BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Kultura

Luan Përzhita: Mijëra objekte që janë për ekspozim dergjen në magazina, duhet një muze kombëtar në nivelet e duhura

Luan Përzhita: Mijëra objekte që janë për ekspozim

Mijëra objekte në fondet arkeologjike për ekspozim janë në magazina. Kështu shprehet rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike prof. dr. Luan Përzhita, sipas të cilit Muzeu Arkeologjik i Tiranës është hapësirë e vogël, pasi janë shumë objekte arkeologjike që mund të ekspozohen. Rektor i ASA-s prof. dr. Përzhita shprehet se në punën e tij ndër qëllimet kryesore është muzeu arkeologjik kombëtar, por dhe ai etnografik. “Ne do të bëjmë të gjithë përçapjet tona, që të kemi një muze arkeologjik dhe etnografik kombëtar. Natyrisht që muzeu që kemi në këtu në Institutin e Arkeologjisë i plotëson kushtet, por është i vogël, gjë që e kemi thënë dhe më parë. Ne kemi me mijëra objekte, që presin dhe dergjen nëpër magazinat tona dhe janë të gatshme për ekspozim. Për një ambient të tillë duhet të kombinojmë dhe me qeverinë dhe me Ministrinë e Kulturës që të krijojmë hapësira për një muze sa më të mirë arkeologjik dhe etnografik”, thotë rektori Përzhita në një reagim të tij. Rektori Luan Përzhita tregon se muzeu aktual në kuadër të projektit Erasmus do të plotësohet me disa pjesë të infrastrukturës. “Teknologji, që ka të bëjë me ndriçimin ose pjesën e ruajtjes së objekteve, mënyrën e organizimit, por dhe të një lloj ekspozite të përkohshme që do të jetë dhe pjesë e financimit të këtij projekti. Por në vështrimin tim e shikoj ardhmërinë e muzeut një muze të ri kombëtar për arkeologjinë. Një muze që të jetë në nivelet e duhura të trashëgimisë kulturore të arkeologjisë që ka republika e Shqipërisë”, thotë ai.

Projekti i Durrësit

Rektori Luan Përzhita shprehet se ndërhyrjet e fundit në Muzeun Arkeologjik në Tiranë janë bërë të vogla jo të mëdha, por gjithsesi muzeu është në përmbajtjen e vet. Në lidhje me Durrësin, rektori i ASA-s prof. dr. Luan Përzhita tregon se po bëhet një projekt gjigant, i cili lidhet me menaxhimin e parkut arkeologjik të Durrësit. “Është një kompani e gërshetuar italiane -shqiptare që po bën projektin dhe janë dhënë disa zgjidhje, që për ne si ASA janë komode. Fjala është që do të krijohet një ambient i ri që ka të bëjë me fondet arkeologjike dhe gjithë pjesën që ka sot arkeologjia në muzeun e Durrësit. Objektet që janë në fond ose jashtë kemi rënë dakord që shteti do të na japë një godinë të re, që do të ketë dhe sallat e punimit, do hapet një laborator nënujor për gjithë territorin shqiptar që se kemi”, thotë ai. Sa i takon Muzeut Arkeologjik të Tiranës, ai u hap në 1 nëntor 1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Ky muze prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Materiali i ekspozuar përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve (bronzit e hekurit) kur lindi e u zhvillua etnosi ilir, periudhën e antikitetit ilir, dhe periudhën e antikitetit të vonë e mesjetën deri në pushtimin osman. Në sallën e parë dhe të dytë të muzeut janë ekspozuar objekte që i përkasin periudhës së prehistorisë, nga paleoliti deri në epokën e hekurit.