BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Llaqi Nako: Nëse do vazhdojnë këto politika në art, utopi ta mendosh që në skena do të kemi vepra kombëtare

Llaqi Nako: Nëse do vazhdojnë këto politika në art, utopi ta

Mjeshtri i baletit Llaqi Nako do të sjelli shfaqjen “Katedralja e Parisit”, një vepër nga Victor Hygo në arenën e Cirkut Kombëtar. Koreografi i njohur tregon se së shpejti do të nisë provat për këtë projekt dhe premiera të jetë në arenë. Në intervistën për “SOT”, koreografi Llaqi Nako tregon për punën që do të bëhet për këtë premierë, por ndalet dhe te kushtet e vështira që kanë sot artistët. Sipas mjeshtrit të njohur të baletit, shteti duhet të bëjë shumë më tepër për artin dhe kulturën, si dhe veprat kombëtare duhet të jenë në skena. Sipas tij, nëse do të vijojnë po këto politika veprat kombëtare do të mungojnë. Mjeshtri i baletit Llaqi Nako e nis punën në Teatrin e Operës dhe Baletit në fillim si valltar duke u emëruar si solist i parë, pastaj debuton në balete si “Françeska Da Rimni”, “Petja dhe Ujku”, “Bijtë e Peshkatarit”, “Halili dhe Hajria”, “Cuca e Maleve”, “Shota dhe Azem Galica”, “Lumi i Vdekur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, etj. Ka marrë pjesë në një sërë numrash koncertorë të autorëve tanë dhe të huaj. Debutimet e tij në Kinë, Greqi, Tunizi, Algjeri, Turqi, Itali, Maqedoni, etj, kanë sjellë gjithnjë një interes dhe kanë folur për arritjet e tij në këtë fushë të artit

-“Katedralja e Parisit” një vepër nga Victor Hygo, përshtatur për herë të parë për artin e bukur dhe të vështirë të cirkut pritet të jetë premierë me koreografinë tuaj. Jeni shprehur më parë, që në 2020 do të vini për publikun me këtë shfaqje. Si po vijon ky projekt për këtë vit?

 Viti 2020 do të lajë borxhet e 2019, sepse shfaqja “Katedralja e Parisit” ka qenë e planifikuar për 60 -vjetorin e Cirkut Kombëtar, vitin që lamë pas. Por për arsye të problemeve, që tashmë dihen ajo nuk u ekzekutua, dhe mbetet që të jetë këtë vit në arenën e Cirkut Kombëtar. Por puna ende nuk ka nisur me këtë projekt, sepse Inspektorati i Punës është në proces për ti riparuar, riaktivizuar gjërat, që janë në arenën e cirkut. Kanë filluar të merren masa. Tashmë në Cirkun Kombëtar është emëruar drejtori i ri Ilirjan Gjini, i cili pa gjendjen e arenës dhe u njoh me problematikat e saj. Në arenë nëse nuk funksionojnë gjërat në rregull, nuk ke asgjë. Puna për rregullimin e problemeve që ka arena e cirkut ka nisur, dhe me sa më ka treguar drejtori i ri, ai e ka në objektivat e veta. Me shumë bindje them se të shtunën e ardhshme arena e cirkut do të hapet për shfaqjet. Mendoj që të hënën mund të filloj provat për “Katedralen e Parisit”, që është dhe premiera e parë e 2020.

-Ju e njihni cirkun. Çfarë ju shqetëson sot për jetën artistike?

Unë dua ta inkurajoj dhe mbështes drejtorin e ri të Cirkut Kombëtar për atë që ka thënë, për iniciativat që ai ka marrë. Por ajo që është e vërtetë në çfarëdo lloj rrethane, cirku nuk është në ditët e tij më të mira. Trupa artistike e cirkut është lënda e parë, që prodhon produktin, shfaqjen. Unë mendoj që ka probleme, që nuk janë të vogla në cirk dhe janë shumë arsye pse ekzistojnë. Ky institucion nuk ka qenë në vëmendjen e duhur të dikasterit, pra Ministrisë së Kulturës. Vjet ishte 60-vjetori i Cirkut Kombëtar dhe në këtë kuadër do të bëhej dhe shfaqja “Katedralja e Parisit”. Por kur ke një përvjetor jubilar, si është e mundur që ky dikaster pikërisht në këtë situatë e miraton dorëheqjen e drejtorit, ku dhe personi që u caktua të menaxhonte këtë institucion nuk u pa një herë të vetme aty. Çfarë u bë për 60-vjetorin e Cirkut Kombëtar? 60-vjetori ishte një dështim. Pse u bë te Muzeu Historik Kombëtar mund të pyesin? U bë aty, sepse cirku qenka për në muze. Por nuk është kështu. Muzeu ishte institucioni më i afërt, ku cirku shtriu dorën dhe ata u përgjigjën për ta bërë këtë 60- vjetor, sepse duhej bërë. Por se si u bë, është një tjetër kapitull.

-Kushtet e punë në cirk sa janë problem sipas jush, me çfarë përballen artistët?

Unë punoj me trupën artistike, ku janë të përfshirë edhe fëmijët. Për kushtet e punës nuk është bërë gjë, por ato që kanë qenë kanë ardhur duke u degraduar në cirk. Nëse akrobati do ta kapë me duar në dimër pajisjet e punës, që janë akull të ftohta, gjëja e parë kontraktohen muskujt dhe nuk ka garanci për jetën e tij. Po dhe në verë në çadër të zihet fryma. Një akrobat, që është lart në trapez, sa më lart të jetë në çadër aq më pak ka ajër ka, dhe ka nxehtësi. Në shfaqje ke spektatorët që vijnë duke u dridhur, atëherë çfarë mund të themi për kushtet në cirk. Po është gjynah që ta lësh në këtë gjendje. Mendoj që Ministria e Kulturës duhet të kishte bërë shumë më tepër për cirkun.

-Sipas jush, sa vlerësohen sot mjeshtrat e artit?

Para dy vitesh një miku im që nuk jeton më sot, kompozitori i madh Aleksandër Lalo me një aktivitet dhe krijimtari të pasur muzikore, një ditë në mëngjes kur po pinim kafe më thotë se ndjehej i nderuar, që nuk kishte titull. I them që dhe unë jam në krahun tënd. Një vit më pas më tha Llaqi do pimë më shumë se një kafe, sepse nuk kam qejf të të ftoj. Pse e pyes, por ai m’u përgjigj: ma dhanë titullin “Mjeshtër i madh”. E përdora këtë si shembull, që të dal tek vetja ime. Tek ne nëse nuk bëhesh si një kone, që të lehësh në këmbët e zyrtarëve mbase dhe ti gërvishësh pak, këtu nuk bën dot gjë. Personalisht nuk jam nga ata që trokas. Në kuptimin figurativ ajo q ndodh pas një dere zyrtare mua më tremb. Kurrë nuk kam trokitur. Unë kam qenë solist i parë në TOB me pagë 9 mijë lekë të asaj kohe dhe dola në pension me 135 mijë lekë të vjetra, që shto nga pak u bë tek vlera 170 mijë lekë të vjetra. Kur më pyeti dikush, unë i tregoj dhe ai u çudit. Unë vetë nuk isha i çuditur, sepse jam mësuar. Ai më tha ti ke dhe arsimin e lartë. Unë shkova e u interesova dhe më arriti pensioni te vlera 215 mijë lekë të vjetra. E kam thënë dhe herë të tjera, ajo që mua sot më mundon është ideja që mbetem jashtë vëmendjes nga institucionet. Mungesa e vëmendjes nga institucionet të krijon një lloj vetmie shpirtërore. Pyes pse duhet të ndodhë kjo, pse të jetë mungesa e vëmendjes nga institucionet? Medalja ime më e madhe, që rri në gjoksin tim është emri im dhe medalja burokratike është “Mirënjohja”, që më dhanë në kuadër të 60- vjetorit të cirkut. Kur ka parasysh se çfarë titujsh janë dhënë dhe si janë dhënë, mua nuk më pengon që nuk kam marrë titull nga institucionet, madje ndjehem më mirë.

-Si e shikon Teatrin e Operës dhe Baletit. Për ju çfarë duhet bërë më tepër?

Edhe pse ata janë jashtë TOB si godinë sërish kanë dhënë dhe po japin shfaqje të ndryshme. Por ne sot duhet të jemi realistë. Në kohën tonë, ne punonim në kushte shumë të mira që janë sot, sallat ishin të ngrohta, etj. Ne bëmë shfaqje ato vite ashtu si ishte dhe vija, pra të bëjmë art kombëtar me tipare popullore. Por duke hequr ngjyrimet politike, për mua nuk ishte gabim. Ato nuk ishin gabim, sepse ishin shfaqje që ne na përfaqësonin dhe na jepnin identitetin kombëtar. Fakti që ne kemi shkuar me vepra kombëtare jashtë Shqipërie dhe jemi pëlqyer, kjo sepse ishim me vepra kombëtare. Ne nuk mund të çudisim botën me “Zhizel” apo “Liqeni i Mjellmave”, etj, sepse janë lartësi Himalajesh dhe ne jemi kodrina. Në kohën tonë bëhej një procedurë pune tjetër. Kujtoj që kur do vihej shfaqja “Para stuhisë”, ne shkonim vetë në popull në zona të ndryshme dhe merrnim bartës popullorë, në skenë. Nëse ishte personazh i Pilo Shpiragut myzeqar, hallet e asaj zone kanë një karakter tjetër nga zonat e tjera, dhe që të dilet vepra me vërtetësi jetësore duhej patjetër, që lëvizja e artistit të ishte tamam, që të thoshte myzeqari që ky është lal. Pra edhe pse artisti nuk qe i tillë ai duhej ta bënte të tillë lëvizjen, sepse e kishte marrë atë më parë nga bartësi popullor. Kjo praktikë sot ka vdekur. Nuk ekziston më. Ne kështu u edukuam atë kohë. Ndryshoi sistemi, shumë u stopuan apo ndërruan profesion. Unë vetë nuk u dorëzova. Vazhdova rrugën time, por gjeta një të mesme. Rruga që u mora më fëmijët dhe krijova grupin “Spektër”.

-Një punë e madhe dhe me vlerësime me grupin “Spektër”. Si e kujtoni krijimin e grupit?

“Spektër” është grupi i parë artistik për fëmijë, që u krijua në vitin e mbrapshtë të 1997. Ky grup me fëmijë lindi kur vdiq Pallati i Pionerëve. Grupi filloi të ketë aktivitete dhe në repertor u vënë kërcime nga më të ndryshmet dhe kemi marrë pjesë edhe në skenat e huaja. Një grup që na nderoi me aktivitete të ndryshme brenda vendit edhe jashtë. Kemi qenë në shtete si Greqi, Qipro, Itali, Kanada, Francë, Bullgari, etj. Në vitin 1997 bëhej një festival në atë që quhej kryeqyteti i vjetër i Bullgarisë. Askush nuk mund ta besonte se si shkuam deri në kufi. Ishte qershor i 1997 dhe autobusin tonë e shoqëronin ushtarakë, që na çuan deri në kufi, sepse pas çdo kthese mund të na dilte një bandë. Në atë festival unë kisha ndërtuar një performancë, që quhej “Dritat e qytetit”. Kujtoj që ka filluar dhe mbaroi, por ishte vetëm me duartrokitje. U bë një koment jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë atë kohë, dhe nisma ishte kjo shfaqje. Po ashtu kujtoj që edhe në Kanada na mirëpritën dhe vlerësuan shumë. Kur u larguam prej saj edhe shtypi shkruajti për një vend të vogël si Shqipëria, por me një art të madh. Këto po i tregoj, sepse kur erdhëm në Shqipëri nuk ishte kjo vëmendje. Ne na vlerësojnë jashtë, por në Shqipëri jo sa duhet.

-Sa problem janë buxhetet për zhvillimin e artit dhe kulturës?

Buxheti për kulturën tek ne është dhe më i vogël se sa i Kosovës. Kjo ndikon në psikologjinë tek artistit. Një shtet që ka vizion, që nuk shikon vetëm sot por dhe për nesër e në vijim, një shtet që ka imazh duhet të fillojë tek kultura. Kush janë bazat e kulturës. Është arsimi dhe arti. Për artin dua të them që duhet ndihmuar më shumë nga shteti. Arti nuk është në vëmendjen e duhur sot nga shteti. Cirku është jashtë vëmendjes sot. Kemi teatrin, sa kohë u bë që po luftohet?

-Sipas jush, a janë sa duhet vepra kombëtare në skenat tona?

Në skenat tona ndihet pafund mungesa e veprave kombëtare. Unë si artist e ndjej, që kam qenë dekada në skenë. Nuk shkruhen sot vepra baleti, etj, sepse nuk ka mbështetje, nuk ka para, nuk ka fonde për artin. Të bësh sot një vepër arti, të bësh një balet kërkon buxhet. Po nuk u ndryshuan politikat për artin, është utopi ta mendosh që të ketë vepra të karakterit kombëtar në skena. Nëse do të vazhdojnë këto lloj politikash, do të kemi vepra të huaja që ne e dimë se si vihen, por veprat e karakterit kombëtar mungojnë dhe do të mungojnë për sa kohë do të jenë këto politika, që janë sot për artin. Nuk i përjashtoj veprat klasike, moderne, etj, por veprat kombëtare duhet të jenë më shumë në skena.

-Ndër vite në skenë si solist me role nga më të ndryshmet. Jeni shprehur se roli i Hallit në baletin “Halili dhe Hajria” është ai që ka lënë gjurmë. Çfarë mund të na thoni?

 Unë e veçoj personazhin e Halilit, sepse qëlloi që pedagogu im Thimi Simirxhiu u largua për arsye shëndetësore. Figura e Halilit ishte ndërtuar dhe mbi bazë të konstruktit fizik, që ishte një hero, me turp fizikisht të madh. Kur unë kam bërë provën në dalë me atë rol isha mjaft i emocionuar, sepse po bëja dhe rolin e profesorit tim, ishte një inkurajim i madh për mua. Kalova shumë kohë me këtë rol, derisa më pas më zëvendësoi Ilir Kerni. Kam bërë dhe role të tjera, por gjurmë ka Halili.

Intervistoi: Julia Vrapi