkë instrumentiste dhe këngëtare. Si u prit ftesa juaj për këtë koncert të veçantë?

Ideja ime për të bashkëpunuar me mike dhe kolege të brezit tim, që nga vitet e shkollës, u prit me shumë entuziazëm dhe respekt të ndërsjelltë nga të gjitha vajzat (se ne kështu i flasim njëra- tjetrës, paçka se jemi gra e nëna me fëmijë të rritur tashmë). Është një kënaqësi e veçantë për mua të muzikoj me Ina Petrollarin, Dorina Laron, Edmea Krasniqin, Alba Kolën dhe Stela Bellon. Na puqet shumë mirë kimia artistike, shija muzikore për të komunikuar dhe dialoguar me fraza muzikore. Besoj se dhe publiku do t`a ndjejë qartë këtë gjë. Në koncertin tonë kemi të ftuar edhe Marsela Çibukaj me një performancë ndryshe nga herët e tjera. Marsela e pëlqeu shumë idenë time, që të bëhemi bashkë në një program vetëm ne gocat, pa bendin, pa djemtë. Performanca e saj do të jetë gjithashtu një surprizë për publikun, që tashme e njeh shumë mirë si këngëtare të muzikës së lehtë. Ajo këtë radhë shfaqet para publikut me shoqërim në piano me repertor jazz klasik, të kompozitores Nina Simone.

 -Pas këtij koncerti si do vijojë aktiviteti me qendrën tuaj, a do kemi koncerte të tjera?

Besoj se po. Megjithatë idenë e një projekti duhet ta mendojmë, organizojmë dhe konkretizojmë hap pas hapi, pa u ngutur. Në mënyrë që gjërat e bukura të na dalin të tilla, pas një pune të mirëmenduar në skuadër.

-Ju zhvilloni herë pas herë aktivitete me qendrën “Eventus”, por pse u krijua kjo qendër, çfarë keni synuar në punën tuaj për pjesën artistike?

Teksa shohim se si shumë të rinj vazhdimisht largohen të studiojnë jashtë vendit, krenohemi me aftësitë e tyre, vullnetin e tyre për të arritur rezultate të shkëlqyeshme. Krenohemi me ata, që përfaqësojnë Shqipërinë në mbarë botën me sukseset e tyre. Por me njërin sy qeshim dhe me tjetrin qajmë…Po Shqipërinë kujt do t’ia lëmë? A do të kthehet ky potencial artistësh dhe intelektualesh përsëri në atdhe? Me synimin që të sensibilizojmë këta artistë të rinj dhe t`ju japim atyre mundësinë të kontribuojnë në vendin e tyre, qendra “Eventus” drejtuese ekzekutive e së cilës jam unë, me anë të këtyre projekteve synon të kthejë vëmendjen në potencialin më të madh që kombi ynë ka: rininë shqiptare, si një gur themeli për trashëgiminë dhe edukimin e brezave të rinj. Misioni i qendrës “Eventus” është promovimi dhe mbështetja e inovacionit, krijimtarisë, veprave dhe punës së artistëve të rinj, duke u mbështetur në traditën dhe edukimin e mjeshtrave kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

-Në punën tuaj ju i kushtoni shumë vëmendje dhe të rinjve. Por sa e vështirë është sipas jush përballja me rrugën e artit?

Unë mendoj se rruga e artit duhet të cilësohet jo vetëm si e vështirë, por edhe e bukur, e kultivuar, pasionante, interesante, pasuruese e shpirtit, e qëndrueshme, e disiplinuar. Por mbi të gjitha arti është mentalitet jete, si për artistin edhe për publikun.

-Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit po rikthehen vepra muzikore shqiptare, që kanë qenë dekada më parë në skenë. Për ju sa ka rëndësi kjo?

Aktivitetin e TKOB unë e ndjek si në rrjetet sociale, por edhe si publik kur ndodhem në Tiranë. Megjithëse në Shqipëri mungon shkrimi analizues i kulturës nga muzikologët dhe teoritikët e diplomuar të kësaj fushe, unë i ndjek këto aktivitete me kureshtjen dhe dashamirësinë time për ecurinë e artit në vendin tim. Viti 2023 shënon disa data të rëndësishme historike të operës dhe baletit shqiptar. Një nga këto është edhe 60- vjetori i premierës së baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria” i kompozitorit Tish Daija i realizuar nga figurat mitike të baletit shqiptar Ganimet Vendresha dhe Xhemil Simixhiu. Unë shpresoj që ky përvjetor i rëndësishëm mos mbetet pa u kujtuar nga TKOB. Përsa i përket operetës “Karnavalet e Korçës”, meqë jam këto ditë në Tiranë, pata mundësinë t`a shoh. Më pëlqeu gjetja dhe vënia regjisoriale e Inva Mulës, kostumet dhe skenografia e sjellë me shumë elegancë dhe plot ngjyra e bënë këtë shfaqe një spektakël të vërtetë. Orkestra profesioniste mbështeti shumë mirë interpretimin e korit dhe të solistëve. Kori tingëlloi shumë solid. Dëgjohesh zërat e këngëtarëve me përvojë të korit, që konsolidonin tingullin masiv si shtylla mbështetëse edhe për zërat e rinj. Solistët e gjeneratës së parë te “Karnavalet e Korçës”: Xhovana Doko, Hysen Koçia, Ibrahim Tukiçi, Zeliha Sina, Shqipe Zani, etj, kanë lënë gjurmë të mëdha. Për të mbushur këto gjurmë këngëtarët e rinj solistë u gjenden përpara një pritshmërie dhe përgjegjësie të madhe. Disa prej solistëve (për arsye etike, nuk po i përmend me emra) nuk iu kuptua teksti i kënduar, disa të tjerë me tingullin e tyre nuk e përshkonin tingullin e orkestrës drejt publikut, për shkak edhe të mungesës së njohurive teknike vokale. Kjo për shkak të mangësive në formimin e tyre profesional.

 -Ju keni interpretuar në skena të ndryshme, a ka role në opera që keni dashur t`i sillni dhe ju kanë munguar në aktivitetin artistik?

Unë kam qenë soprano me angazhim fiks në Teatrin e Operës së Klagenfurtit në Austri, prej vitit 1999-2012. Më pas kam bërë karrierën e solistes së lirë nëpër teatro të ndryshme europiane. Në sezonet lirike kam realizuar rreth 27 role kryesore operistike: Bellini- La sonnambula- Amina,-Norma, I Puritani- Elvira, Donizetti- Lucia di Lammermoor- L`elisir d´amore- Adina, Giannetta, Don Pasquale - Norina, Anna Bolena, Massenet-Werther-Sophie, Mozart-Bastien und Bastienne, Così fan tutte - Despina, Die Entführung aus dem Serail-Blondchen, Le nozze di Figaro- Susanna, Barbarina, Die Zauberflote-Konigin der Nacht, Don Giovanni- Zerlina, Dona Anna, Mussorgski- Boris Godunow-Xenia, Puccini- Gianni Schicchi-Lauretta, Boheme- Mimi`, Rossini- Semiramide, Strauss, R- Ariadne auf Naxos- Zerbinetta, Tschaikoëski- Pique Dame- Mascha, Verdi-La Traviata-Violetta, Rigoletto- Gilda, Don Carlo Voce dal Cielo, Un ballo in Maschera- Oscar. Gjithashtu repertori im lirik është i pasur me vepra oratorio, cantata, simfonie, Lieder dhe vepra të muzikës së dhomës si edhe vepra të repertorit musical. Për më shumë informacione mund të klikoni edhe në faqen time www.lindakazani.com. Unë ndihem e realizuar dhe nuk kam asnjë pishman, as në karrierë, as në jetën private, pasi Zoti më ka bekuar me një familje të lumtur.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat