BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Lindja e largët dhe bukuritë shqiptare, në 80 punime të ekspozitës “Home and abroad”

Lindja e largët dhe bukuritë shqiptare, në 80 punime të

Ekspozita “Home and abroad” me 80 punime në akuarel ka bërë bashkë artistin Helidon Haliti dhe piktorin e njohur kinez Li Xiaocheng. Pas Kinës këtë herë është Tirana me ekspozitën që prezanton 40 punime në pikturë në gjininë e akuarelit të piktorit Haliti, si dhe 40 punime të tjera të mjeshtrit kinez Xiaocheng. Piktori Helidon Haliti pohon se në 80 punimet e ekspozitës janë jo vetëm bukuritë shqiptare, por dhe ato të Lindjes së largët. “Kjo është ekspozita ime e parë në akuarel me 40 punime të realizuara përgjatë 3-4 viteve të fundit. Ekspozitë në të cilën jemi bashkë me mjeshtrin kinez, dekanin e Akademisë së Chanto, Li Xiaocheng, ku edhe ai vjen me 40 punime në Tiranë. Krahas bukurive shqiptare në gjininë e akuarelit pasqyrohet edhe magjia e Lindjes së largët.

Kjo ekspozitë u mbajt me sukses në Kinë dhe unë e sjell pranë artdashësve të mi edhe në Muzeun Historik Kombëtar”, tregon piktori Helidon Haliti. Mjeshtri kinez, i cili është njëkohësish edhe dekan i Akademisë Chanto, Li Xiaocheng i gjendur në Tiranë për ekspozitën “Home and abroad” thekson se bashkëpunime të tilla i shërbejnë shkëmbimit të kulturave mes dy vendeve. “Jam mjaft i lumtur që arrita të hap një ekspozitë në Shqipëri. Falenderoj shumë Helidonin, që organizoi një aktivitet të tillë. Një muaj më parë, në Kinë hapëm një ekspozitë të tillë ku nëpërmjet pikturave të tij arritëm të shohim këtë pamje të mrekullueshme të Shqipërisë. Shumë nga pjesëmarrësit vlerësuan teknikën e përdorur nga piktori Haliti dhe pati një vlerësim të lartë për punimet e tij. Duke marrë shkas nga mënyra se si paraqiti punimet e tij të Shqipërisë në Kinë edhe unë solla pjesë nga kultura tradicionale kineze dhe nga sfondi kinez. Nëpërmjet kësaj ju jepet mundësia të njihni diçka nga realiteti kinez dhe është një këmbim i kulturave të dy vendeve”, tregon mes të tjerave artisti Li Xiaocheng.

Peisazhet e Lindjes së largët

Sipas piktorit shqiptar Helidon Haliti, ekspozita që sjell edhe mjeshtrin kinez në Tiranë i sjell publikut shqiptar nga afër peisazhet e Lindjes së largët po rezervon edhe një risi që vjen nga tradita për tu propozuar me një freski bashkëkohore. “E veçanta e ekspozitës “Home and abroad” do të jetë se ata kanë edhe poçerinë e famshme, ku edhe Piccaso padyshim ka bërë edhe një set të mrekullueshëm dhe në një nga këto workshop-et që vendosëm të bënim ishte që unë të pikturoja në poçeri dhe kush e njeh mirë teknikën e akuarelit e kupton çdo gjë dhe kam bërë 12 po të themi simbole të miat që ata mi sjellin pasi mi pjekin edhe do ti ekspozoj në ekspozitë” tregon artisti Helidon Haliti. Studiuesi dhe muzeumologu Moikom Zeqo, tregon se në gjithë botën ekspozitat e akuarelit janë të befasishme duke përcjellë tek publiku një fuqi të madhe shprese dhe origjinaliteti. “Në gjithë botën ekspozitat e akuarelit janë të befasishme. Akuareli i ka kapërcyer kufijtë dhe sidomos të Japonisë, Kinës, vendeve që si të thuash sollën një frymëzim për impresionizmin evropian, pikturën evropiane, moderne. Ka bërë që të ketë një fuqi të madhe shprese sepse është e paimitueshme, e patjetërsueshme. Helidoni ka një krijimtari në ngjyrat e vajit, sidomos ku ka një ngritje metaforike të hiperbolizuar, shtesë të figurave, që lidhet me realitetin shqiptar”, shprehet Zeqo për punimet e piktorit. Ekspozita "Home and abroad" do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më datë 25 tetor në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar.

Nga Julia Vrapi