
Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr të dhënat ditore: Ja sa persona u konfirmuan të infektuar në 24 orët e fundit

“Lojra në oborrin e pasëm” në Shkodër, një shfaqje kundër dhunës seksuale nga Ema Andrea

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Korrik 2020

Shfaqja protestë kundër dhunës seksuale “Lojra në oborrin e pasim” është shfaqur në qytetin e Shkodrës. Regjisorja Ema Andrea përmes kësaj shfaqe ka thumbuar ashpër shoqërinë shqiptare, ku pas çdo abuzimi seksual fajtor gjithmonë del viktima. Një grup artistësh të rinj nga qytete të ndryshme të vendit iu përgjigjën ftesës së Ema Andreas, ku përmes aktit teatral performuan një temë sa provokative, aq edhe thumbuese për “heshtjen” dhe mosreagimin e shoqërisë tonë ndaj ngacmimeve seksuale. Në qendër të veprës është përdhunimi i një adoleshenteje në oborrin e pasme dhe gjyqi publik që i bëhet asaj. Por, regjisorja e ka aktualizuar duke ndalur edhe tek trajtimi, që u bëhet këtyre ngjarjeve edhe në shoqërinë tonë. Aktorja Ema Andrea që udhëhoqi punën me të rinjtë e cilëson të rëndësishëm mesazhin e veprës edhe për shkak të ngjarjeve që shoqëria shqiptare ka përjetuar muajt e fundit. “Mos të rreshtim luftën kundër abuzimeve seksuale dhe mbi të gjitha, edukimin e adoleshentëve, mbi riskun që sjell një lojë e mbrapshtë”, u shpreh Ema Andrea. Vetë aktorët që erdhën në skenën e hapur me pjesën që i përngjan realitetit e pranojnë se ajo që përcjellin është e rëndësishme, sidomos për të rinjtë. “Kur kam parë lajmet në fillim për ngjarjet në Shqipëri, kam qenë shumë e nevrikosur, dhe thjesht doja të bëja diçka, doja që zëri im të dëgjohej. Ka ardhur në një moment shumë të duhur vepra, pasi është një çështje aktuale ajo që ne prekim sot”, u shpreh aktorja Artemisa Kusi.
Historia
Historia e 32 viteve më parë në Izraelin e largët, ku një 14- vjeçare u dhunua seksualisht dhe psikologjikisht nga 7 djem të moshës 17 vjeç dhe vjen në rrethanat e një vendi të vogël si Shqipëria edhe më tronditëse. Tronditja e parë që performanca “Loja në oborrin e pasmë” rrëfen zbuluar, shënohet nga fakti se shoku publik që shkakton një lajm i tillë zgjat pak. Shuhet nga një tjetër lajm i ngjashëm po aq apo më shumë tronditës, që fatkeqësisht nuk vonon të vijë. Pastaj të abuzuarat i nënshtrohen një “përdhunimi të dytë” ligjor, siç citohet në shfaqje, ku viktima papritur nuk është më viktimë, po ajo që nxiti aktin. “Ç’bënte një femër e vetme në atë orë të natës me 4 djem?” Abuzuesit e së shkuarës të shfajësuar ka gjasa të bëhen gjykatësit e së ardhmes, edhe për ngjarje të tilla. Regjisorja Ema Andra ua vesh kostumet e sigurisë dhe komfortit, që shpesh dhe vetë ligjet apo interpretimi jo i drejtë i tyre ua mundësojnë. Duket sikur format e abuzimit dhe rrugëdaljet ligjore përmes neneve “dredharake” shkojnë në raport të drejtë. (“Pranoje që të ka pëlqyer, do marrësh djemtë në qafë. Ata janë djem të mrekullueshëm. Janë e ardhmja e kombit”). Ironia e mprehtë e Andreas i flet një publiku që mbyll sy e veshë pas ngjarjeve të errëta të atyre që vihen të “ndriçojnë” fatet e një kombi. Apo të tjerëve që do të vijnë falë indiferencës, mosndëshkimit apo stimulimit të krimit. Edhe në skenë, aktoret Enisa Hysa, Arte Misa dhe Rosella Pelliçioti mbeten më të brishta, kur vjen fjala për të “rrëfyer” dramacitetin e kësaj ngjarjeje, apo për të vënë abuzuesit “me shpatulla pas murit”. Zëri i dy personazheve që do gjykojnë vjen i shuar, gati si në aktin e abuzimit, qëndrimi pak imponues. Rebelimi përmes argumenteve ligjore por edhe përmes aspektit human, siç përmendin vetë personazhet, është i zbehtë. Abuzuesit janë të frikësuar, po jo mjaftueshëm. Ata ende ngrenë zërin e kërkojnë rrugë shpëtimi, në vend të faljes e pendesës.
Më të lexuarat


Libri “Joe Biden- ëndërrimtari amerikan”, për lexuesit nga shtëpia botuese “Morava”

Margariti: Xhamia e Et’hem Beut, nga restaurimi kanë ridalë në pah vlerat

Elma Doresi: Drama shqipe edhe pas kaq vitesh mbetet tek dera në pritje

TOB: “Carmen” në 2018, shfaqja me shitjen më të madhe të biletave në 10 vite

Vepra “Udhëtim i gjatë drejt natës”, në aktivitetin online të Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së shtunës

Margariti: Falë projektit të ndriçimit, Kalaja e Argjirosë si kurrë më parë

Artistët: Ministria e Kulturës vëmendje te arti cilësor jo ai amator, të vlerësojë projektet që janë në politikat e saj

Shtëpia e piktorit Sali Shijaku, pas tërmetit të 2019 në proces restaurimi

Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” premierë e vitit 1963, së shpejti e botuar

Margariti: Muzeu “Marubi” falë vizonit të qeverisë shqiptare u shndërrua në modern
